Lodhja në punë “burn out“ është një gjendje komplekse e rraskapitjen psikike dhe emocionale.

Çdonjëri prej nesh ka ditë të këqija në punë, kur nuk arrijmë asgjë të bëjmë. Ndonjëherë, për këtë nuk ekziston arsye e qartë. Thjeshtë, zgjohemi nervoz dhe të lodhur, me ndjenjën që gjithçka ka arritur kulmin. Këto momente kalojnë shpejtë dhe ne, pa asnjë pasojë, i kthehemi obligimeve të përditshme.

Por, problemi lind kur ekziston mbingarkesa e vazhdueshme për shkak të mosharmonizimit të dëshirave, qëllimeve dhe obligimeve në punë. Atëherë trupi i ekspozohet stresit që bëhet kronik.

 

A është lodhja në punë “burn out“ sëmundje e kohërave moderne?

Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë e ka bërë jetën më të lehtë. Për fat të keq, të punësuarit nuk kanë fituar më shumë kohë të lirë. Ka raste të shpeshta kur njerëzit për shkak të obligimeve në punë lënë pas dore nevojat personale, dhe fundjavat i kalojnë në zyre. Konkurrenca e madhe mund të sjell raporte të këqija ndërnjerëzore dhe konflikte me kolegët, që paraqet një stres të shtuar.

Hulumtimet kanë treguar që rreth 10 për qind e të punësuarve vuajnë nga “djegia në punë” dhe nuk është për t’u habitur që kjo po përmendet gjithnjë e më shumë në kohërat moderne.

Besoni apo jo, sindroma burn out është zbuluar para 4 dekadave. Termin e ka përkufizuar Herbet Freudenberger më 1974. Ky psikiatër amerikan ka dhënë përkufizimin e parë, të cilin e ka zhvilluar në bazë të hulumtimeve të punësuarve në klinikën për sëmundje të varësisë. Sipas tij “burn out” është “humbja graduale e idealizmit, energjisë, kuptimit dhe qëllimeve të shkaktuara nga kushtet e punës, dhe mund të konsiderohet si përgjigje e individit në nivelin e lartë të stresit kronik”.

Freudenberger  gjithashtu ka theksuar që bëhet për fjalë[ për gjendje individuale, sepse nuk shfaqet tek të gjithë të punësuarit, edhe pse punojnë në mjedis  të njëjtë, kanë përshkrim të njëjtë të punës dhe nivel të njëjtë të arsimimit. Kjo do të thotë që lodhja në punë “burn out” përcaktohet nga karakteristikat personale.

Si të identifikoni lodhjen në punë ?

Lodhja në punë “burn out” zhvillohet ngadalë, dhe është e vështirë që problemi të vërehet. Kësaj i kontribuojnë edhe simptomat e caktuara që shfaqen si tek depresioni. Edhe përkundër ngjashmërive, duhet të keni parasysh që “burn out” është i lidhur ekskluzivisht me punën, derisa depresioni reflektohet edhe në aspektet tjera të jetës.

Shenjat e njohura fizike të lodhjes në punë “burn out” janë të dërmuarit, dhimbjet e kokës, problemet me gjumë, dhimbjet në shpinë, problemet me stomak por edhe çrregullimet në të ngrënit dhe rënia e imunitetit. Pastaj, mund të shfaqen edhe shumë simptoma emocionale, siç janë nervozizmi i shtuar dhe irritimi, ndjenja e pafuqisë, zemërimi, humbja e motivimit, ankthi …

Lodhja në punë “burn out“ ndikon edhe në ndryshimet në sjellje. Personi bëhet kritik, harron, është joefikas në kryerjen e punëve, sepse nuk mund të fokusohet vetëm në një gjë dhe vështirë mban në mend informacionet e reja. Ka raste të shpeshta kur, në përpjekje që i vetëm të përballojë stresin gjithnjë e më të madh, tek ky person zhvillohet  varësia nga tabletat, alkooli apo ndonjë substancë tjetër psikoaktive.

Lodhja në punë “burn out” ka 4 faza

Në fazën e parë mbretëron entuziazmi për punë. I punësuari është i përkushtuar maksimalisht në punë dhe asnjë detyrë për të nuk është e vështirë. Duke marr parasysh lumturinë që sjell punë, kjo periudhë quhet “maji i majtit”.

Në një moment i punësuari e kupton që asgjë nuk është perfekt. Pikërisht ky ballafaqim me realitetin paraqet fazën e dytë, në të cilën shfaqen edhe simptomat e para fizike të dukshme. Fillojnë edhe mosmarrëveshjet si me bashkëpunëtorët, ashtu edhe me anëtarët e familjes.

Gjendja e vërtetë çon drejtë dëshpërimit. Në këtë fazë shfaqen vështirësitë emocionale. Personi rishqyrton sukseset e dhe aftësitë e tij, kështu që ndjenja e zemërimit dhe pakuptimësia bëhen pjesë e përditshmërisë. Faza e fundit është alarmante. Sepse vjen manifestohen apatia dhe humbja e plotë e vetëbesimit. Nga këto rrjedhin mosinteresimi për punë, por edhe shmangia e kontakteve me njerëzit e afërt.

A mund të shërohet lodhja në punë?

Për të shëruar sindromën e djegies me sukses është e nevojshme të identifikohen shkaqet e stresit dhe të mësohen si të përballohet kjo sindromë. Kjo nënkupton ndryshimin, para së gjithash, në sjellje dhe shprehi, e në raste të caktuara edhe ndryshimin e mjedisit të punës.

Nëse vetëm janë shfaqur fazat e vështira, ka ardhur deri tek distancomi nga njerëzit dhe zvogëlimi i aftësive punuese, është e obligueshme ndihma profesionale. Përmes psikoterapisë dhe këshillimit jo vetëm që do të mësoni si të shmangni anët negative të punës, por edhe si të zhvilloni rezistencën tuaj ndaj stresit.

Mos lejoni që puna juaj t’ju mposht plotësisht, kërkoni ndihmë me kohë dhe riktheni kontrollin e jetës suaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu