Njerëzit janë qenie sociale, si rezultat i bashkëpunimit të qëndrueshëm evolucionar i cili lejoi homo sapiensët të lulëzonin në statusin e tanishëm. Sigurisht, ky bashkëpunim ekziston në formën e komunikimit, themeli kryesor në krijimin e marrëdhënieve të besueshme dhe fitimprurëse. Është mjaft interesante që mirëqenia jonë është e lidhur në mënyrë direkte me ndërveprimet shoqëorore; gjithsesi, nuk është numri i ndërveprimeve sociale ai që na rrit lumturinë, por niveli i domethënies që këto biseda kanë për ne.

  1. Dëgjo me vëmendje dhe përgjigju me diçka relevante

Veprimi i parë dhe ndoshta më i rëndësishem që duhet të marrim në çdo bisedë është të tregojmë kuriozitet dhe vëmendje, dhe të kuptojmë që pavarësisht se kush është personi me të cilin po flasim, ata kanë një jetë po aq të gjallë dhe komplekse sa e jona – të mbushur plot ambicie, miq, rutina, shqetësime dhe “çmenduri” – një histori epike që vazhdonn të zhvillohet në mënyrë të padukshme rreth teje.  Futju çdo bisede me këtë mentalitet dhe kërko të zbulosh se cilat janë këto gjëra unike, duke e lënë personin që ke përballë të flasë për veten e vet dhe eksperiencat e tij. Kur dëgjon me vëmendje për të kuptuar dhe jo vetëm për t’u përgjigjur, do përmirësosh marrëdhënien duke promovuar besueshmëri. Pasi ke dëgjuar me vëmendje, hapi tjetër është të fokusohesh në disa pika ku ti dhe bashkëbiseduesi takoheni, për shembull për një temë që edhe ty të duket interesante. Kjo mund të jetë çkado, mënyra se si jeni rritur, personaliteti, situata, media, hobi, etj. Ngjashmëritë krijojnë besueshmëri, duke e bërë bisedën më lehtësisht të kujtueshme, si dhe shërben si një pikë bisede ku gjithmonë mund të riktheheni. Gjatë një bisede, ka shumë rëndësi edhe gjuha e trupit. Mundohuni të mbani kontaktin me sytë dhe imitoni lëvizjet e trupit dhe fytyrës me bashkëbiseduesin.

  1. Bëj pyetjet e duhura

Të gjithë kemi pasione për të cilat do mund të shpenzonim orë të tëra duke folur për to, dhe çelësi i një bisede të mirë është të mësojmë se cili është ky pasion për bashkëbiseduesin tonë. Bëni pyetje si “nëse do kishe vetëm 24 orë, si do i harxhoje?” ose, “nëse do ishe i famshëm, për çfarë do njiheshe?”, pasi që këto krijojnë një rrugë më të thjeshtë për të kuptuar motivimin dhe pasionet e dikujt, në vend se thjesht të pyesim “për çfarë je pasionant?”. Gjithashtu, një mundësi që të mësosh diçka nga një person si dhe të rrisësh perceptimin pozitiv në një bisedë është të kërkosh për këshillë. Edhe pse shkon kundër mendimit të përgjithshëm, individët që kërkojnë këshilla perceptohen si më kompetentë. Në një bisedë, kjo hap dyert për t’iu shmangur thjesht bërjes së pyetjeve dhe merr perspektivën e dikujt në diçka që kanë eksperiencë.

  1. Gërmo më thellë

Dy mënyrat më të mira për të nisur një bisedë ashtu siç duhet janë humori apo një compliment i vërtetë. Humori gjithmonë i bën bisedë-bërësit më të afrueshëm dhe më të besueshëm, një mënyrë shumë e mirë për të nisur çdo bisedë. Humori vetë-kritikues, në fakt, rrit atraktivitetin e personit që flet. Shumica e ndërveprimeve në jetë kanë shumë potencial për të qenë fitmprurëse më vone, dhe dhënia e komplimenteve është një shembull shumë i mirë i kësaj. Dhënia e komplimenteve përmirëson ndërveprimin social dhe marrëdhënien, si dhe rrit lumturinë për atë që e merr, ndërsa për dhënësin e komplimentit krijon një përshtypje pozitive dhe ngrohtësi të ndërsjellë. Komplimentet më efikase janë ato për elemten unike që e bëjnë një individ të veçantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu