Në botë ekziston vetëm një gjë që ti mund ta përmirësosh: vetveten. Ndryshimin e vetes bëje vetë dhe ajo mund të bëhet vetëm nga brenda, e mos u përpiq ta bësh nga jashtë. Vlera personale përfshin përparimin e vetes. Kjo konsiderohet forca më e madhe inkurajuese, ndikuese dhe efektive për të nxitur njeriun në arritjen e një cilësie më të lartë gjatë përmbushjes së detyrimeve.

 

  • Njihe realisht veten tënde. Përfito prej vetive të tua dalluese dhe tejkaloi pikat e tua të dobëta që të pengojnë në realizimin e arritjeve personale. Përcakto botëkuptimet dhe idetë e gabuara për veten dhe flaki menjëherë ato.

 

  • Mëso si ta duash veten, sepse ti je unik në llojin tënd. Mos bëj krahasime negative ndërmjet vetes dhe të tjerëve. Atë që nuk mund ta ndryshosh në veten tënde, pranoje. Ji në paqe me vetveten, ndalo së qeni armiku më i përbetuar i vetes.

 

  • Kur dëshiron të ndërmarrësh diçka dhe kur dëshiron të bashkëveprosh me sfidat e jetës, ki besim në potencialet e tua. Mësohu t’i flasësh vetes pozitivisht. Imagjinoje suksesin në profesion dhe të gjitha aspektet e tjera jetësore. Ruaje shoqërinë me miqtë pozitivë dhe inkurajues, ngadhënje ndaj gjërave prej të cilave ke frikë të ballafaqohesh me to. Dije se nuk do të kuptosh kurrë për një send, se a mund ta realizosh apo jo, nëse nuk tenton.

 

  • Bëhu përgjegjës në jetë, pranoji të gjitha përgjegjësitë profesionale dhe vetjake. Vendos që të ndryshosh për të mirë. Ji gjithmonë nismëtar, fillo dhe shndërroji idetë e tua në realitet. Mos e fajëso fatin, kohën dhe të tjerët, për shkak të pozitës në të cilën gjendesh.

 

 

  • Përcakto objektivat e tua me të rëndësishme personale. Paskëtaj vendos për procedurën e realizimit, duke përcaktuar saktësisht kohën e arritjes së tyre.

 

  • Ruaje zellin, ngulmin dhe vetëkontrollin. Përqendrohu në realizimin e objektivave esenciale. Punët e vështira ndaji në disa pjesë më të vogla, që ta kesh më të lehtë realizimin e tyre. Sakrifiko dhe shtyji kënaqësitë e tanishme, me qëllim që të arrish përfitime të mëdha në të ardhmen. Ngulmo deri sa të arrish suksesin, rëniet dhe dështimet shihi si përvoja dhe mundësi për të mësuar.

 

  • Ndërmerr masat e duhura për t’i shndërruar objektivat e tua në realitet. Përcille me kujdes ecurinë e përparimit në drejtim të arritjes drejt objektivave, duke bërë përmirësimet dhe ndërhyrjet e duhura gjatë këtij rrugëtimi.

 

  • Përparo në artin e sjelljes me të tjerët. Ushtro se si ta shprehësh qartë mendimin tënd nëpër tubime. Mësohu se si t’i dëgjosh të tjerët me vëmendje, duke u përqendruar se çfarë thonë, e jo se në ç’mënyrë e thonë. Ki kujdes që gjuha e trupit tënd të mos jetë në kundërshtim me porositë që jep përmes fjalëve. Sigurohu se e ke kuptuar thelbin e bisedës duke bërë pyetje.

 

  • Kohën mundohu ta administrosh sa më mirë. Objektivat e tua renditi në bazë të prioriteteve dhe rëndësisë. Zbulo se cilat janë elementet kryesore që ndikojnë në humbjen e kohës tënde dhe largoju prej tyre. Bëhu i përpiktë, bëje regjistrin ditorë të detyrimeve, që duhen kryer gjatë 24 orëve. Pyete veten vazhdimisht: “Si mund ta shfrytëzoj kohën sa më mirë?”

 

  • Që në fillim le përshtypje të mirë. Vish rroba të mira dhe ke pamje elegante. Rrobat veshi të atilla që të përshtaten me ambientin e punës, pozitën dhe lëmin ku punon. Ji i përpiktë në takime. Fjalët tua hyrëse le të jenë me ndikim, fol me zë që dëgjohet, fol gjuhë të pastër, duke përdorur shprehje të bukura.

 

  • Njihe profesionin tënd në mënyrë të imtësishme dhe të plotë. Kënaqu dhe mburru me punën që bën. Përfito në maksimum nga ambienti yt i punës. Sillu mirë me të gjithë kolegët në punë.

 

  • Merr vendime të qëlluara në kohën e duhur duke u bazuar në fakte të vërtetuara.

 

  • Realizo punë me rezultat dhe cilësi të lartë gjatë një kohe të caktuar. Parashikoji problemet dhe të ndërmarrësh hapat konkretë në parandalimin e tyre. Përgatit një regjistër që shqyrton thelbin e vlerës tënde personale e që ndikon në shtimin e kualitetit tënd në mënyrë drastike.
  • Sillu me njerëzit me edukatë dhe respekt. Bëji ata që të ndihen të rëndësishëm. Dhuroju vlerësim të saktë dhe të besueshëm. Falënderoji haptas dhe jepu kritika konstruktive fshehtas. Largoju polemikave të panevojshme dhe komenteve ironike.

 

  • Gjërat në të cilat i fton njerëzit e tjerë për t’i kryer, së pari bëji vetë. Ruaje besueshmërinë tënde vazhdimisht. Përmbushi të gjitha premtimet dhe detyrimet e tua.

 

  • Kërkoji anët më pozitive tek njerëzit dhe fol vetëm mirë për ta. Secilin konsideroje si rast unik. Bëhu i ngrohtë dhe buzëqeshu të tjerëve.

 

  • Vendos raporte fitim-fitim (Ti të fitosh po edhe të tjerët të fitojnë). Kërko përfitime reciproke në të gjitha bashkëveprimet e tua me njerëzit. Ndihmoju të tjerëve të përparojnë dhe të përmirësohen.

 

  • Shfaqi përshtypjet e tua emocionale. Bashkëvepro me të tjerët duke ndjerë çfarë ata ndjejnë. Ruaje gjakftohtësitë, le të jenë emocionet e tua gjithmonë në dobinë tënde.

 

 

  • Ndiq mënyrën e shëndetshme e të jetuarit. Mbaje formën e trupit duke u marrë së paku 20 deri në 30 minuta në ditë me sport. Programi i ushqimit le të jetë i ekuilibruar. Fli dhe pusho varësisht sa ka trupi yt nevojë.

 

  • Nxito vazhdimisht ta avancosh veten, ripërtërije veten në aspektin mendor, shpirtëror dhe shoqëror. Ji i hapur ndaj kritikës konstruktive dhe çdo gjëje të re. Dija dhe mundësia nuk nënkuptojnë asgjë, nëse nuk përfitohet prej tyre në mënyrën e duhur. Shtoji angazhimet e tua, me qëllim që të gdhendësh tipare pozitive në personalitetin tënd, të ndërtosh raporte njerëzore të mira dhe të përmirësosh kryerjen e punëve profesionale. Dije se ti je inkurajuesi më i mirë i vetes. Ti ke lirinë e zgjedhjes. Mund të mbetesh një person pa synime duke u bërë i kënaqur me gjendjen tënde të mjerueshme, ose të marrësh një vendim të prerë që të bëhesh njeri që i realizon detyrimet e tij në mënyrë të veçantë, duke e avancuar thelbin e vlerës tënde personale. Jeta është xhevahir i çmuar ndaj mos e humb. Jeto jetën me vlerë të lartë të kualitetit personal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu