Traumat e Fëmijërisë

58
0

Sipas zbulimit të një studimi të ri, traumat e fëmijërisë si pasojë e prindërimit të pakujdesshëm, mund të shkaktojnë dëmtime strukturore në tru dhe rrisin mundësinë për depresion të rëndë. Për herë të parë shkencëtarët kanë lidhur ndryshimet e stukturës së trurit me ngjarjet traumatike të fëmijërisë dhe shëndetin e dobët mendor në jetën e mëvonshme.

Botuar në Lacent, studimi zbuloi një  lidhje të rëndësishme midis të rriturve që kanë qënë të keqtrajtuar në fëmijëri me madhësinë e korteksit insular, pjesë e trurit që njihet për rregullimin e emocioneve.

Studimi është fokusuar kryesisht në një fenomen të quajtur “gjurmë në sistemin limbik”, të cilin shumë studime të mëparshme e kanë lidhur me stresin. Në studim janë përfshirë 110 pacientë, mosha 18-60 vjeç, të hospitalizuar me çrregullim depresiv madhor, të cilët më pas u monitoruan në vazhdim për 2 vite për mundësinë e rishfaqjes së sëmundjes.

Ata iu nënshtruan një pyetësori të detajuar lidhur me traumën e fëmijërisë, i cili vlerësoi në mënyrë retrospektive incidentet e abuzimit fizik, neglizhimit nga prindërit, abuzimit emocional, neglizhimit emocional dhe abuzimit seksual. Më pas pacientëve iu krye skanimi i trurit MRI, me anë të të cilit evidentoheshin ndryshime në strukturën e trurit.

Doktor Nils Opel nga “Universiteti i Münster”, Gjermani, i cili udhëhoqi hulumtimin shpjegon se: “Duke pasur parasysh ndikimin e korteksit insular në funksionet e trurit të lidhura me emocionet, është e mundur që ndryshimet strukturore të trurit i bëjnë këta pacientë më pak sensitivë ndaj trajtimeve konvencionale”.

“Studimet e ardhshme psikiatrike duhet të shqyrtojnë se si gjetjet tona mund të përdoren klinikisht për një kujdes dhe trajtim të veçantë në mënyrë që të mund të përmirësojmë rezultatet e mjekimit te këta pacientë.”

Zbulimet e këtij studimi treguan se reduktimi i korteksit insular për shkak të ndikimit në sistemin limbik rrit ndjeshëm probabilitetin e rikthimit të sëmundjes dhe se keqtrajtimi dhe traumat në fëmijëri janë ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillim të depresionit madhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu