Ballina Artikuj Ankthi Sulmet e Panikut

Sulmet e Panikut

64
0

Sulmet e panikut janë çrregullime emocionale që karakterizohen me shfaqje të papritur të simptomave të pakëndshme që shpejtë rriten dhe çojnë në frikë dhe më të madhe. Ata ndikojnë negativisht në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe për shumicën e njerëzve është shumë vështirë të përballen me këta sulme pa ndihmën e dikujt.

 

Simptomat e sulmeve të panikut

Shenjat që tregojnë praninë e ekzistimit të sulmeve të panikut, janë:

  • rrahjet e shpejta të zemrës;
  • frika nga infarkti;
  • problemet me frymëmarrjen;
  • të nxënit e frymës;
  • djersitja;
  • ndjenja e të therurit;
  • marramendja;
  • neveria;
  • frika nga humbja e kontrollit dhe çmenduria;
  • frika nga sulmet e sërishme.

Të gjitha këto simptoma janë të rrezikshme për jetë dhe ndjenja e frikës është e përkohshme. Por, edhe krahas kësaj lufta individuale për tejkalimin e tyre është e gjatë dhe e vështirë.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të mposhtni sulmet e panikut dhe që simptomat e pakëndshme psikike dhe fizike të mos përsëriten më kurrë.

Sulmet e panikut dhe shkaqet e tyre

Sulmet e panikut nuk ndodhin rastësisht, siç i duket njerëzve dhe ato zakonisht shfaqen kur ndodh ndonjë ngjarje negative. 

Njëri prej shkaqeve zakonisht është përdorimi i substancave psikoaktive siç janë droga dhe alkooli që më pas sjell gjendjen e tensionuar dhe ankthin.

Në klinikën tonë me sukses trajtojmë edhe shkaqet edhe pasojat e çrregullimeve të ndryshme, sidomos ata që shkaktojnë sëmundjet e varësisë, sepse konsiderojmë që ato i lënë pasoja më të rënda edhe personit të varur edhe rrethit. Jemi të vetëdijshëm për vuajtjet që përjetojnë familjet dhe për këtë arsye i inkurajojmë që të ndërmarrin iniciativën dhe të nisin me procesin e trajtimit, sepse kryesisht personat e varur nuk janë në gjendje që ta bëjnë atë të vetëm.

Rrethi vicioz i cili ka për pasojë sulmet e panikut duket kështu: disa njerëz, që janë të ndjeshëm dhe me ankth frikësohen nga simptomat trupore të cilët përndryshe janë shumë të pakëndshme. Frika pastaj i forcon por njeriu mendon se po i ndodh diçka e tmerrshme.

 

Trajtim i sulmeve të panikut

Kur përjetojnë sulmin e parë, njerëzit zakonisht tremben dhe shkojnë te mjeku. Kontrollimi mjekësor është i dobishëm për të përjashtuar mundësitë e sëmundjeve fizike. Kur konstatohet që shkaku nuk është i natyrës somatike por psikike, mund të fillohet me trajtim. Sulmet e panikut mund të zgjasin me vite nëse nuk trajtohen dhe për këtë arsye është i domosdoshëm trajtimi.

Kemi lajme inkurajues për ju: sulmet e panikut mund të shërohen me sukses dhe mund të mposhten përgjithmonë. Në klinikën tonë aplikojmë psikoterapinë e cila  është treguar shumë efektive në trajtimin e sulmeve të panikut. Ndonjëherë është e nevojshme të aplikohen edhe medikamente, por për këtë vendos ekskluzivisht mjeku.

Në klinikën tonë psikoterapinë e aplikojnë psikoterapistët me përvojë shumëvjeçare.

Në bisedë me psikologun do të kuptoni që problemi është i zgjidhshëm dhe to të jeni në gjendje të hapni shpirtin dhe të ndani të gjithë problemet tuaja me ekspertët eminent. Në duart tona jeni plotësisht të sigurt, e për këtë dëshmon numri i madh i pacientëve të shëruar, që kanë ndryshuar jetën e tyre për të mire, falë bashkëpunimit me ne.

Le të jetë edhe përvoja juaj pozitive, në vitin e ri urojini vetes të shërohen dhe me ndihmën tonë ktheni një faqe të re në jetën tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu