Mund të pyesësh veten, “a ekziston ndonjë mënyrë që të bëj veten më të zgjuar?”. Ekzistojnë, dhe ne po ju sjellim disa prej tyre.

  1. Gjithmonë pyet “pse?”

Sa më shumë pyetje që bën, aq më e kthjellët do jetë mendja jote dhe aq më të qarta bëhen qëllimet e njerëzve përreth. Duke pyetur “pse?”, ti lejon veten të shohësh dhe të kuptosh botën për atë çfarë është, dhe pas një kohe, do  zbulosh gjëra të cilave më parë nuk i ke kushtuar fare vëmendje.

  1. Lexo këtë, lexo atë, lexo gjithçka!

Leximi nuk është vetëm për argëtim, apo për shkollë. Është për të thithur çdo perspektivë dhe informacionit të ri për të krijuar tëndin. “Sa më shumë që lexon, aq më shumë gjëra di. Sa më shumë gjëra që mëson, në aq më shumë vende do shkosh.” ~ Dr. Seuss

  1. Kur dëshiron të mësosh diçka, pyet të tjerët

Shumica e gjërave që duam të mësojmë ose të bëjmë është diçka që dikush tjetër tashmë e ka arritur. Në këtë rast:

  • Intervistoji dhe zbulo si ja kanë dalë
  • Pyeti se çfarë mendojnë se është humbje kohe për t’u mësuar dhe kërko rekomandime
  • Bëj pyetje specifike për procesin tënd

Shumica e njerëzve janë shumë të gatshëm të ndihmojnë dikë, për aq kohë sa tregon interesin tënd.

  1. Mëso të tjerët atë që ke mësuar

Mënyra më e mirë për të mësuar diçka është në fakt t’ia mësosh dikujt tjetër. Mësimdhënia kërkon që t’i qartësosh mendimet dhe t’i kuptosh bazat me themel para se t’ia mësosh dikujt tjetër. Gjithashtu të ndihmon të kujtosh njohuritë sepse gjithmonë je duke i vendosur në praktikë.

  1. Mendo 10 ide të reja çdo ditë

James Clear sugjeron të mendojmë 10 ide të reja çdo ditë si mënyrë për t’i ndihmuar autorët me tema të reja për të cilat mund të shkruajnë. Kjo këshillë mund të aplikohet për kërdo që nuk është shkrimtar.

  • Nëse dëshiron të kesh një biznes tëndin, mendo 10 ide biznesi.
  • Nëse dëshiron të shkruash një artikull të mrekullueshëm, mendo për 10 tema artikulli.
  • Nëse dëshiron të jesh një kuzhinier më i mirë, mendo për 10 receta të reja.

Ideja mbrapa kësaj është që të ushtrosh kreativitetin. Kreativiteti është si muskul – duhet të punosh mbi të në mënyrë që të shohësh përmirësime.

  1. Shkruaj gjithë gjërat e rëndësishme që ke mësuar

Shumicën e gjërave që mësojmë këtë vit, do i harrojmë nëse nuk i vendosim në praktikë. Shkruaj gjërat më të rëndësishmë që dëshiron t’i kujtosh dhe referoju kësaj liste herët dhe shpesh. Teksa shikon këto shënime që ke mbajtur, do të të duket më e lehtë të kujtosh gjërat që ke shkruar.

  1. Shiko video edukative në vend se të shohësh TV

Videot edukative, si TEDTalks apo Great Big Story, të mësojnë diçka për gjërat për të cilat mund të flasësh në jetën reale ose për përfitimin tënd personal. Janë akoma argëtuese, port ë paktën po mëson diçka.

  1. Rretho veten me njerëz të zgjuar

Njerëzit me të cilët rri determinojnë se kush do bëhesh. Kurr rethon veten me njerëz të zgjuar, do të të ndihmojnë të përmirësosh mënyrën si mendon, do ndërtosh ambicie më të forta dhe do thellosh diturinë tënde.

  1. Provoje vetë para se të kërkosh për ndihmë

Dituria duhet të fitohet, jo të jipet. Para se të kërkosh për ndihmë, duhet ta provosh vetë. Nëse gjatë gjithë kohës mbështetesh tek të tjerët për ndihmë, asnjëherë nuk do mësosh si t’i bësh gjërat vetë. Asnjëherë nuk do dish se si funksionojnë gjërat. Dhe asnjëherë nuk do kesh ambicie që të bësh më shumë. Siç ka thënë Albert Einstein: “Të mësosh është eksperiencë. Gjithçka tjetër është thjesht informacion.”

  1. Provo diçka të re
  • Ndoshta është dëgjimi i një podcast për herë të parë.
  • Ndoshta një udhëtim në një qytet që nuk e ke parë akoma.
  • Ndoshta është një lloj kafeje e re.

Çkado që të jetë, të provosh gjëra të reja të jep perspektivë dhe një kuptim të thellë për tema të cilat më parë nuk i ke kuptuar. Edhe vetëm duke provuar gjëra të reja do kuptosh se për çfarë ke më së shumti pasion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu