Pas vite e viteve që njerëzit ju tregojnë se sa kokëfortë dhe këmbëngulës jeni, këtu do të gjeni një dëshmi se në të vërtetë kjo është një gjë e mirë.

A ju kujtohen ato kohë në fëmijërinë tuaj, ku ju refuzonit të shkonit për të fjetur, kur ishte koha për të fjetur gjumë ose zemëroheshit në çast, kur ju nuk dëshironit të vinit lodrat në vendin e tyre?

Epo, ndërkohë që prindërit mund ta kenë pasur të vështirë t’ju bëjnë të hani perime e fruta, ka arsye për të besuar se kokëfortësia juaj në fëmijëri do t’ju shpërblejë kur të rriteni.

Të kesh vullnet të fortë në fëmijëri mund të sjellë një pafundësi përfitimesh kur të rriteni, zbulon një studim. Hulumtuesit vëzhguan fëmijët e moshës ndërmjet 8 dhe 12 vjeç dhe vlerësuan udhëtimin e tyre në moshë madhore.

Pas katër dekadash, gjetjet treguan se fëmijët që ishin sfidues përfunduan si disa prej të rriturve më të suksesshëm.

Ndaj, nëse keni qenë një fëmijë që i ka pëlqyer të thyejë rregullat, atëherë shanset tuaja për të pasur një jetë më të mirë se të tjerët rriten. Kryeneçësia mund të jetë një tipar që ju mban të motivuar dhe të fortë kur bëhet fjalë fjalë për arritjen e qëllimeve tuaja.

Gjithashtu, të rriturit që kishin qenë fëmijë kokëfortë kishin më shumë gjasa që të arrinin lart dhe të ishin më të përmbushur si të rritur, duke fituar më shumë në karrierën e tyre gjithashtu, në krahasim me të rriturit që kishin qenë më të qetë dhe pasivë kur ishin fëmijë.

Si fëmijë, kur ju jeni më të gatshëm për të luftuar për atë që dëshironi dhe për atë që besoni, ka më shumë gjasa që ju të bëni të njëjtën gjë kur të rriteni.

Kjo do të thotë se si një fëmijë kokëfortë, nuk do hiqnit dorë lehtë nga nevojat tuaja. Dhe kur u rritët, nuk hoqët dorë aq lehtë nga qëllimet që i vendosët vetes.

Përkundrazi, fëmijët pasivë kanë më shumë gjasa të heqin dorë nga problemet e tyre dhe të dëgjojnë atë që u thonë shokët, prindërit ose mësuesit e tyre. Dhe ata kanë të ngjarë të vazhdojnë kështu edhe si të rritur.

Megjithëse për prindërit dhe vëllezërit e motrat tuaja mund të kenë qenë një sfidë e vërtetë për të fituar kundrejt jush, më në fund ju kuptuat se si ta përdorni mirë atë kokëfortësinë tipike.

Ndërsa fëmijët kokëfortë rriten, ata tregojnë se janë në gjendje t’ia dalin akademikisht më mirë dhe të kenë një jetë të suksesshme.

Nëse tentoni të jeni personi i cili nuk ndjek turmën, ky mund të jetë gjithashtu një efekt i atij geni kokëfortë që gjendet brenda jush.

Ju u rritët duke u bërë një person i guximshëm dhe i aftë të flasë për nevojat dhe të luftojë për atë që dëshiron. Ju nuk pranuat të mbeteni pasivë dhe të ndiqni verbërisht atë që njerëzit e tjerë ju thonë të bëni.

Ndaj, konsiderojeni veten me fat nëse ju kanë quajtur kokëfortë, këmbëngulës ose moskokëçarës në fëmijërinë tuaj më shumë se një herë.

Kjo mund të jetë edhe shenja që vërteton se sa elastikë jeni. Ju nuk jeni një person që do të thyhet lehtësisht kur të ballafaqoheni me një problem. Një sfidë nuk do t’ju trembë ose do t’ju bëjë objekt të kapriçove të të tjerëve.

Dhe nëse keni një fëmijë në jetën tuaj, i cili është aq kokëfortë sa ju “çmend” me raste, mos e dekurajoni kryeneçësinë e tyre. Gjeni mënyra për ta trajtuar atë në një mënyrë të shëndetshme, sepse ata mund të jenë në rrugën e tyre drejt suksesit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu