Ka shenja, që më shumë se të tjerat, identifikojnë njerëzit e këqinj, dhe nga të cilët duhet të mbrohemi.

Shpesh dëgjojmë të flitet për njerëz të këqij, të cilët jetojnë vetëm për të parë që të tjerët vuajnë dhe që me mënyrat e tyre, gjithmonë përpiqen të komplikojnë ekzistencën e njerëzve përreth tyre. Këta janë njerëz që kurrë nuk kanë një fjalë ngushëllimi dhe që, përkundrazi, mund të përpiqen për të forcuar dhimbjen e të tjerëve. Njerëzit negativë janë të aftë të ndryshojnë brenda pak çasteve energjitë e pranishme në një mjedis. Po ashtu, të njohur si njerëz toksikë, këta janë elementë që do të ishte mirë t’i mbanit larg jetës tuaj, sepse ata përfundojnë duke na infektuar me mendime negative.

Por si t’i njihni? Ekzistojnë tipare dalluese që ndajnë këta njerëz. Ata mund të njihen nga disa shenja të tilla si.

Pamje e shtrembëruar e realitetit

Këta njerëz janë në gjendje të ndryshojnë vizionin pozitiv të diçkaje, me vetëm pak fjalë. Ata e bëjnë duke sjellë brenda disa momenteve aspekte negative, që nuk janë vërejtur më parë dhe që sa më shumë t’i dëgjoni, aq më të besueshme shfaqen. Duhen pesë minuta në shoqërinë e tyre për t’u ndjerë të dëshpëruar, të pa motivuar apo edhe të zemëruar me botën.

Gënjeshtra dhe fshirje të gjërave të rëndësishme

Një aspekt klasik i këtyre njerëzve është se ata priren të thonë shumë gënjeshtra, pa u futur kurrë në hollësi. Në këtë mënyrë, ata mund të luajnë më mirë me gënjeshtrat që thonë, duke i ndryshuar ato sipas njerëzve që kanë para tyre, madje duke krijuar mosmarrëveshje mes të pranishmëve.

Manipulimi i fakteve

Ata gjithmonë kanë tendencë t’i ndryshojnë gjërat ashtu siç dëshirojnë, duke dhënë arsye që i vendosin gjithmonë nën një dritë të mirë dhe të gjithë të tjerët, në një dritë të keqe. Nga mënyra se si ndryshojnë gjërat, ata janë gjithmonë viktima të të gjithëve, heronj që nuk kuptohen dhe që duhet të admirohen. Dhe nuk ka rëndësi nëse u thuhet se gjërat nuk janë ashtu, ata do të vazhdojnë të japin shpjegime gjithnjë e më specifike, për t’u përpjekur t’i çojnë të gjithë në pikëpamjen e tyre të shtrembëruar të gjërave.

Mungesa e pendimit

Mënyra e tyre e të sjellurit shpesh çon në konflikte, madje edhe të dukshme, ndër të tjera. Kjo megjithatë nuk ka asnjë efekt mbi ta. Në të vërtetë, ata duket se e shijojnë dhe besojnë se ajo që po ndodh, është një pasojë që e kanë merituar të tjerët. E gjitha pa marrë parasysh se ishin vetë ata që shkaktuan situata të këqia.

Mani kontrolli

Një tipar tjetër tipik i këtyre njerëzve është se ata shpesh dhe me dëshirë, kanë një lloj manie kontrolli që është e vështirë të fshihet. Ata duhet të shikojnë dhe vëzhgojnë gjithçka, të kontrollojnë njerëzit dhe të dinë gjithmonë se çfarë po ndodh përreth tyre. Taktikat u duhen, për të qenë në gjendje të manipulojnë më mirë të tjerët, duke arritur kështu të marrin atë që dëshirojnë, çfarëdo qoftë.

Fjalë negative për të tjerët

Një tipar i përhershëm i tyre, është ai i të folurit keq për të tjerët. Shpesh ju mund t’i shihni duke buzëqeshur me dikë, por mjafton që personi të kthejë krahët qoftë edhe një sekondë, dhe ata do të zbrazin lloj lloj ligësisht ndaj tyre. Gjë që e bëjnë me këdo, ndaj dhe janë jo të besueshëm.

Teatër

Kur mendojnë se do të humbasin kontrollin, ata zhyten në gjeste ekstreme, duke vendosur në skenë teatro të vërteta, në të cilat madje mund të fillojnë të qajnë. E gjithë kjo për të përforcuar idenë e të qenurit viktima.

Privimi i energjisë

Kur jeni me ta, ju thitheni në një lloj pusi të pafund, që ju merr vetëm kohë dhe energji. Ndjenja e shterimit dhe jo e karikimit nga prania e tyre, është padyshim një nga sinjalet që duhen mbajtur nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu