Me periudhën e provimeve që po afrohet është koha të mendoni se si të bëheni më të mirë në menaxhimin e kohës dhe të organizoni ditët për të qenë në gjendje t’a mbani balancin mes jetës në shtëpi, punë dhe universitet. Si fillim ju sugjerojmë të provoni të hani më shumë ushqim të shëndetshëm për tru dhe jo, nuk hyjnë këtu qipsat dhe pijet energjike! Duke marrë pak kohë për të aranzhuar prioritetet tuaja, ju ia jepni vetës shansin më të mirë për të qëndruar në binarë dhe të organizuar gjatë  periudhës së provimeve, që si rezultat ju ndihmon t’a ulni stresin dhe e bën dallimin mes suksesit apo dështimit në studime. Hidhuni një sy këtyre 7 këshillave për menaxhimin e kohës, që ju tregojnë se si mund ta bëni maksimumin gjatë studimeve dhe  poashtu të gjeni momente për t’u relaksuar dhe madje ndoshta edhe të fitoni pak para anash.

  1. Çfarë duhet të bëni?

Faza e parë e përmirësimit të menaxhimit të kohës është të listoni absolutisht gjithçka që duhet të bëni. Mund të tingëllojë si e dukshme, por duke folur nga përvoja, shumica e studentëve i lënë detyrat e rëndësishme në fund, gjë që mund të ndikojë në kualitetin e punës së tyre dhe në notën mesatare. Përfshini të gjitha afatet si dhe cilindo ndryshim në listë, dhe mbani shënime se sa kohë ju merr nga orari secili prej prioriteteve.

  1. Krijoni një orar të jetës

Pa marrë parasysh se a është një tabelë e thjeshtë, orar apo kalendar në telefonin tuaj, gjeni një vegël për organizim që funksionon për ty, dhe shtojeni aty listën tuaj me prioritete. Ekzistojnë edhe shumë aplikacione për menaxhimin e kohës që ju ndihmojnë për këtë, siç është Trello apo Wunderlist. Poashtu, mendoni për kohën kur jeni më vigjilent, në mënyrë që t’i planifikoni periudhat e të mësuarit rreth asaj kohe. Gjeni kohë për t’u shoqëruar, por poashtu sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm. Shumicës së njerëzve i nevoiten mes 7 deri në 8 orë gjumë për çdo natë, për të qenë të fokusuar dhe vigjilentë gjatë periudhave të mësimit.

  1. Bëhuni fleksibilë por edhe realistë

Në mënyrë tipike, leni rreth 8-10 orë në ditë për të punuar, mësuar, shoqëruar dhe gjëra të tjera praktike që duhet t’i bëni. Si student me orar të plotë, pritet që t’ia dedikoni 35 orë në javë studimeve universitare, përfshirë edhe kohën që e kaloni në seminare dhe ligjërata. Nëse shpenzoni vetëm 15 orë në javë duke ndjekur ligjëratat, duhet të shpenzoni edhe 20 orë shtesë për të mësuar në mënyrë të pavarur. Poashtu është e rëndësishme të mbani mend se gjërat shpesh marrin më shumë kohë sesa është paraparë. Prandaj lejojini vetës pak kohë shtesë për detyrat që marrin më shumë kohë sesa është planifikuar.

  1. Ndani kohë për të planifikuar në mënyrë që të shmangni përsëritjet

Jepni vetes kohë për të hulumtuar, planfikuar dhe menduar për punën tuaj sepse kjo gjë është qenësore për menaxhimin e mirë të kohës. Ia lejoni vetës kohë për t’i procesuar informatat e reja dhe planifikoni se si do t’i përdorni, pasi që kjo ju ndihmon të shmangni ri-leximet apo të përsërisni cilindo hulumtim. Një mënyrë e planifikimit efektiv para hulumtimit është të krijoni një listë ku shkruani gjithçka që dëshironi të mësoni, dhe në këtë mënyrë mund të mbani shënime për secilën pyetje që e keni.

  1. Shmangni zvarritjet e kohës dhe hutimet

Një mënyrë për shmangjen e zvarritjes së gjërave është të mendoni për vendet e ndryshme ku keni qenë kur keni mësuar-në cilat vende keni qenë më i fokusuar gjatë mësimit? Ku keni qenë më i hutuar? A ka diçka që mund ta bësh për ta bërë procesin e të mësuarit më të këndshëm? Mbani mend, çka funksionon për dikë tjetër mund të mos funksionojë për ty. Për disa, studimi së bashku me shoqëri mund t’ua limitojë produktivitetin. Por për të tjerët, mësimi në grupe mund të ndihmojë në rritjen e motivimit dhe shmangien e shtyerjes së gjërave për më vonë. Punën në grupe mund edhe ta organizoni përmes aplikacioneve të ndryshme siç është Slack.

  1. Bëni ushtrime në mes të sesioneve të mësimit për t’i qartësuar mendimet

Ushtrimet kanë efekt të njejtë si gjumi. Ju ndihmojnë t’a fokusoni mendjen duke ju ndihmuar t’i qartësoni mendimet dhe rrisni fuqinë e trurit. Nëse nuk keni bërë ushtrime më herët, synoni të fusni një vrapim 10 minutësh aty këtu, duke rritur ngadalë kohëzgjatjen e ushtrimeve me kalimin e kohës.

  1. A ka qenë organizimi dhe planifikimi juaj efektiv?

Vazhdimisht rishikoni dhe rivlerësoni orarin tuaj sepse kjo ju ndihmon të mësoni se a keni nevojë për shumë ndryshime për t’ju ndihmuar të plotësoni cilëndo detyrë universitare dhe të keni kohë të mjaftueshme për t’u relaksuar dhe të kaloni kohë me miqtë dhe familjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu