Ka vite dhe është pranuar gjerësisht se njerëzit nuk kanë të njëjtin nivel zgjuarsie.Kjo do të thotë se njerëzit, kanë aftësi njohëse dhe intelektuale të ndryshme dhe i përdorin ato jo njësoj në zgjidhjen e problemeve që kanë. Matja e kësaj aftësie, është pranuar të shprehet me numër dhe për të, përdoret termi –  IQ. Kështu, niveli mesatar i inteligjencës, është pranuar ai që i  korrespondon numërit 100. Testet e ndryshme, japin informacion se, një pjesë e  njerëzve e kanë   koefiçentin më të vogël se 100 dhe se një pjesë shumë e vogël e tyre e kanë atë mbi 100. Për  një kohë mjaft të gjatë, u mendua se niveli IQ, ishte përcaktues në vetë nivelin e suksesit të gjithkujt në punë e në jetë. Por duket se një arsyetim i tillë nuk i qëndronte realitetit. Kur termi “ inteligjenca emocionale” fillimisht u shfaq gjërësisht në vitin 1995, ajo shërbeu si spjegimi i munguar, në një konstatim të veçantë: njerëzit me IQ (koefiçient inteligjence) mesatare tejkalojnë në rezultate, ata  me IQ më të lartë, gjatë  70% të kohës. Kjo anomali I vuri në dyshim masivisht, të gjithë ata njerëz, që kishin supozuar gjithmonë se burimi i vetëm i suksesit ishte – IQ. Dekadat e studimeve, tani vërtetuan se është  inteligjenca emocionale, faktori kritik, që përcakton suksesin në jetë e në punë, pavarësisht nga pjesa tjetër e paketës së zgjuarsisë për secilin prej nesh.  Inteligjenca emocionale, apo simbolikisht –  EQ, është “diçka” në secilin prej nesh, që është, jo materjale apo e prekshme. Ndikon në mënyrën se si e menaxhojmë sjelljen, pershtatemi në  kompleksitetin social dhe marrim vendime personale që na çojnë në rezultate pozitive. Inteligjenca emocionale, përbëhet nga katër aftësi thelbësore, që përputhen në dy kompetenca    bazë: kompetencën personale dhe kompetencën sociale. Ajo që konsiderohet kompetenca personale, përbëhet nga aftësitë tona të vetëndërgjegjësimit dhe vetë-menaxhimit, të cilat përqendrohen më shumë tek ne , veç e veç, se në ndërveprimet tona me njerëzit e tjerë. Kompetenca personale, është aftësia jonë për të qëndruar i vetëdijshëm për emocionet tona dhe për të menaxhuar sjelljet dhe prirjet tona.  Kurse me vetëndërgjegjësim, ne duhet të kuptojmë aftësinë tone për të perceptuar me saktësi emocionet tona dhe për të qëndruar i ndërgjegjshëm për to, ashtu si ndodhin. Vetë-menaxhimi, është aftësia jonë për të përdorur ndërgjegjësimin e emocioneve tona për të qëndruar elastik dhe  të drejtojmë pozitivisht  sjelljen tone. Kompetenca sociale përbëhet nga aftësitë tona të ndërgjegjësimit dhe të marrëdhënieve shoqërore; aftësia sociale është aftësia jonë për të kuptuar disponimin, sjelljen dhe motivet e njerëzve të tjerë në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e marrëdhënieve tona.            Ndërgjegjësimi Social, është aftësia jonë për të marrë me saktësi emocionet tek njerëzit e tjerë dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtet. Njerzit dallojnë shumë edhe nga ajo që quhet menaxhimi i marrëdhënieve. Kjo aftësi, ajo që tregon se sa dhe si e përdorni ndërgjegjësimin e emocioneve tuaja dhe ato të  të tjerëve, për të menaxhuar me sukses ndërveprimet.

Inteligjenca emocionale, IQ dhe personaliteti, janë gjëra të ndryshme

Inteligjenca emocionale prek një element thelbësor të sjelljes njerëzore që është i ndryshëm nga intelekti juaj, apo ajo që ndryshe, quhet zgjuarsia juaj. Nuk ka asnjë lidhje të njohur midis IQ dhe inteligjencës emocionale; ju thjesht nuk mund të parashikoni inteligjencën emocionale bazuar në atë se sa i zgjuar është dikush. Inteligjenca është aftësia juaj për të mësuar, dhe shkenca ka provuar se ajo është e njëjtë në moshën 15 vjeç sa është në moshën 50 vjeç. Inteligjenca emocionale, nga ana tjetër, është një grup fleksibël aftësish që mund të fitohen dhe përmirësohen me praktikën. Edhe pse disa njerëz janë natyrisht më inteligjentë emocionalisht se të tjerët, secili prej nesh, mund të zhvillojë inteligjencë të lartë emocionale edhe nëse nuk jemi të lindur me të.Personaliteti është pjesa e fundit e enigmës. Ai është, stili i qëndrueshëm, që përcakton secilin prej nesh.  Megjithatë, si IQ, personaliteti, nuk mund të përdoret për të parashikuar inteligjencën emocionale. Gjithashtu si IQ, personaliteti është i qëndrueshëm gjatë gjithë jetës dhe nuk ndryshon. IQ, inteligjenca emocionale dhe personaliteti mbulojnë një terren unik dhe ndihmojnë për të shpjeguar se çfarë e bën një person të suksesshëm.

 Inteligjenca emocionale lidhet me performancën

Sa ndikim ka inteligjenca emocionale në suksesin tonë profesional? Përgjigja e shkurtër është: shumë! Është një mjet i fuqishëm për të përqëndruar energjinë tona në një drejtim, me një rezultat të lartë. Testimet, kanë treguar se 58% të suksesit në çdo lloj  pune, njerzit e arrijnë  bazuar në nivelin e inteligjencës emocionale. Ajo  është themeli për një mori aftësish të rëndësishme  dhe ndikon  shumë në gjithçka që ju thoni dhe bëni çdo ditë. Është vërtetuar se 90% e njerëzve me rezultate, performacë të lartë, janë gjithashtu me nivel të lartë të inteligjencës emocionale. Në anën tjetë,  vetëm 20% e atyre që kanë rezultate të ulta, janë me nivel të lartë të inteligjencës emocionale. Ndokush, mund të ketë performance të lartë pa patur shkallë të lartë të inteligjencës emocionale,  por shanset janë të pakta Dhe së fundi, njerëzit me një shkallë të lartë të inteligjencës emocionale, është vërtetuar se janë shumë më të aftë në shtimin e të ardhurave të tyre financiare. Studimet e fundit në  tregun e punës në Sh.B.A, kanë treguar se kjo kategori njerëzish kanë marrë, mesatarisht 29,000 dollarë më shumë në vit, sesa njerëzit me shkallë të ulët të inteligjencës emocionale. Lidhja midis inteligjencës emocionale dhe të ardhurave, është kaq e drejtpërdrejtë, saqë çdo rritje në inteligjencën emocionale shton 1,300 dollarë për një pagë vjetore. Këto gjetje janë të vërteta për njerëzit në të gjitha industritë, në të gjitha nivelet, në çdo rajon të botës.

Inteligjenca emocionale  nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, ajo mund të zhvillohet.

Është provuar se,  komunikimi  midis “trurit” emocional dhe racional, është burimi fizik i inteligjencës emocionale. Inteligjenca emocionale kërkon komunikim efektiv midis qendrave racionale dhe emocionale të trurit. Dhe kjo është plotësisht e mundur.”Plastizmi”, është termi që neurologët përdorin për të përshkruar aftësinë e trurit për të ndryshuar. Truri ynë rrit lidhjet e reja kur ne mësojmë aftësi të reja. Ndryshimi është gradual, pasi qelizat e trurit krijojnë lidhje të reja, për të shpejtuar efikasitetin e aftësive të reja të fituara. Përdorimi i strategjive për të rritur inteligjencën tone emocionale u lejon miliarda neuroneve mikroskopike që të krijojn  rrugën ndërmjet qendrave racionale dhe emocionale të trurit tone përmes degëzimit në “rrugica” më të vogla (si degëzimet e një peme) për të arritur tek qelizat e tjera. Një qelizë e vetme mund të rritë 15,000 lidhje me fqinjët e saj. Ky reagim zinxhir i rritjes e bën më të lehtë të punën për më vonë. Pasi ta stërvitim trurin tone, duke përdorur në mënyrë të përsëritur strategjitë e reja të inteligjencës emocionale, sjelljet emocionale inteligjente bëhen shprehi. Vetë EQ, bëhet përherë e më dinamike duke rritur  dukshëm mundësitë tona për sukses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu