“Kur isha 17 vjeç, lexova një citim që thoshte, pak a shumë: “Nëse e jeton çdo ditë sikur të ishte e fundit, një ditë do të kesh të drejtë.” Më bëri përshtypje … dhe që atëherë, për 33 vitet e fundit jam parë në pasqyrë çdo mëngjes dhe kam pyetur veten: “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të dëshiroja të bëja atë që po bëj sot?”.

Dhe sa herë që përgjigjja ka qenë “jo” për shumë ditë me radhë, e kam ditur se kisha nevojë të ndryshoja diçka. Vetëdija që shpejt do të vdes, është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë, për të më ndihmuar të bëj zgjedhjet e mëdha në jetë.

Sepse pothuajse çdo gjë: të gjitha pritshmëritë e jashtme, e gjithë krenaria, të gjitha frikërat nga turpërimi ose dështimi … këto gjëra thjesht shemben përballë vdekjes … duke lënë pas, vetëm atë që është me të vërtetë e rëndësishme.

Vetëdija se një ditë do të vdisni është mënyra më e mirë që unë njoh për të shmangur kurthin e të menduarit që keni diçka për të humbur. Ju tashmë jeni të zhveshur; nuk ka arsye të mos ndiqni zemrën tuaj.

Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në Qiell nuk duan të vdesin për të shkuar atje. Dhe prapëseprapë, vdekja është destinacioni që të gjithë e ndajmë. Askush nuk i ka shpëtuar ndonjëherë. Dhe kështu duhet të jetë, sepse vdekja është me shumë gjasë,  shpikja e vetme më e mirë e jetës. Është agjenti i ndryshimit të jetës. Ajo pastron të vjetrën për të hapur rrugën për të renë. Sot, të rinjtë jeni ju, por pas pak kohësh, do të jeni të vjetër dhe do të largoheni. Më vjen keq që jam kaq dramatik, por është krejt e vërtetë.

Koha juaj është e kufizuar; kështu që mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu