Është një lloj i rëndomtë çrregullimi ankthi, i cili mund të shfaqet në forma të ndryshme. Personat me ankth kanë mendime të përseritura (obsesione) ose shtytje të vazhdueshme për tu marrë me veprime të përseritura pa kuptim, të cilat për ata janë të pakontrollueshme, iracionale dhe të bezdisëshme. P.sh, ata mund të kujtojnë se dikush po i ndjek nga pas në mënyre të vazhdueshme ose kontrollojnë në mënyre të përseritur, për tu siguruar që dritarja nuk është e hapur. Këto obsesione ose kompulsione krijojnë brengosje dhe shqetësime të ndjeshmë në funskionimin normal të individit dhe i shpenzojnë shumë kohë

 

Është një lloj i rëndomtë çrregullimi ankthi, i cili mund të shfaqet në forma të ndryshme. Personat me ankth kanë mendime të përseritura (obsesione) ose shtytje të vazhdueshme për tu marrë me veprime të përseritura pa kuptim, të cilat për ata janë të pakontrollueshme, iracionale dhe të bezdisëshme. P.sh, ata mund të kujtojnë se dikush po i ndjek nga pas në mënyre të vazhdueshme ose kontrollojnë në mënyre të përseritur, për tu siguruar që dritarja nuk është e hapur. Këto obsesione ose kompulsione krijojnë brengosje dhe shqetësime të ndjeshmë në funskionimin normal të individit dhe i shpenzojnë shumë kohë

Obsesionet dhe kompulsionet shpesh janë të kombinuara me njëra-tjetrën, siç është rasti I shqetësimit nga papastërtia i shoqëruar me larjen e duarve pas çdo gjysmë ore. Ose një person që ka frikë nga të ftohtit, vesh disa triko dhe hedh mbi vete disa batanije. Në qoftë se një person ka 100 triko duhet të jemi të sigurtë se kemi të bëjmë me një sjellje kompulsive. Në të gjithë kemi mendime dhe manierizma që i kryejmë thuajse në mënyrë automatike. Kurse tek personi obsesiv kompulsiv, këto mendime dhe veprime bëhen aq zotëruese sa e pengojmë atë në jetë.

Mendimet obsesive shpesh kanë të bëjnë me frikën e të qënit i paaftë për të kontrolluar impulse(shperthimet). Personi mund të fantazoje herë pas herë për vrasjen e një njeriu të afërt, që të dalë në rrugë lakuriq ose të thërrasë me zë të lartë gjera të turpshme. Shanset për ti realizuar në të vërtetë këto gjera janë praktikisht zero, por të fantazuarit vazhdon në mënyrë të pavullnetshmë, deri në atë pikë sa ai ka frikë se mos vërtet e humbet kontrollin. Çdo përpjekje për tu dhënë fund këtyre mendimeve shpie në një ankth dhe më të theksuar.

Vepimet kompulsive janë po aq shqetësuese për personin që i bën ato. Në to mund të përmendim veprime rutinë e të parëndesishmë sikurse është të kontrolluarit e dyerve tre herë, për tu siguruar që ato janë të mbyllura, apo përzierja e kafesë saktësisht pesë herë, duke vazhduar me rituale të tilla komplekse sikurse veshja dhe zhveshja shtatë herë para daljes nga shtëpia, ose mbledhja e numrave të të gjitha targave të dukshme të makinave para kalimit në anën tjetër të rrugës. Përsëri çdo përpjekje për ta ndaluar këtë sjellje çon në një ankth të menjëhershëm.

Për të gjykuar saktë nësë një sjellje e caktuar është obsesive kompulsive, duhet të merret në konsideratë konteksi sociale. Kështu psh, ne nuk do ta quanim të shqetësuar pilotin e një linje ajrore, ngaqe ai kontrollon instrumentat e aeroplanit në mënyrë të përseritur para çdo fluturimi. Po ashtu, nëse nje person merret me koleksionime të ndryshme, ai në vazhdimësi kërkon llojë të reja të gjerave që i koleksionin. E tëra kjo merret jo shqetësuese deri në atë pikë kur personi që merret më koleksionime e harron familjen, në këtë pikë nësë personi do të fillontë të harronte familjen dhe të sëmurej nga të pangrënët, atëhere do të kishim të bënim me një problem serioz. Personat obsesive kompulsive nuk është e vështirë të trajtohen, sepse kjo gjendje nuk paraqet veçse një formë të lehtë të keqpërshtatjes.

Ekzistojnë disa teori që shpjegojnë çrregullimet obsesive kompulsive. Sipas modelit psikanalitik, ankthi dhe faji për një problem mund ta pushtojë njeriun. Atëhere ai mendon se duke bërë diçka tjetër, kjo ia heq mëndjen nga ky problem. Dhe kështu fillon cikli: sa herë ndjen ankth fillon edhe sjellja e përseritur. Teoria e sjelljes së mësuar apo fituar sugjeron që çrregullimet obsesive kompulsive lindin si përgjigje ndaj përvojave që shkaktojnë ankth. Kur ndjehemi të shqetësuar për diçka, ne perdorim metoda të ndryshme për ta zbutur ankthin. Kur vërejmë se diçka ka efekt, ne vazhdojmë ta bëjme atë. Disa sjellje të përmbajtura mund ta kenë burimin në fëmijeri, si sjellje për të cilat ne kemi marrë lavdërime si psh larja e duarve, veshjen, rregullimin e dhomës. Si të rritur, ne i ekzagjerojmë këto sjellje të fëmijerisë. Ngaqe kanë lidhje më perforcim, ato e ulin përkohësisht ankthin. Kërkimet më të fundit vënë në dukje se ekziston një bazë biologjike për disa nga format e sjelljes obsesive kompulsive dhe se ato ngjasin te një person që në përgjithësi është i paaftë të përballojë si duhet kërkesat e jetës së përditshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu