Shumë njerëz kanë orare shumë të ngarkuara gati çdo ditë – ditët e tyre janë të mbushura me tasqe me prioritet të lartë, takime, qindra e-maile, telefonata dhe mesazhe, dhe ndonjëherë projekte njëri pas tjetrit. Që të përgatisësh veten për një ditë më të mirë, ku mund të mbash qetësinë dhe fokusin gjatë pjesës më të zënë të ditës, planifikimi i saktë i mbrëmjeve është shumë i rëndësishëm. Një mbrëmje e relaksuar e bën ditën tjetër shumë më të mirë – një mbrëmje e qetë mund t’ju bëjë të arrini më shumë, të mendoni më qartë, dhe të bëni punë që realisht kanë ndikim në jetën tuaj. Këto zakone mbrëmjeje thjesht janë një rikujtesë, me shumë mundësi ju tashmë e dini rëndësinë e ktyre zgjedhjeve.

  1. A ke një ritual “fikjeje”? Lëre punën në punë

Jetët tona janë të bombarduara dhe të ndëprera nga email-et, mesazhet dhe telefonatat – shumica prej të cilave janë të panevojshme – duke na mbajtur të lidhur dhe duke na e bërë të pamundur të relaksohemi edhe kur nuk jemi duke punuar. Duhet ta heqësh trurin nga puna që të kesh një mbrëmje të relaksuar. Kjo është ndoshta një nga gjërat më të vështira për ta arritur për shkak të jetës moderne. Që ta kesh më të lehtë ta përqafosh këtë zakon, planifiko aktivitete të tjera të cilat do zëvendësonin tasqe të lidhura me punën, si për shembull kohë me familjen, një ushtrim i thjeshtë, pak kohë që të merresh me projektin tënd personal, apo të lexosh një libër. Mund të jetë çfarëdo që të relakson dhe që është e përsëritshme çdo ditë.

  1. Ha në kohën e njejtë çdo mbrëmje

Ora jote trupore dhe metabolizmi ndërveprojnë në mënyra komplekse. Kjo do të thotë që nuk ka të bëjë vetëm çfarë ha, por edhe koha kur ha zakonisht. Një orar i rregullt i ngrënies gjithashtu përmirëson edhe gjumin. Njësoj si me ushtrimin fizik, trupi yt kujton sa orë kanë kaluar ngrënia deri te gjumi, sipas mjekëve. Mugnesa e gjumit dhe kohëzgjatja e pakët e fjetjes janë lidhur me dieta të mangëta dhe marrje e tepërt e kalorive. Është e rëndësishme të kesh një kohë të caktuar për ngrënien, si dhe për gjumin, që t’i ndash këto dy aktivitete.

  1. Një rishikim ditor ju lejon të vendosni ditën tuaj në perspektivë

Një rishikim i gjërave që shkuan mirë, çfarë mund të përmirësohet, apo çfarë nuk duhet të bësh më, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni progresin tuaj në fusha të ndryshme të jetës suaj. Është gjithashtu një mundësi për të përmbledhur mësimin më të rëndësishëm nga dita juaj. Për ta bërë shprehi, përgjigjuni disa pyetjeve: Çfarë ndodhi? Çfarë funksionoi? Çfarë nuk funksionoi? Për çfarë mund të jeni krenarë? Çfarë keni mësuar?

  1. Nëse vendosni të bëni ushtrime fizike, bëjeni të paktën disa orë para gjumit

Gjumi është periudha më e rëndësishme e rigjenerimit nga një ditë e gjatë. Sipas studimeve, një ushtrim në mbrëmje mund t’i ndihmojë njerëzit të flenë më rehat. Por, nëse vendosni ta bëni ushtrimin fizik pjesë të rutinës së mbrëmjes, mos shkoni direkt nga aktiviteti në gjumë. Kur nivelet e adrenalinës, rrahjet e zemrës, dhe temperatura e trupit janë të larta, mund të jetë e vështirë që të flini. Jepini vetës pak kohë që këto nivele të bien, idealisht 3 orë do ishin mjaftueshëm.

  1. Humbisni veten në një libër të mirë

Kur lexoni një libër të mrekullueshëm, humbisni veten në një botë komplet tjetër. Pas një ditë të lodhshme, një libër i mirë mund t’jua heqë mendjen nga gjithçka tjetër.  Mund të jetë çfarëdo që dëshironi, inspirim, fantazi, self-help, etj. Gjej diçka që jua qetëson mendjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu