Shpesh herë e gjeni veten para Instagramit apo Facebook-ut me postime të cilat tërheqin vëmendjen tuaj. Disa prej tyre mund të jenë argëtuese, disa kuptimplota e të tjera mund t`ju bëjnë të reflektoni.

E megjithatë, pasi e mbyllni telefonin, nuk ndiheni të çlodhur. Ndoshta përjetoni një boshllëk ndër vete. Edhe nëse ai që keni parë ka qenë postim pozitiv, shpesh herë nuk ndiheni të ngarkuar me pozitivitet por ajo çka mund të ndjeni është ankth.

Ka shumë fakte dhe të dhëna shkencore të cilat e mbështesin këtë dukuri. Rrjetet sociale dhe përmbajtja e tyre e cunguar e mbajnë trurin tuaj vazhdimisht të aktivizuar, në atë që njihet si gjendja alfa. Shkëputja e vazhdueshme e vëmendjes (edhe nga njëri postim në tjetrin) ju detyron të shpërndani vëmendjen tuaj, çfarë ju mban në një gjendje alerti ose gatishmërie – pikërisht aty ku gjen mundësi të shfaqet ankthi.

Por nëse kujtoni momentet tuaja të leximit të një libri, kuptoni që në ato çaste ndiheni ndryshe. Pas pak minutave, shpatullat tuaja fillojnë të relaksohen. Merrni frymë më thellë, ndiheni në qetësi me trupin tuaj.

Dhe kur përfundoni së lexuari një kapitull…nuk ndiheni të konsumuar. Ndiheni të pasuruar. Kur jeni duke lexuar një libër, nuk ju duhet të shikoni mesazhet, komentet, email-et dhe like-t njëkohësisht. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të ndiqni personazhin e librit në rrugëtimin e historisë së tij.

Studimet e reja kanë arritur të masin se sa realisht ndikon leximi i një libri në uljen e stresit. Një studim i zhvilluar në Universitetin e Sussex ka treguar se 6 minuta lexim, mund të reduktojnë nivelin e stresit më 68%.

Ajo çka është edhe më interesante, është se leximi ka rezultuar më efikas edhe se anti-stresantë të tjerë të njohur si:

– Pirja e çajit/kafes – reduktim të ankthit dhe stresit me 54%

– Shëtitja – reduktim të ankthit dhe stresit me 42%

Me fjalë të tjera, nëse doni vërtetë të relaksoni trupin dhe mendjen, leximi mund t`ju ndihmoj më shpejt se çdo aktivitet tjetër.

Në këtë studim, pjesëmarrësit iu nënshtruan disa testeve dhe ushtrimeve për të vlerësuar nivelin e stresit dhe ritmin e zemrës. Pjesëmarrësit më pas, iu nënshtruan disa aktiviteteve rekasuese dhe u rivlerësuan.

Te ata persona të cilët iu nënshtruan leximit si aktivitet relaksues, u vu re se pas 6 minutave lexim, ritmi i zemrës filloi të ulej dhe tensioni muskuluar filloi të reduktohej.

Por a ka rëndësi se çfarë libri lexojmë? Me sa duket, jo. Disa specialistë të shëndetit mendor mëndojnë se e rëndësishme është të përqëndroheni në atë çka po lexoni, çfarë do të bëj trupin tuaj të ndihet i lirë dhe të relaksohet. E rëndësishme është që libri të jetë interesant për ju, në mënryrë që t`ju nxisë të ndiqni personazhin dhe të largoni ankthin.

Mund të keni provuar shumë gjëra për t`u relaksuar e për të larguar stresin, që nga masazhet e deri te meditmi. Por ndoshta ajo çka vërtët ju duhet, është duke qëndruar në raftin e librave prej kohësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu