Energjia është elementi kryesor për produktivitet. Edhe po pate gjithë kohën e botës, nuk do të të shërbejë nëse ndihesh i lodhur gjatë shumicës së kësaj kohe. Zakonet apo shprehitë e tua kontrollojnë nivelet tua të energjisë. Nëse ke zakone të mira, do ndihesh gjithë energji dhe do kesh më shumë fuqi për të mos u lodhur, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Ja 5 zakone me të cilat mund të punosh këtë vit për të rritur nivelet e energjisë.

Zakoni #1: Fli herët

Gjumi është themeli i energjisë. Nëse nuk merr mjaftueshëm gjumë, do fillosh të mos performosh si duhet. Edhe pse disa njerëz thonë se mund të funksionojnë shumë mirë me 5-6 orë gjumë, studime të ndryshme shkencore thonë të kundërtën. 7 deri në 8 orë gjumë janë të domosdoshme nëse duam të mbajmë trurin në formë. Provoje këtë: Fli në orën 10 çdo natë, përfshirë fundjavave, për 30 ditët e ardhshme.

Zakoni #2: Stërvitu çdo ditë

Stërvitja fizike është një investim afatgjatë për nivelet e tua të energjisë. Është shumë e lehtë që ta lëmë anash, por pas një kohe do e kesh të vështirë të mendosh kthjellët dhe të jesh vigjilent gjatë gjithë ditës. Nëse nuk po gjen dot kohë për ushtrime fizike, s’ke pse të shkosh në palestër patjetër. Zgjidh disa nga ushtrimet kardio që mund t’i bësh në shtëpi dhe harxho disa minuta për t’i bërë. Mjafton të rrisësh rrahjet e zemrës dhe lëvizjen e gjakut. Provoje këtë: Bëj një ushtrim kardio për 10 minuta nga shtëpia.

Zakoni #3: Fli për 20 minuta gjatë ditës

Fjetja gjatë ditës mund të tingëllojë si diçka dembele, por studime të ndryshme tregojnë se ka përfitime të ndryshme kognitive. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për ty nëse mëson shumë, pasi gjumi mund të të ndihmojë me kujtesën. Një sy gjumë mund të të ndihmojë t’i rikthehesh punës gjatë pasdites, atëherë kur zakonisht do ishe shumë i lodhur. Edhe nëse punon në një zyrë që nuk e lejon dremitjen, përdor një pjesë nga koha e pushimit për të pushuar. Provoje këtë: Përfshi një dremitje 20 minutëshe pasi ha drekë për të rikuperuar energjinë për pasditen.

Zakoni #4: Bëj punën më të vështirë në mëngjes

Bëje qëllim që punën tënde më të rëndësishme ta bësh gjatë katër orëve të para të ditës, duke filluar sa më shpejt të jetë e mundur. Përfitimet ndaj energjisë në këtë rast janë psikologjike. Kur bën një punë të rëndësishme, je në një humor të mirë dhe ndihesh produktiv. Ndërsa nëse harxhon kohë në takime, thirrje, email-e, apo nuk nxjerr dot një punë të vlefshme, ndihesh i frustruar gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës. Provoje këtë: Bëji 4 orët e para të ditës një zonë të qetë, ku mund të fokusohesh tek puna jote.

Zakoni #5: Bëj miq më të mirë

Ndoshta nuk i zgjedh dot prindërit, kolegët e punës, apo shefin tënd. Por ke kontroll mbi miqtë që ke në jetë. Me disa miq, pasi mbaron bisedën ndihesh i emocionuar dhe gjithë energji. Ndërsa me disa të tjerë, ndihesh akoma më keq se sa u ndjeve para se t’i takosh. Nuk do të thotë që duhet t’i eliminosh miqtë që po kalojnë në një kohë të vështirë, por duhet të dish që ka disa njerëz që shohin çdo marrëdhënie përreth tyre si mundësi për të çliruar bagazhin emocional, pa të lënë kohë që edhe ti të flasësh për jetën tënde. Provoje këtë: Cakto një kufi për miqtë që të shterojnë energjitë. Çfarë zakonesh ke provuar të ndërtosh në mënyrë që të punosh fortë për gjërat që kanë rëndësi për ty? Shkruaj mendimet e tua në një koment!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu