Çdo fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet, por disa prindër mund të pyesin veten nëse fëmijët e tyre janë më inteligjentë se bashkëmoshatarët e tyre. Pyetja e rëndësishme, natyrisht, është se si të kuptosh nëse një fëmijë është një gjeni.

Të gjithë prindërit duan të besojnë se fëmijët e tyre janë të veçantë dhe unikë dhe në një farë mënyre, ata janë me të vërtetë!

Megjithatë, vetëm një përqindje e vogël e fëmijëve, janë jashtëzakonisht gjenialë, ata që potencialisht mund të marrin të njëjtën rrugë si disa nga njerëzit më të talentuar në histori si Ajnshtajni dhe Mozarti, ndër të tjera.

Këtu janë shenjat që tregojnë se jeni duke rritur një gjeni:

 1. Kujtesë e patëmetë

Kujtimi i gjërave mund të jetë një detyrë e vështirë për disa fëmijë, por për fëmijët e talentuar, është krejtësisht e lehtë. Nëse fëmija juaj është i talentuar, ai ose ajo mund të ketë një kujtesë befasuese që nga fillimi. Fëmija juaj mund të kujtohet se ku ka fshehur një lodër ose mund ta memorizojë me lehtësi alfabetin.

 

 2. Përparim i jashtëzakonshëm

Për çdo muaj që një fëmijë kalon, ai ose ajo mund të kryejë një përparim jashtëzakonisht të veçantë nga ai që pritet nga grupi i tij përkatës i moshës. Një fëmijë gjeni mund të performojë disa nga veprimet tipike më herët se mosha e tij. Kjo është në fakt një nga shenjat e para që mund të jeni duke rritur një gjeni. Nëse fëmija juaj mund të zvarritet, të ecë ose të flasë më herët se foshnjat e tjera, mund të jeni prindërit e një Ajnshtajni tjetër.

 

 3. Aftësi gjuhësore me zhvillim të lartë

Aftësitë gjuhësore jo vetëm që do të thotë të jesh në gjendje të flasësh, por edhe të kuptosh atë që dëgjon. Nëse fëmija juaj tregon interesim për ju kur ju po lexoni një libër më shpejt se në moshën 6 muajshe, fëmija juaj ka shumë gjasa të jetë një gjeni. Bebet që janë të talentuar tentojnë të jenë më të interesuar në atë që njerëzit e tjerë po thonë dhe ata duket se e kuptojnë atë.

 4. Njohuri të hollësishme të një hobi apo teme të preferuar

Fëmijët që janë të talentuar mund të kenë njohuri të thella për një temë apo interes të veçantë. Nëse fëmija juaj e do shkencën, ai ose ajo mund t’ju japë të gjithë emrat shkencorë të çdo kafshe apo bime. Nëse ai apo ajo e do historinë, tregimi i të shumë ngjarjeve historike mund të jetë e lehtë për të.

 

5. Preferojnë të flasin me të rriturit ose me njerëz të moshuar

Foshnjat gjeni mund të preferojnë të flasin me njerëz më të mëdhenj në moshë, sepse ata e kanë të vështirë të lidhen me fëmijët në moshën e tyre. Ata duken të pjekur për moshën e tyre.

 

6. Adhurojnë leximin

Nëse fëmija juaj adhuron leximin, atëherë ky është një tregues tjetër. Kur fëmija juaj është i talentuar dhe gjeni, ai ose ajo është një lexues i pangopur dhe mëson shumë nga të gjitha librat që lexon.

 

 7. Artistikë, të zotët me numrat ose muzikën

Fëmijët e talentuar kanë më shumë gjasa të jenë të zotë me numrat, artet apo muzikën.

 

8. Në gjendje të përqëndrohen për periudha të gjata kohore

Në mënyrë tipike, fëmijët kanë një hapësirë të shkurtër të përqëndrimit të vëmendjes. Megjithatë, nëse fëmija juaj është një gjeni, mund të presni që ai ose ajo të përqendrohet për periudha të gjata. Ai mund të lexojë një libër dhe të qëndrojë në një vend për një kohë të gjatë ose të përqendrohet në një detyrë dhe t’i përmbahet derisa ta përfundojë.

 

 9. Bëjnë pyetje gjatë gjithë kohës

Një fëmijë i talentuar është një fëmijë i çuditshëm. Fëmija juaj do t’ju bëjë pyetje për çdo gjë, sepse ai ose ajo kërkon vazhdimisht për njohuri. Nëse fëmija juaj është “llafazan” dhe shpesh bën shumë pyetje, konsiderojeni atë si një gjë të mirë.

 

 10. Imagjinatë tepër të gjallë

Fëmija juaj është një gjeni nëse ai ose ajo ka një imagjinatë të shfrenuar. Nëse një fëmijë ka një imagjinatë tepër të gjallë dhe sajon situata komplekse gjatë lojës, është një shenjë se fëmija juaj është më inteligjent se foshnjat e tjera në moshën e tij.

 

 11 Preferojnë të luajnë vetëm

Fëmijët më inteligjentë dhe më të talentuar do të preferonin të luanin më mirë vetëm se sa me fëmijët e tjerë. Fëmijët e talentuar janë unikë në mënyrën e tyre. Nëse besoni se djali apo vajza juaj mund të jetë një gjeni, ka qendra anembanë globit që kryejnë teste për fëmijët e talentuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu