•Gjej paqen tënde të brendshme. Vendosi qëllim vetes që të fokusohesh tek vetja jote dhe të punosh fort me gjendjen tënde. Gjithçka, çdo sukses fillon nga ti, nga ndjesitë e tua, nga mënyra se si mendon, sa e paqtë je ti me veten. Për këtë mund të listoni mënyrat që të bëjnë ty të arrish këtë qëllim.

•Puno me besimin në vete. Shumë qëllime në jetë ne nuk I arrijmë sepse nuk besojmë në vete, ndaj mos fillo me plane që lidhen me arritje familjare ose profesionale pa punuar me besimin tënd në vete. Ti je gjithçka që ti ke ndaj puno dhe beso fort në gjithçka që ti bën, ndoshta nuk do të jesh më I miri por këmbengulja dhe besimi në vete do të të bëj gjithmon të suksesshëm.

•Rrit marëdhëniet tuaja. Të kesh miq dhe të kujdesesh për marrëdhnjen tuaj bën mirë për shëndetin mendor. E rëndësishme është që çdo ditë të rrisim marrëdhëniet tona, të mos xhelozojmë për jetën dhe arritjet e dikujt tjetër, por ti njohim ato dhe të fitojmë modelin më të mirë prej tyre. Ti je unik dhe kjo të bën shumë të veçantë ndaj rrit qënjen tënde, rrit marrëdhëniet dhe ndihu mirë me gjithçka që të rrethon.

•Ji mirënjohës! Gjithçka që ti ke arritur gjithë këta vite, ndoshta nuk është ajo që ke dashur por e gjithë kjo të ka bërë ky që je sot, ndaj ji I kënaqur dhe mirenjohës. Mirenjohja të fal vërtet paqe me veten.

•Mendo të bësh veten tënde krenar dhe jo të tjerët. Ajo çka ka rëndësi je ti, ndaj për ty puno fort, mos mendo për të tjërët por për veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu