Leximi nuk është vetëm një instrument thelbësor për arsimin dhe një mjet për afrimin e realitetit, por është gjithashtu një mjet për t’u çlodhur. Dhe që fëmija juaj të mos e jetojë të lexuarit si detyrim por si kënaqësi, ju ofrojmë disa këshilla për ta shoqëruar atë drejt një qasje pozitive.

Që në moshën gjashtë muaj është e mundur që librat t’u prezantohen fëmijëve, duke i lënë të lirë t’i prekin, t’i shfletojnë, të ndiejnë letrën. Më mirë të zgjidhni libra me imazhe të thjeshta, ngjyra të ndritshme dhe materiale të ndryshme që stimulojnë kuriozitetin.

Leximi është i bukur dhe e bën fëmijën të rritet mirë. Mënyra më e mirë për të përcjellë dashurinë për të lexuarit, është duke dhënë një shembull të mirë: idealja është të filloni t’i lexoni përralla dhe më pas të lexoni me zë të lartë, bashkë me ta. Kjo gjithashtu do t’i ndihmojë të pasurojnë fjalorin e tyre dhe të mësojnë shqiptimin e saktë të fjalëve.

Kënaqësia e të lexuarit është e lidhur me universin emocional, që aktivizohet kur e identifikojmë veten me një histori. Për të siguruar që edhe fëmijët tanë të gjejnë një kënaqësi të vërtetë për të lexuar një libër, është thelbësore t’i lini ata të lirë dhe të pavarur në zgjedhjen e tyre, pa imponime të çfarëdo lloji. Kështu ata do të zhvillojnë shijet e tyre personale, dhe kurrë nuk do ta konsiderojnë aktivitetin e të lexuarit të mërzitshëm.

Një qasje e gabuar është t’i qasemi librit sipas konceptit të detyrës shkollore, kjo vetëm do t’i largojë fëmijët nga leximi. Prindi që e do leximin e përjeton atë si një moment të pasurimit dhe indirekt ia kalon fëmijëve të tyre. Për të mësuar dashurinë e leximit, së pari duhet të “besoni në të”.

Në fund, të mos harrojmë se fëmijët duan të udhëtojnë me imagjinatën e tyre dhe ç’mënyrë më të mirë për të jetuar një aventurë të re, sesa përmes faqeve të një libri të mirë? Duhet t’i inkurajojmë ata të lexojnë duke krijuar një hapësirë të veçantë për ta në shtëpi dhe duke i shoqëruar në bibliotekë, në mënyrë që të zgjedhin lirshëm leximet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu