Të gjithë kemi shprehi që na ndihmojnë të punojmë në mënyrë më produktive. Këto rituale shërbejnë si hartë, duke të të ndihmuar të rrish i fokusuar dhe në rrugën e duhur gjatë ditës. Sa më shumë kohë dhe mund që ruan, aq më produktiv do jesh. Ritualet e ditës tënde përmbajnë shprehitë e tua, rutinën dhe orarin. Ose të ndihmojnë të punosh më zgjuar, ose të pengojnë produktivitetin. Duke adoptuar këto tetë rituale ditore, do fitosh aftësinë për të qëndruar shumë i fokusuar dhe produktiv gjatë gjithë ditës së punës.

  1. Zbulo cila është koha jote ideale për t’u zgjuar dhe për të fjetur.

Nuk ka një orar perfekt që i përshtatet të gjithëve. Disa prej nesh duan të zgjohen herët dhe janë më produktivë në orët e mëngjesit. Disa të tjerë janë krijesa të natës për të cilët kreativiteti ngjallet vetëm në orët e vona. Cakto një orar të cilit do i përmbahesh edhe gjatë fundjavave. Kjo do përcaktojë një orar të orës së brendshme të trupit tënd, në mënyrë që trupi yt të dijë kur duhet të flejë dhe të zgjohet. Kjo gjithashtu do pëmirësojë kualitetin e gjumit tënd, duke të të bërë të ndihesh më i relaksuar dhe më i aftë për të funksionuar në më të mirën tënde.

  1. Lëviz

Një mënyrë e mirë për të ngritur vellon e përgjumësisë kur zgjohesh nga gjumi është të lëvizësh trupin. Njëlloj, pasi rri ulu në tavolinën tënde gjithë ditën, një shëtitje apo 20 minuta ushtrimi fizik do të të ndihmojnë të kthjellosh mendjen. Studimet tregojnë që kur ushtrojmë, shpejtohet rrjedhja e gjakut në çdo pjesë të trupit. Sigurohu që ushtrimi fizik ka kohën e vet në ritualin tënd, sepse është mënyrë e vetme për ta mbajtur trupin dhe trurin në funksionalitetin optimal.

  1. Fillo ditën me një detyrë të vështirë

Folësi motivues i famshëm dhe autori Brian Tracy këshillon njerëzit të kryejnë detyrën më të rëndësishme të dites në mëngjes. Kjo mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të hequr qafe një projekt të vështirë që ka ditë që të rri mbi kokë. Ideja është të gjeni një mënyrë për të future veten në një mendësi produktive, dhe kjo është një praktikë shumë e zgjuar për të arritur një gjë të tillë.

  1. Përdor pyetje vetë-orientuese për të mbajtur fokusin

Gjatë ditës, kur ndjen që vëmendja jote po shkon në një vend tjetër dhe po merresh me detyra të parëndësishme thjesht për të mbushur kohën, bëj vetes këto pyetje:

  • Cila është gjëja më e rëndësishme që mund të bëj tani?
  • Si mund ta mbaroj këtë detyrë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase?
  • Cila është mënyra më e mirë për t’iu qasur kësaj detyre?

Këto pyetje të thjeshta por të fuqishme mund të përdoren për të të ndihmuar të rifitosh fokusin dhe të mbash vëmendjen aty ku duhet të jetë. A po bën atë që duhet të jesh duke bërë? Synimi është të bëhesh më i ndërgjegjshëm për mënyrën se si e kalon kohën.

  1. Bëje tani

Mënyra e vetme për të kryer një detyrë është ta kryesh. Është kaq e thjeshtë, por shuëm shpesh i shtyjmë gjërat për më vonë sepse hutohemi me diçka tjetër, ose jemi të fokusuar në një projekt të ri. Por nëse ka diçka që thjesht duhet ta mbarosh, thjesht bëje! Shpesh, gjëra të vogla dalin në sipërfaqe dhe ne i shtyjmë sepse jemi duke bërë diçka tjetër. Por nëse kjo gjëja e vogël mund të bëhet shumë shpejtë, atëherë mos e shtyj – bëje menjëherë. Duke hequr qafe detyrat e vogla pa i lënë të grumbullohen, kemi kohë të mërremi me projekte më të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu