Ka shumë frika të cilat duhet t’i kalojmë që të fillojmë dhe të rrisim një veprim të suksesshëm që na bën të fitojmë para dhe të kemi liri të vërtetë. Ne përballemi me bindje të vetë-kufizimit brenda nesh, zërat negativë të tjerëve dhe shumë çështje tjera. Të gjithë ne kemi një zgjidhje. Këto frika dhe vështirësi mund të na pengojnë, ose të bëhen mësime jetësore të cilat na ndihmojnë të bëhemi ndërmarrës më të fuqishëm. Shumë njerëz lejojnë presionin që t’i ndalojë ata nga ndjekja e qëllimeve të biznesit.

Ka gjithashtu një frikë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Ajo frikë është se çfarë ndodh kur të arrini qëllimet më të mëdha jetësore, të realizoni ëndrrat, ose të përjetoni nivel më të lartë të suksesit. Ne punojmë shumë që të shkojmë aty ku duam dhe nuk mendojmë se si do të jetë pas këtyre. Frika ndaj suksesit është e vërtetë dhe mund të na lëndojë shumë. Kjo frikë na saboton neve sepse ne frikësohemi që të shkojmë në nivelin tonë të ardhshëm, dhe kjo e gjitha ndodh larg vetëdijes tonë. Ka disa gjëra që duhet t’i kuptoni për frikën ndaj suksesit dhe mënyra se si të tejkaloni këtë frikë.

Ti je imjaftueshëm

Nuk e di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën tuaj. Nuk e di se me çfarë po përballeni në jetën tuaj për momentin. Nuk e di se nëpër çfarë do të kaloni. Ajo që e di është se ju jeni të mjaftueshëm. Ju jeni të veçantë, unikë dhe e meritoni të jeni të lumtur. E kaluara juaj nuk ka pse të ju definojë. Vetëm pse gjërat nuk kanë shkuar siç i keni planifikuar nuk do të thotë se nuk do të keni një të ardhme të mrekullueshme. Nuk ju njoh por e di se jeni të mjaftueshëm. Është e rëndësishme për kohën dhe suksesin tuaj që t’a kuptoni këtë. Ju madje as nuk mund të filloni nëse nuk besoni në veten tuaj dhe në atë se çfarë është e mundur. Nëse lexoni postime blogu, dëgjoni radion ose shikoni video, rëndësia e marrjes së veprimeve është ngulitur në kokën tuaj por ju nuk do të veproni sepse nuk besoni që mund ta bëni këtë. Nuk mund të besoni në qëllim nëse nuk besoni në vete. Ju jeni të mjaftueshëm dhe jeni në gjendje të krijoni magji. Kjo nuk është vetëm për zhvillimin personal. Ky është një besim thelbësor të cilin duhet ta vendosni nëse doni të krijoni një biznes të suksesshëm.

Ti e meriton suksesin dhe lumturinë

Ju jeni të mjaftueshëm dhe duhet të kuptoni se meritoni suksesin dhe lumturinë. Jeta nuk është e gjitha biznes. Liria është qëllimi i fillimit dhe rritjes së biznesit. Kjo liri ju jep më shumë kohë që të jeni nën kontroll të atyre që ndodhin në jetën tuaj. Biznesi prodhon të ardhura për të ju dhënë juve liri nga stresi financiar. E gjitha kjo dërgon në sukses dhe lumturi. Asnjëherë mos u ndieni se jeni një lloj personi që nuk mundet ose nuk e meriton të jetë i lumtur, ju mundeni dhe duhet të mendoni kështu.

Mos i lejo besimet vetë-kufizuese të ndikojnë në jetën tënde

Disa njerëz thjesht nuk kuptojnë dhe nuk do t’a kuptojnë asnjëherë. Mund të jetë diçka që ju ka ndodhur në jetën e tyre dhe ata janë të vendosur t’i bëjnë edhe të tjerët të ndihen keq. Ata mund të qeshin me qëllimet tuaja dhe të ju japin 100 arsye se pse nuk mund të arrini atë që doni, por shikoni vendin nga i cili po vjen këshilla e tyre. Duhet të mësoni që të mos ju interesojë se çfarë mendojnë njerëzit tjerë nëse dëshironi të rrisni biznesin tuaj dhe të bëheni ndërmarrës të suksesshëm. Nuk mund të lejoni që besimet e vetë-kufizimit të të tjerëve të hyjnë në mendjen tuaj dhe të ndikojnë në vendimet tuaja. Ky është rrugëtimi juaj dhe duhet të bëni më të mirën tuaj.

Shijoj frutat e punës tënde

Nevojitet shumë për të qenë ndërmarrës. Ju punoni shumë për të bërë atë që njerëzit nuk e kuptojnë. Ju keni një vizion dhe ju veproni. Sapo të kaloni besimet vetë-kufizuese dhe frikën e suksesit, shijoni frutat e punës tuaj. Ju e keni dëgjuar shprehjen, ‘’E gjitha punë dhe jo lojë’’.. Është e vërtetë. Ju nuk jeni robot dhe ka më shumë nga jeta se sa vetëm biznesi. Punoni më shumë por luani edhe më shumë. Udhëtoni rreth botës, kaloni më shumë kohë me shokët dhe familjen. Dijeni se jeni të mjaftueshëm dhe meritoni kënaqësi në jetën tuaj. Pranoni se keni punuar shumë për të arritur këtu. Shijojeni atë në vend se të frikësoheni se do të largohet. Frika ndaj suksesit është e natyrshme sepse nuk jeni mësuar me këtë nivel në jetën tuaj. Ka një frikë që do të humbisni gjithçka. Frika ndaj suksesit mund të dëmtojë përpjekjet tuaja para se të arrini suksesin. Mos e lejoni këtë!

Pranoni frikën dhe përballuni me të. Punoni shumë dhe festoni ato që keni përmbushur. Ju e meritoni të jeni të suksesshëm në jetë dhe biznes, besojeni këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu