Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga periudhat afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik. (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).
Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një “dobësi” e karrakterit që dikush mund të “dalë” vetë.
Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha faza të jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të “lirë” dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion.
Depresioni është i trajtueshëm. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërkoni ndihmë.

Pse më duhet informacioni mbi depresionin?
“Zakonisht më pëlqen të jem me miqtë, takimet, kinemaja, mbase eksperienca e gjërave të reja… shkolla ishte një detyrim, por, ok, do të bëj pjesën time… prindërit dhe mësuesit do të jenë të kënaqur me mua dhe mjaft tolerantë…”

“…Tani, dua të rri vetëm…”

Nëse dikush dëshiron të qëndrojë vetëm, ndihet moralisht i rënë, dhe nuk mund të menaxhojë veprimtaritë e tij të zakonshme, këto mund të jenë shenja të depresionit.

Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor. Kjo do të thotë se depresioni është një sëmundje. Truri dhe trupi do të preken nga kjo sëmundje. Megjithatë, është e rëndësishme të keni parasysh se depresioni është i shërueshëm.

 

Çfarë është depresioni?

Depresioni është sëmundje reale

Depresioni është gjendje serioze
Depresioni nuk është stres apo thjesht të mosndjerit mirë
Depresioni nuk është thjesht një çrregullim psikologjik
Depresioni përfshin procese biologjike
Depresioni është çrregullim mendor
Depresioni është sëmundje sistemike
Depresioni është çrregullim i zakonshëm
Depresioni mund të prekë çdo njeri
Depresioni mund të përsëritet apo të jetë kronik
Mund të më prekë depresioni mua?
Po, depresioni mund të prekë të rinjtë. Në fakt, një numër i madh episodesh të depresionit që shfaqet për herë të parë prek adoleshentët, sikurse dhe çrregullimet mendore.

Çrregullimet gjatë fëmijërisë
Çrregullime të qëndrueshme të zhvillimit/autizmi
Çrregullime të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit/ADHD
Çrregullime të ankthit
Çrregullim obsesiv kompulsiv
Çrregullimet gjatë adoleshencës
Abuzim me substancat
Anoreksi nervore
Çrregullim i depresionit madhor
Çrregullim bipolar
Skizofreni
Bulimi nervore

Sa të zakonshme janë çrregullimet mendore te të rinjtë?
Në termat e frekuencës së tij, ashpërsisë dhe rrezikut për akte vetëvrasëse, depresioni është çrregullimi më i rëndësishëm mendor që mund të ndodhë në adoleshencë, edhe pse çrregullimet e ankthit janë më të shpeshta. Kushtet neuropsikiatrike janë problemet më shqetësuese të shëndetit mendor në adoleshencë.

Nëse ju mendoni për klasën tuaj, me rreth 30 nxënës, mesatarisht dy prej tyre do të kenë depresion, tre prej tyre do të kenë disa lloje çrregullime të ankthit dhe një prej tyre do të ketë ADHD. Çrregullime të tjera mendore janë të rralla.

Prevalenca e çrregullimit mendor tek të rinjtë
Depresioni (6%)
Psikozat (1%)
Çrregullimet e ankthit (10%)
ADHD (4%)
Anoreksia nervore (0,2%)
Total (15-20%)
Përkthimi në “mesatare” klasa
(ca. 30 student)

Depresioni (2)
Psikozat (rrallë)
Çrregullimet e ankthit (3)
ADHD (1)
Anoreksia nervore (rrallë)
Total (4-5)

Pse disa adoleshentë zhvillojnë depresion?
Një numër arsyesh që lidhen me të qenurit adoleshent mund t’i bëjë të rinjtë më të predispozuar për zhvilluar çrregullime depresive:

Adoleshenca është një proces tranzicioni midis fëmijërisë dhe pjekurisë;
Adoleshenca është një stad i zhvillimit njerëzor ku pjekuria e trurit dhe sfidat sociale rriten në mënyrë të përshpejtuar;
Adoleshenca është një stad i zhvillimit psikosocial ku ndërtimi i identitetit, kërkimi për autonomi, dhe përjetimi i eksperiancave të reja mund të prodhojnë rreziqe të reja dhe humbje.
Prindërit, mësuesit dhe shoqëria nuk kuptojnë shpesh që një adoleshent vuan prej depresionit.

Shumicën e kohës, ndryshimet nuk interpretohen si shenja të mundshme të çrregullimeve mendore dhe depresionit, por interpretohen si sjellje tipike të moshës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu