Është gjëja më njerëzore e mundshme të humbasim rrugën dhe të ndihemi të humbur në momente të ndryshme të jetës. Situatat mund të jenë të ndryshme për të gjithë, por ndjenja është e ngjashme: të gjitha dyert ngjajnë të mbyllura, të paarritshme, dhe të mjegullta. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Nuk pretendojmë që transformimi mund të bëhet vetëm me disa këshilla, por idetë e përgjithshme të vetë-përmirësimit mund të çojnë në ndryshime specifike që mund t’i bësh në jetën tënde. Dhe mund t’ja dalësh. Por, le të tregohemi të sinqertë, shumica e njerëzve nuk e bëjnë. Por ti mundesh. Nëse dëshiron të ndryshosh jetën tënde, ja disa vende nga ku mund t’ja nisësh.

Ji i sinqertë me veten

Asnjëherë nuk do mund ta rregullosh jetën tënde deri sa ta pranosh që është e thyer. Mos u shtir sikur gjithçka është në rregull kur nuk është. Duhet të marrësh përgjegjësi të plotë për jetën tënde. Pranoje që ke bërë zgjedhjet e gabuara. Pranoje që nuk ke punuar aq fort sa duhet të kishe punuar. Shumica e njerëzve preferojnë të vdesin në një grumbull arsyetimesh se sa t’ia pranojnë vetes që duhet të ndryshojnë. Reflektimi me veten nuk është ndjenjë e mirë. Është e rëndë. Dhemb. Nuk e duam kritikën nga bota kur na tregon saktësisht se çfarë jemi. Nuk e duam, por kemi nevojë për të. Boll gënjeve veten.

Ngopuni

Duhet të ndiheni të ngopur me situatën ku ndodheni. Nëse jeni një person optimist, do lodhesh nga goditjet e botës, ose do lodhesh ngaqë po e lejon të të godasë. Mospërputhja e dëshirave për jetën tënde dhe realiteti ku jeton do të të lodhë. Në momentin kur të vijnë këto momente ngopjeje, lodhjeje, përdoreni si motivim për të ndryshuar diçka. E ardhmja jote varet nga kapja e këtyre momenteve. Ndjenjat e forta negative mund të jenë po aq të dobishme sa ato pozitive. Kur do jetë “mjaft” për ty? Kur do vendosësh që s’mund të jetosh në këtë mënyrë as edhe për një ditë tjetër të vetme? Kur e merr këtë vendim, çdo gjë ndryshon.

Bëj pyetje të zgjuara

Sa më i sigurt të jesh për realitetin, aq më i varfër është ky realitet. Kjo ndodh gati gjithmonë. Nëse jeta jote nuk është aty ku ti do, duhet të jetë e qartë që s’ke në dorë përgjigjen e duhur. Kërkoje këtë informacion. Pyet gjatë gjithë kohës. Pyet beten “Pse është jeta ime kështu siç është?” Mendoje. A e ke pyetur veten ndonjëherë realisht se pse je në këtë pozicion? Harro faktorët e jashtëm, fokusohu vetëm tek arsyet e tua të brendshme, personale. Pyetjet e mira çojnë në përgjigje të mira. Bëj pyetje për mënyrën se si po shkon jeta jote dhe çfarë duhet të ndryshojë për ta bërë më të mirë. Këto përgjigje do të të udhëzojnë drejt një të ardhmeje më të mirë. Një jetë e mirë nuk do të të vijë në prehër një ditë të bukur. Duhet ta kërkosh. Dhe shpesh, do marrësh atë çfarë kërkon.

Lexo libra

Leximi i librave nuk ta ndryshon jetën papritmas, por hap derën drejt atij ndryshimi. Një libër i mirë mund të të transformojë. Librat të inspirojnë, ta zgjerojnë mendjen, dhe të hapin sytë ndaj mundësive. Librat e mirë shpesh përmbajnë vite apo dekada diturie të autorit. Nëse ekziston një rrugë specifike që po e ndjek, ekziston një libër nga dikush që tashmë e ka përjetuar. Lexo historitë e tyre, mëso nga gabimet e tyre, dhe “vidh” njohuritë e tyre.

Gjej diçka që di ta bësh (dhe përmirësohu)

Kur gjen diçka që di ta bësh mirë, dhe e përmirëson akoma më shumë, do të të rritet dëshira për të vazhduar ta praktikosh. Mendja njerëzore është e ka nevojë për rritje dhe përmbushje. Nuk ke nevojë të udhëtosh botën për t’u bërë aventurier. Nuk ke pse bën miliona. Dhe pa dyshim që nuk të duhet patjetër të jesh i famshëm. Ajo çfarë të duhet, është të mjeshtërosh një aftësi të caktuar, dhe të mjeshtërosh dhe veten në këtë proces. Ky është çelësi i gjithçkajë. Nuk është as pasioni, as kënaqësia, as hedonizmi. Janë frutat e një pune të fortë dhe të qëllimshme.

Gjej heronj

Ndiq njerëz të zgjuar. Riktheju gjithë hapave që kanë çuar drejt suksesit të tyre. Injoro shumicën e njerëzve dhe fokusohu tek të paktët ata që kanë jetuar ashtu siç dëshiron të jetosh ti. Shumica e botës është e mbushur me zhurmë. Gjej personin e duhur që do jetë një sinjal në mes të kësaj zhurme. Nuk do të thotë që do arrish të njejtin rezultat si heronjtë e tu. Thjesht do ndjekësh modelet e të menduarit që kanë përdorur ata, dhe do krijosh versionin tënd të suksesit. Gjej dikë admiron dhe mëso gjithçka që mundesh prej tyre – historinë e tyre, çfarë kanë bërë që të arrijnë sukses, pikat e tyre të larta dhe të ulëta në jetën e tyre. Edhe të ulëtat janë shumë të rëndësishme, pasi duhet të dish “çmimin” që duhet ta paguash në mënyrë që të marrësh atë që do. Asgjë nuk vjen falas. Të kesh dikë për të ndjekur të mban të inspiruar. Këto histori të motivojnë pasi bëhet fjalë për njerëz normal, njësoj si ti. Të dish fillimet e dikujt, dhe mënyrën si kanë arritur aty ku kanë dashur, do të të motivojë që edhe ti t’i marrësh këto hapa.

Njif veten

Ti mendon se je “vetvetja,” por nuk je vetvetja e vërtetë. Kjo vetvete reale ndodhet thellë, nën mijëra shtresash iluminimi, skenaresh të përgatitura nga shoqëria, besimesh të gabuara, dhe gënjeshtra të tjera me të cilat e ke bindur veten për të mbajtur gjallë identitetin që mendon se e zotëron. Pasi i heq të gjtha këto, do gjesh veten. Vetë-ndërgjegjësimi është gjëja kryesore për një jetë të mirë, por është e pamundur t ëarrish një nivel perfekt të tijin. Gjithsesi, provo. Afrohu sa më shumë që mundesh. Mendo se çfarë bën me jetën tënde – jo çfarë kanë prindërit, miqtë, apo shoqëria do që të bësh. Studio veten. Gjej diçka që di ta bësh mirë, dhe vazhdo duke i forcuar akoma më shumë këto pika të forta. Kur jeta nuk shkon ashtu siç do ti, problem je ti. Por je edhe zgjidhja. Kur e di se kush je, kur do atë çfarë do, dhe e di se ku po shkon, asgjë s’ka fuqinë të të ndalojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu