Në vend se të tregoni sa të saktë jeni, apo sa i pasaktë është dikush tjetër, fokusohu në komunikimin sikur të ishe duke folur nga një gjendje obzervimi. Në këtë mënyrë, lë hapësirë për rritje dhe mësim tek të dyja palët, në vend se t’i bësh leksion dikujt, apo të tentosh vetëm të informosh, jo të informohesh.

Shpesh, një bisedë devijon në debat. Debatet janë normale dhe mund të jenë të shëndetshme dhe të frytshme, por mënyra e vetme është nëse debatuesit prioritizojnë komunikimin mbi saktësinë.

Nëse të dyja palët duan të mbajnë këndvështrimin e tyre, atëherë nuk duhet të zgjedhin të marrin pjesë në një bisedë. Të tentosh të bindësh dikë tjetër që ti, dhe vetëm ti ke të drejtë, është një betejë e vështirë. Njerëzit rrallëherë ndryshojnë mendjen për gjëra.

Për të përmirësuar bisedat, bëjë këtë: fol nga obzervimi me qëllim ndarjen e një perspektive – një nga perspektivat e shumta që ekzistojnë. Kjo hap bisedën dhe e bën të dyanshme. Kur flet me qëllim për të komunikuar obzervimet e tua, hap rrugën të shkëmbesh ide me palën tjetër, një dialog, dhe jo listë me mendimet e tua. Obzervimet lejojnë që pikëvështrimet të evolojnë.

Fillimi i bisedës me qëndrimin “Unë kam të drejtë dhe ti e ke gabim” është një lojë e rrezikshme. Shumicën e kohës, në fund të “përleshjes”, secili nga pjesëmarrësit është akomë më i bindur në qëndrimin e vet.

Hap një dialog, dhe ji i gatshëm të pranosh të mësosh diçka të re. Qëndroju larg fakteve të kryera dhe ideve permanente në një bisedë.

Tento të mësosh diçka të re, në vend se të bindësh dikë për perspektivat e tua. Ndaj idetë, mos prediko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu