Të transformosh financat e tua personale është një proces mjaft kompleks. Edhe pse fillimisht u krijua për një qëllim tjetër, modeli kompleks i ndryshimi nga Dr. Mary Lippit është shumë i dobishëm për ndryshimin financiar. Ky model ilustron secilin nga komponentet kryesore të ndryshimit kompleks dhe problemin që sjell mungesa e një komponenti të vetëm. Kjo e bën shumë të dobishëm në diagnostifikimin e arsyeve pse përpjekjet e kaluara kanë dështuar. Ja si mund ta aplikojmë këtë model në rrugëtimin tonë personal të transformimit të jetës financiare.

Modeli komples i ndryshimit nga Lippitt:

VIZIONI + AFTËSIA + BURIMET + MOTIVIMI + PLANI = NDRYSHIMI
VIZIONI + AFTËSIA + BURIMET + MOTIVIMI + PLANI = PAQARTËSI
VIZIONI + AFTËSIA + BURIMET + MOTIVIMI + PLANI = ANKTH
VIZIONI + AFTËSIA + BURIMET + MOTIVIMI + PLANI = NDRYSHIM I NGADALSHËM
VIZIONI + AFTËSIA + BURIMET + MOTIVIMI + PLANI = FRUSTRIM
VIZIONI + AFTËSIA + BURIMET + MOTIVIMI + PLANI = FILLIM I RREMË

Vizioni

Kur kombinojmë qëllimet me vlerat, fitojmë vizionin. Një vision i qartë i asaj që duam të arrijmë financiarisht, dhe mënyra si kjo përkthehet në vlerat tona personale, është thelbësore. Ky hap shpesh anashkalohet, shpesh sepse nuk është i lehtë për t’u kryer, dhe kjo çon në paqartësi tek njerëzit. Gjithsesi, qartësia që vjen kur zbulojmë vlerat tona autentike dhe qëllimet e vërteta mund të jetë transformuese.

Aftësia

Kur flasim për financa personale, një element themelor është i nevojshëm për sukses: aftësia e të kuptuarit cila opsione financiare kemi në dispozicion dhe se si këto mund t’i aplikojmë këto opsione në situatën tonë financiare, kombinuar me një mirëkuptim të plotë të shpenzimeve aktuale. Besimet dhe sjelljet ndaj parave formësojnë mënyrën se si sillemi, si dhe aftësia jonë për ta aplikuar këtë dituri.

Motivimi

Planifikimi i financave ka të bëjë me ndërtimin e një jete të kënqashme që balancon të tashmen me të ardhmen. Duhet të kemi motivimin e duhur gjatë gjithë rrugës. Arsyeja pse disa plane financiare dështojnë është mungesa e një balanci. Aty ku ka fokus në pikësynimet financiare, si dalja në pension apo eliminimi i borxheve, është e vështirë të rrimë të fokusuar dhe të bëjmë progress. Motivimi na ndihmon të mos dorëzohemi dhe të vazhdojmë të bëjmë progress.

Burimet

Burimet e nevojshme që të krijojmë ndryshim financiar të suksesshëm mund të vijnë në forma të ndryshme. Një nga këto mund të jetë fitimi i aksesit ndaj instrumenteve financiare për të implementuar planin. Një lloj tjetër i burimi mund të jenë ekspertëte duhur. Një planifikues financiar, një avokat, një llogaritar, një këshilltar investimes, apo një këshilltar i sigurimit, secili nga këta mund të jetë një kandidat potencial, varësisht nga nevojat që ke.

Plani

Shumë shpesh, njerëzit mund të kenë gjithë elementët e tjerë, por nuk janë aspak të qartë se si këto elemente mund të shndërrohen në një strategji koherente. Kjo lloj qasjeje shpesh çon në rinisje të vazhdueshme dhe ndryshime të mëdha rrugës. Një plan aksioni me hapa të qarta dhe të arritshëm do sigurojë që po lëvizni në drejtimin e duhur me financat tuaja. Nëse ndiheni sikur keni ngecur me financat tuaja personale, ka mundësi që çelësi për t’u rikthyer në linjë qëndron në njërën nga këto pesë komponentë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu