Kur menaxhon një ekip të tërë, ke një përgjegjësi shumë të madhe, dhe sfida është goxha e vështirë. Sa më i madh të jetë ky ekip, aq më e vështirë mund të jetë që t’i japësh secilit vëmendjen individuale që meritojnë, njëkohësisht duke gjetur kohë për detyra të tjera të rëndësishme. Nëse nuk je i kujdesshëm, mund të bëhet e lehtë të ndihesh i stresuar dhe të anashkalosh përgjegjësi shumë të rëndësishme. Lajmi i mirë është që të menaxhosh një ekip të madh nuk është aspak e pamundur. Duke inkorporuar këto pesë praktika të rëndësishme menaxhimi, do jeni të përgatitu për të çuar ekipin në rrugën për sukses.

  1. Hap kanale komunikimi

Me ekipe më të mëdha, bëhet e vështirë takimi një më një. Kjo s’do të thotë që komunikimi nuk duhet te zkistojë. Edhe punonjësit me pozitat më fillestare, kanë nevojë për pak vëmendje, dhe ndjenjën që kontributet e tyre po vlerësohen. Si zgjidhje, përdor kanalet e komunikimit si Microsoft Teams, Slack, apo Basecamp që të rrini tëlidhur me punonjësit tuaj, gjithashtu duke u takuar shpesh me ta dhe personalisht. Kur anëtarët e ekipit e kuptojnë që këto kanale komunikimi funksionojnë për të dyja palët, do ndihen më rehat të komunikojnë me ju për çdo të re, apo nevojë për ndihmë.

  1. Delego sa herë t’jetë e mundur.

Me rritjen e ekipit, rritet edhe sasia e punës, dhe nuk mund t’ia dalësh vetë. Delegimi tek nejrëzit e duhur do ju ndihmojë të shmangni barra të stërmëdha pune, do përmirësojë produktivitetin e përgjithshëm të ekipit, dhe do ju japë kohë për të menaxhuar anëtarë individual ekipi, dhe madje do ju lirojë pak kohë përsonale. Në fakt, një studim ka zbuluar që delegimi bën që punonjësit të kërkojnë feedback, dhe kështu çon në rezultate më të mira.

  1. Kushtoji vëmendje konflikteve potenciale

Konfliktet e pashëndetshme në ekipe të mëdha mund të jenë po aq të dëmshme si dinamika e grupit në një ekip të vogël. Njerëzit zgjedhin anë, dhe bashkësia shpejt shkatërrohet, gjë e cila mund të çojë në performancë të dobët dhe ikje të punonjësve nga puna. Si lider ekipi, ti duhet të caktosh pritshmëri të cakta për mënyrën si dëshiron t’i qasesh konfiketeve brenda ekipit dhe të kesh një rol aktiv në zgjidhjen e tyre.

  1. Shikoji gjërat nga një distancë

Me një ekip më të madh, aftësia për të vlerësuar objektivisht kualitetet e output-eve të secilit anëtari bëhet më e rëndësishme se kurrë. Paraje proceseve, metodave të komunikimit, dhe madje edhe roleve individuale nga një perspektivë më e largët do ju ndohmojë të kuptoni se në cilat fusha ekipi yt është jo aq efikas sa mund të jetë.

Detyrat e mikro-menaxhmentit janë të rëndësishme, por kur merr një hap mbrapa dhe i shikon gjërat në distancë, do dish si t’i identifikosh më mirë nevojat, dhe çfarë ndryshime duhet të bësh për të përmirësuar efikasitetin e ekipit. Ndryshimet që influencojnë pozitivisht kulturën e zyrës për gjithë anëtarët e ekipit mund të ketë një impakt akoma më të madh në produktivitet dhe kënaqësi në ambientin e punës.

  1. Zbulo fuqinë e mentorimit

Liderët më të mirë në botë janë edhe mentor të shkëlqyeshëm të cilët përmirësojnë performancën e të gjithë njerëzve që kanë përreth. Fakteqësisht, me një ekip të madh, ndoshta nuk ke energji të mjaftueshme për t’i ofruar mentorim çdo punonjësi të ri. Një opsion i rëndësishëm delegimi është t’ia kalosh këtë detyrë anëtarëve më të përmirësuar të ekipit. Shumë prej principeve të lidershipit të suksesshëm ngelen të njejta pavarësisht madhësisë së ekipit që menaxhon. Gjithsesi, duke patur gjithmonë parasysh madhësinë në rritje të ekipit, do jeni më mirë të përgatitur për të ndihmuar çdo anëtar të ekipit – dhe kompaninë tuaj në përgjithësi – që të arrijë lartësi të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu