Çrregullimet e të ngrënit janë problem i shpeshtë i njeriut modern.

Kohërat moderne karakterizohen me standarde joreale të bukurisë. Revistat dhe rrjetet sociale janë të përmbushur me fotografi të modeleve të bukura me këmbë të holla dhe stomak perfekt. Madje edhe kur shëtisim nëpër qytet nuk mund të shmangim takimin e figura perfekt dhe fytyra të bukura që na buzëqeshin nga bilbordet.

Pamja e bukur dhe e këndshme, sot është imperativ edhe në punë. Është dëshmuar shkencërisht që njerëzit më me dëshirë zgjedhin për bashkëpunëtorë klientë më të rinj, më tërheqës, dhe nuk habit fakti që femrat, por edhe meshkujt çdo ditë e më tepër i kushtojnë kujdes trupit të tyre.

Por, jo rrallëherë, nën presion të shoqërisë dhe stresit të vazhdueshëm, njerëzit padashur kalojnë rrugën e mënyrës së shëndetshme të jetës drejtë sëmundjes. Që çrregullime e të ngrënit janë problem mjekësor global e vërteton  e dhëna që janë regjistruar mbi 70 milionë raste, ku është vërejtur trendi në rritje i pacientëve. Gjithashtu, prej viti në vit, po shtyhet kufiri i moshës. Kështu, bulimia  dhe anoreksia fillojnë zakonisht para moshës 25 vjeçare. Derisa të ngrënit kompulsiv, zakonisht shfaqet në moshën e tridhjetave.

Çrregullimet e të ngrënit janë të njohura që nga kohërat e lashta

Besoni apo jo, çrregullimet e të ngrënit nuk janë rezultat i jetës bashkëkohore. Të dhënat e para datojnë qysh nga para Erës së Re. Këto i ka shënuar Ksenofonti në veprën e tij Anabasis.

Madje edhe në Egjiptin e vjetër çrregullimet e të ngrënit janë trajtuar si formë e trajtimit. Përkatësisht, mjekët kanë rekomanduar buliminë një herë në muaj për të mbrojtur organizmin. Arsyeja për këtë qëndron në besimin që ushqimi është shkaku kryesor i të gjithë sëmundjeve.

Romakët kanë shkuar një hap më tej. Tek ata, vjellja “vullnetare” ka qenë privilegj i shtresave më të larta të shoqërisë. Në këtë mënyrë  njerëzit e pasur bënin vend në stomak për ngrënin e delikatesave të reja në festat e rëndësishme.

Deri në shekullin XIX asnjë  çrregullim i të ngrënit nuk konsiderohej i dëmshëm. Vetëm në gjysmën e shekullit XX në klinikën Mayo është vërejtur ndërlidhja e tyre me problemet psikike, për të marrë prej vitit 1980 një klasifikim zyrtar në Manualin për diagnostifikim dhe statistika për çrregullimeve mentale.

Si shfaqen çrregullimet e të ngrënit?

Çrregullimet e të ngrënit janë shumë kompleks, kështu që shkaku i saktë nuk mund të përcaktohet, por shfaqja e tyre shpjegohet me kombinimin e disa faktorëve. Përveç faktorit social, rol të rëndësishëm luajnë edhe faktori biologjik dhe psikologjik.

Edhe vetë gjenetika mund të kontribuojë në shfaqjen e çrregullimeve në të ngrënit. Është vërejtur që këto çrregullime më shpesh shfaqen tek femrat, nënat apo motrat e të cilave vuajnë nga problemet e njëjta. Edhe pse karakteristika e individit mund të jenë parakusht. Perfeksionistët, personat që kanë vështirësi në shfaqjen e emocioneve dhe ndjenjave, apo kanë nivel të ulët të vetëbesimit, janë më të prirë që të kenë ndonjë çrregullim në të ngrënit.

Problem mund të shkaktojnë edhe ngjarjet e mëdha në jetë. Dhuna e përjetuar fizike apo psikike, vdekja e një personi të dashur, divorci, raportet e këqija në familje, janë vetëm disa nga faktorët që përmenden.

Duhet pasur parasysh që çrregullimet e të ngrënit nuk janë “tërheqje e vëmendjes nga individi”, por në rrënjët e tyre qëndrojnë probleme serioze. Shoqërues të zakonshëm janë  depresioni dhe ankthi por edhe vetë mund të jenë shkaktarë të çrregullimeve.

Si identifikohen çrregullimet e të ngrënit?

Anoreksia zakonisht nis me dëshirën për të “rregulluar” pak linjat trupore. Problemi paraqitet kur regjimi rigoroz nuk ndalohet pas humbjes së kilogramëve. Këtë çrregullim, në fakt, e karakterizon frika nga mbipesha. Kështu personat që vuajnë nga kjo vazhdimisht janë të uritur dhe janë të mbingarkuar me numërimin e kalorive që hanë. Njëkohësisht, zhvillojnë prirjen për ushtrime obsesive.

Për dallim prej tyre, tek pacientët me bulimi zëvendësohen periudhat e urisë dhe ngrënies së tepërt. në këto momente ata humbasin kontrollin dhe janë të gatshëm të hanë çdo gjë që hasin. Studimet kanë treguar që bëhet fjalë për sasi vërtetë të mëdha të ushqimit, e cila shkon deri në 5.000 kalori. Pas kësaj faze vjen faza e ndjenjës së fajit dhe frika nga mbipesha, dhe shpëtimin e shohin në të vjellat e qëllimshme.

Të ngrënit kompulsiv njihet nga ngrënia e rregullt e sasive të mëdha të ushqimit. Zakonisht hanë shpejt, a nuk përjashtohet që këtë ta bëjnë edhe fshehtas. Personat që vuajnë nga ky çrregullim nuk kanë kontroll, dhe vazhdojnë të hanë edhe kur janë plotësisht të ngopur. Edhe pse edhe tek ata paraqitet ndjenja e fajit, nuk heqin dorë nga ushqimi i tepërt, siç është rasti tek bulimia.

Meqenëse çrregullimet e të ngrënit rrezikojnë shëndetin e njeriut, është i domosdoshëm trajtimi. Shumica nuk janë të vetëdijshëm që kanë problem, kështu që njohja e simptomave është hapi i parë në luftë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu