Ekzistojnë akoma persona që ndihmojnë dikë dhe pse nuk kanë përfitime tek vetja e tyre . Këta janë personat altruistë, që janë të prirur për të anashkaluar veten e tyre për të ndihmuar dikë tjetër.

Disa karakteristika të tjera të personave altruistë janë:

-I vendosin të tjerët përpara vetes.

-Mendojnë sesi veprimet e tyre ndikojnë te të tjerët.

-Ndihen mirë pasi ndihmojnë dikë.

-Posedojnë shkallë të lartë vetë-besimi.

Siç është përmëndur dhe më lart jo të gjithë janë altruistë. Pse ndodh kjo?

Sipas studiuesve kjo ka të bëjë me disa funksione të trurit. Një studim i kryer në Universitetin Georgetown, arriti në përfundimin se personat që tregojnë altruizëm më të fortë, në fakt kanë një strukturë të trurit më aktive të quajtur ‘’amigdala’’, ku kjo pjesë është përgjegjëse për pjesën e ndjenjave, emocioneve, kryesisht frikën. Nga ky zbulim arrihet të kuptohet se ekziston një lidhje e mundshme mes altruizmit dhe kapaciteit neurologjik të frikës, pra observimit të frikës dhe përdorimt të empatisë, për ta patur parasysh këtë frikë tek të tjerët.

Pse ekziston altruizmi?

Psikologët kanë sugjeruar një numër shpjegimesh të ndryshme se pse ekziston altruizmi, duke përfshirë:

Arsyet biologjike.

Teoria sugjeron që altruizmi ndaj të afërmve të ngushtë ndodh në mënyrë që të sigurohet vazhdimi i geneve të përbashkëta. Sa më afër individët të jenë të lidhur, aq më shumë ka gjasa që njerëzit të ndihmojnë.

Arsyet neurologjike.

Altruizmi aktivizon qëndrat e shpërblimeve në tru. Neurobiologët kanë gjetur se kur angazhohen në një akt altruist, qëndrat e kënaqësisë së trurit bëhen aktive.

Arsyet mjedisore.

Një studim i kohëve të fundit në Stanford sugjeron që ndërveprimet tona dhe marrëdhëniet me të tjerët kanë një ndikim të madh në sjelljen altruiste.

Normat sociale.

Rregullat, normat dhe pritjet e shoqërisë mund të ndikojnë gjithashtu nëse njerëzit angazhohen në sjellje altruiste. Për shembull, nëse miku juaj ju huazoi para për drekë disa javë më parë, ndoshta do të ndiheni të detyruar të reagoni kur ai pyet nëse ju mund të huazoni 100 $. Ai bëri diçka për ju, tani ndiheni të detyruar të bëni diçka në kthim.

Arsyet njohëse.

Empatia.

Studiuesit thonë se njerëzit kanë më shumë gjasa të angazhohen në sjellje altruiste kur ndjejnë ndjeshmëri për personin që është në vështirësi.

Ndihma lehtëson ndjenjat negative.

Ekspertët e tjerë kanë propozuar që, duke parë një person tjetër në telashe, na bën të ndihemi të mërzitur, të pikëlluar ose të pa rehatshëm, kështu që ndihma e personit në vështirësi ndihmon në reduktimin e këtyre ndjenjave negative.

Por si të bëheni një person altruist nëse nuk i kemi këto aftësi të trurit?

1-Jepni sa më shumë dashuri. Siç e përmenda në fillim që altruizmi karakterizohet duke ndihmuar të tjerët. Pra filloni thjesht duke përhapur dashurinë. Jini të mirë, të sjellshëm dhe të dobishëm për dikë.

2-Shërbeni në komunitetin që banoni. Një punë vullnetare nuk i ben keq askujt!

3-Shijoni ndjesitë që merrni nga të ndihmuarit. Po po, shijojini, mos i largoni këto ndjenja nga vetja, mbajini aty, bëjini pjesë tuajën. Kjo do t’iu bëjë më efektiv në përpjekje të tjera!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu