Epidemia e koronavirusit pritet të zgjasë për një vit, deri në pranverën e vitit 2021. Të paktën kështu shkruhet në një dokument sekret të hartuar nga “Public Health England”, i cili është siguruar dhe më pas publikuar nga “Guardian”.

Në këtë periudhë, në Britaninë e Madhe, ekspertët që kanë nënshkruar këtë raport parashikojnë se do të infektohet 80 përqind e popullatës, nga të cilët 7,9 përqind e personave do të shtrohen në spital.

Profesori Chris Whitty, këshilltar i kryeministrit Boris Johnson, ka bërë thirrje të vazhdueshme për një betejë të gjatë ndaj urgjencës së koronavurist, por pa treguar afate.

Dokumenti i publikuar nga “Guardian” fton mjekët në Britani të përgatiten për të kuruar rreth 15 përqind të popullsisë në 12 muajt e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu