Portreti i tipit ENFP të njerëzve, sipas indikatorit të MBTI-së, i bazuar në teorinë e Karl Jungut dhe i avancuar nga Myers dhe Briggs. Besueshmëria e indikatorit vlerësohet të ketë arritur deri në 85%.

 

ENFP – Vizionar

ENFP-të bëjnë pjesë në grupin e idealistëve dhe përbëjnë 6-8% të popullsisë. Ata janë të shoqërueshëm, të zgjuar dhe përplot ide. Në rend të parë janë entuziastë, që kanë mundësi të mahnitin fuqishëm veten dhe të tjerët dhe me optimizmin e tyre ngjitës kujdesen kudo për humor të mirë. Duke u nisur nga kjo, ata kanë një dhunti të veçantë për të dalë nga çdo situatë, por edhe për t’u futur në të.

ENFP-të janë shumë të gjithanshëm dhe të mirë gati në çdo gjë që zgjon interesin e tyre. Prandaj, nuk është e pazakontë që ata të kalojnë nëpër karriera të ndryshme në jetën e tyre. ENFP-të nganjëherë duhet ta detyrojnë veten të qëndrojnë në një çështje, sepse thjeshtë ata lënë çdo gjë shtrirë posa të mahniten me diçka të re. Meqë bota për ENFP-të është përplot me mundësi të reja e interesante, hollësitë e jetës së përditshme u duken të parëndësishme dhe jointeresante. Ata nuk e qajnë kokën për punët rutinore të përditshme, zbatimi i rregullt i punëve shtëpiake u shkakton atyre mund. Kjo mund t’u shkaktojë probleme me anëtarët e tjerë të familjes ose me partnerin.

Shumica e ENFP-ve mund të shkojnë në mënyrë të shkëlqyer me njerëz. Ata janë të përzemërt dhe interesohen sinqerisht për njerëzit me të cilët jetojnë. Shoqërisë dhe marrëdhënieve ua kushtojnë rëndësinë më të madhe. ENFP-të e kanë të lehtë t’i kuptojnë të tjerët në mënyrë intuitive dhe të shpejtë, të sillen me ta në mënyrë fleksibile dhe t’u përshtaten atyre. Në thelb, ENFP-të janë të prirë për të pasur dëshirë të jenë të dëshiruar nga të tjerët. Prandaj, nganjëherë ENFP-të e rinj përpiqen furishëm për të fituar pranimin e të tjerëve.

ENFP-të kanë një sistem të rreptë vlerash që i udhëheq në jetë. Çdo gjë që bëjnë duhet të jetë në përputhje me ato vlera. ENFP-të janë të etur për vërtetësi personale dhe gjithmonë duhet të ndihen se e jetojnë jetën e tyre si vetë autentike dhe të jenë në përputhje me atë që e konsiderojnë të mirë dhe të drejtë. Edhe përkundër ekstrovertësisë (të qenit i hapur) së tyre, ata vazhdimisht kanë nevojë të qëndrojnë vetë, për të shikuar sjelljet e tyre dhe që të kthehen në gjendjen e duhur. Ata shohin kuptim në çdo gjë dhe punojnë vazhdimisht për të vënë jetën dhe botëkuptimet e tyre në vijë të duhur, për të gjetur lumturinë e brendshme. Ata janë shumë meditues dhe nganjëherë frikësohen nga pak se mos po e humbin lidhjen me veten e tyre.

ENPF-të mund të sillen në mënyrë manipuluese dhe në këtë janë zakonisht shumë të suksesshëm, sepse sjellja e tyre e hapur dhe simpatike ua bën të lehtë atyre të marrin nga njerëzit atë që e dëshirojnë. Mirëpo, shumica e ENFP-ve nuk e bëjnë një gjë të tillë sepse bie në kundërshtim me vlerat e tyre morale. Emocionet dhe nevrikosja marrin një vend të rëndësishëm në jetën e një ENFP-je, prandaj ai qëndron, më me qejf, në mes të ngjarjes dhe nëse i bëhet e mërzitshme, ndodh që ENFP-ja vetvetiu të krijojë ndonjë dramë.

Ana e tyre intuitive ua lejon ENFP-ve ta vështrojnë thellësisht realitetin, kështu që nëse u duhet të nxjerrin përfundime nga perceptimet e tyre e marrin këtë gjë me seriozitet. Të tjerëve, ENFP-ja u duket nganjëherë si njeri që vepron pa synim dhe pa plan. ENFP-të që nuk e kanë mësuar se sa e rëndësishme është të jenë konstantë, do të kenë probleme në marrëdhënie me njerëz. Meqenëse ata vazhdimisht e kanë në mendje se çfarë mund të ndodhë dhe çfarë mund të ndodhte, mund të ndihen të mërzitur me atë që është në të vërtetë. Për këtë arsye, partneri ideal nuk do të duhej të bezdisej nga dëshira e tyre për ndryshime dhe gjëra të reja.

Meqë ata vazhdimisht janë të vëmendshëm dhe e vështrojnë mjedisin e tyre, shpeshherë bien në telashe. Ata karakterizohen nga një thirrje e fortë për të qenë të pavarur dhe kundërshtojnë në parim kontrollimin dhe etiketimin e të tjerëve.

Ata duhet të ndihen vazhdimisht se vendosin vetë për jetën dhe veprimet e tyre. Nuk e kanë zakon të japin urdhra e direktiva. Përbuzjen që e kanë ndaj të qenit i varur dhe i shtypur nuk e zbatojnë vetëm me veten e tyre por edhe me të tjerët.

ENFP-të e kanë shumë të vështirë të ballafaqohen me strukturat e ngurta. Për këtë arsye ata punojnë më së miri kur janë të lirë dhe kur mund të punojnë me njerëz dhe ide. Puna e pavarur dhe ndërmarrja e punëve është karakteristikë e ENFP-ve, pasi që ata mund të jenë shumë produktivë edhe pa shtytje nga jashtë për aq kohë sa ndihen të entuziazmuar me punën e tyre. ENFP-të, në përgjithësi, janë prindër të mirë. Nganjëherë, sjellja e tyre duket kundërthënëse, sepse në një moment duan ENFP-të të jenë miqtë më të mirë dhe në momentin tjetër marrin sërish rolin e personit autoritativ. Megjithatë, për sa i përket kumtimit të vlerave të tyre, ata janë plotësisht të qëndrueshëm dhe këtë ua mësojnë edhe fëmijëve të tyre, përpos gëzimit bazë që ua japin në jetë.

ENFP-të janë njerëz të lumtur dhe në përgjithësi optimistë. Ata janë simpatikë, imagjinativë, të ndjeshëm, njerëz të orientuar, individë me një fushë të gjerë të aftësive. Ata gjithmonë e shohin të mirën në njerëz dhe gjejnë një bilanc në mes të vërtetësisë që e kërkojnë dhe dëshirës për të qenë i dëshiruar. Ata janë në gjendje të bëjnë më të mirën për njerëz dhe për këtë vlerësohen shumë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu