Shumë ankth dhe depresion të detyrojnë të shtysh planet që ishin organizuar prej kohësh.

”Coronavirusi nuk është vetëm një urgjencë shëndetësore, por edhe një epidemi e pasigurisë që përforcohet me përhapjen e pakontrolluar të lajmeve të pavërteta”, deklaroi Shoqata Italiane e Psikiatrisë (SIP).

SIP ka hartuar rregullat anti panik dhe lëshon një apel për të ”mos u larguar nga zakonet e përditshme”.

”Frika nga një epidemi është po aq e vjetër sa njeriu dhe në këtë rast ajo amplifikohet nga përhapja shumë e shpejtë e lajmeve të pjesshme, shpesh herë edhe të gabuara, të cilat mund të shkaktojnë një kolaps besimi në marrëdhëniet midis njerëz dhe institucioneve’’, shpjegon Enrico Zanalda, presidenti i SIP.

‘’Gjithashtu ekziston fakti që virusi ka një ndikim të dhunshëm në jetën e përditshme, duke ndryshuar jetën tonë dhe duke shkaktuar anulimin ose shtyrjen e qindra mijëra ngjarjeve të vogla, por të rëndësishme në jetën e njerëzve, nga ditëlindjet tek pagëzimet”, shtoi ai.

‘’Lajmet kontradiktore që qarkullojnë në internet dhe në rrjetet sociale, të kombinuara me masat e nevojshme të marra, krijojnë një përzierje ankthi që ka ndryshuar perceptimin e shëndetit dhe mirëqenies individuale dhe gjithashtu rrezikon të gjenerojë hipokondri dhe ankth”,  shpjegon Massimo Di Giannantonio, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Chieti-Pescara.

‘’Prandaj rregullat anti panik duhet të fillojnë nga serioziteti i komunikimeve zyrtare dhe mediet autoritare, sepse informacioni i saktë ndihmon në zotërimin e frikës’’, shtoi ai.

‘’Pra, mos evitoni zakonet tuaja të përditshme, qëndroni të qetë dhe mos shmangni marrjen e vendimeve nëse jeni në një moment paniku. Dhe, nëse shfaqet ankthi ose depresioni, kontaktoni specialistët’’, është këshilla e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu