Perspektiva ka shumë rëndësi në jetë. Situata e njejtë mund të perceptohet në dy mënyra të ndryshme nga dy njerëz të ndryshëm. Njëri mund ta shohë si humbje, tjetri, si mundësi. Njëri mund të ndihet si viktimë, ndërsa tjetri si krijues ndryshimesh. Kjo do të thotë që, hapi i parë që të arrish sukses në jetë, është të pranosh që mënyra si e sheh botën nuk është një pamje e plotë. Ja disa perspektiva të reja për ta parë botën dhe realitetin.

  1. Çdo ditë, ne “praktikojmë” diçka

Çfarëdo zgjedhje të bëjmë, qoftë e mirë, qoftë e keqe, po praktikojmë diçka. Nëse zgjedhim t’i trajtojmë të tjerët pa respekt, atëherë po praktikojmë mungesë vetë-kontrolli. Nëse zgjedhim të shohim TV në vend se të punojmë mbi librin tonë, atëherë po praktikojmë lënien anash të ëndrrës për t’u bërë novelist. Në momentin që fillojmë ta shohim botën kështu, fillojmë të kuptojmë që në çdo moment të çdo dite, kemi duke praktikuar diçka. Niveli i vetëdijes të asaj që po praktikojmë tregon se sa, në mënyrë të ndërgjegjshme apo pandërgjegjeshme, jemi duke iu afruar qëllimit tonë .

  1. Rehatia është shenja e parë e ngecjes

Shumë shpesh, njerëzit ndjekin iluzionin e përfundimit, arritjes së një qëllimi të vetëm, pa pyetur veten se si mund të ndjekin rrugën që sjell sa më shumë rritje dhe përmirësim. Si një rregull bazik: në momentin që rruga bëhet e lehtë, ke filluar të lëvizësh mbrapsht. Të bësh gjithmonë gjënë e njejtë nuk do të të çojë shumë larg. Dhe tani nuk ka ardhur koha që të ulesh dhe të relaksohesh, duhet të dalësh nga zona e rehatisë dhe të ndihesh “në siklet.” Nëse do të vazhdosh të rritesh, gjithmonë.

  1. Nuk “bëhesh” i disiplinuar. Gjen mënyra për të praktikuar disiplinën.

Nuk ekziston një moment në jetën tënde kur papritur “bëhesh” i disiplinuar. Nuk është një rezultat përfundimtar, apo një medalje që e mban në gjoks. Disiplina, dhe virtyte të tjera si durimi, sinqeriteti, etj., nuk ndodhin papritmas. Arrin aty duke i praktikuar, dhe duke i zgjedhur çdo ditë.

  1. Ajo çfarë dallon dhe nuk pëlqen tek të tjerët, është një cilësi me të cilën duhet të përballesh tek vetja.

Sa herë që gjen veten duke reagur keq për një cilësi tek dikush tjetër, kjo duhet të jetë një shenjë që duhet të ndalosh, të vëzhgosh, dhe të pyesësh veten se ku ekziston ky kualitet në veten tënde. Shumica e njerëzve e njohin këtë koncept si të vërtetë. Por momenti që e gjejnë veten në një situatë kur duhet ta praktikojnë, thonë “Jo, unë nuk jam si ai.” Por realiteti është që, nëse nuk do e kishe atë kualitet (pasigurinë, frikën, opinionin, etj.) brenda vetes tënde, as nuk do i kushtoje vëmendje. Nuk do të të bezdiste asnjëherë. Konsideroji momentet kur njerëzit e tjerë të acarojnë, si mundësi shumë të mira për të njohur veten më thellësisht. Pyet veten siqerisht se pse po reagon në atë mënyrë, dhe çfarë mund të mësosh për veten tënde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu