Të gjithë flasim shumë për shpresa dhe ëndërra. Flasim për vizionin që kemi për të ardhmen tonë. Flasim për qëllimet që duam të arrijmë. Dhe po, këto janë gjëra të mrekullueshme për t’i dëshiruar.

Megjithatë, shumë shpesh, gjëja kryesore që anashkalojmë në gjithë këtë bisedë është pyetja “si” përveç se “çfarë”. Gjithmonë është shumë e lehtë të fantazojmë dhe të ëndërrojmë me sy hapur për një univers alternative ku marrim gjithçka që kemi dashur ndonjëherë; ku jemi duke jetuar jetën të cilën e kemi imagjinuar në kokën tonë.

Gjithsesi, imagjinata është vetëm fiktive përderisa nuk vendosim të shkruajmë një histori reale për veten tonë. Provoje këtë: mendo për të gjitha gjërat që dëshiron t’i arrish në jetën tënde. Pastaj, mendo për të gjitha gjërat që të pengojnë për t’i arritur. Shkruaji të gjitha këto diku.

Pastaj, pyet veten, “Sa nga këto gjëra janë në kontrrollin tim?”. Nëse përgjigjesh me “asnjë,” atëherë je duke gënjyer veten. Sigurisht që nuk kontrrollon dot atë që të është servirur, por mund të kontrrollosh mënyrën se si reagon ndaj tyre dhe se si iu përgjigjesh.

Mund të ndryshosh rrethanat.

Problemi është që ne thjesht nuk e dimë se si, apo ndonjëherë as nuk duam ta dimë si bëhet kjo. Kënaqemi me rehatinë e gjërave ashtu siç janë në moment dhe përqafojmë atë të vërtetë që ka qenë gjithmonë.

Por askush nuk ka vajtur askund apo s’ka bërë asnjë progress me një mendësi të tillë. Po të ishte ky rasti, atëherë civilizimi ashtu siç e njohim sot nuk do ekzistonte.

Nëse do një jetë ndryshe nga ajo ç’po jeton apo ke një synim specific që do ta arrish, atëherë duhet t’ja bësh vetes këtë pyetje: A e dua me të vërtetë jetën që mendoj se e dua? A je i gatshëm të zgjidhës çdo problem që të del përpara? A je i gatshëm të dalësh jashtë zonës së rehatisë?

Duhet të punosh për t’i arritur këto qëllime – dhe kjo do kohë, përpjekje dhe përkushtim. Nëse nuk je i gatshëm t’i japësh të gjithë këto, atëherë pavarësisht sa shumë ëndërra dhe shpresa ke, nuk i do mjaftueshëm. Nëse do i doje, do ishte duke vepruar, dhe jo duke folur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu