Për shkak të pandemisë së coronavirusit njerëzit në gjithë botën janë të detyruar të punojnë nga shtëpia, ndërkaq për shkak të kësaj studimi i ri thotë që njerëzit më shumë pinë dhe hanë ushqim të pashëndetshëm

 

Në studim kanë marrë pjesë 500 punëtorë, të cilët në përqindje të rritur janë ankuar për dhembje të muskujve, eshtrave dhe ligamenteve, si edhe për tension nervor, kanë theksuar nga Instituti i Punësimit në Britani të Madhe.

 

Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve kanë paraqitur dhembje të reja, posaçërisht në pjesën e qafës, supeve dhe shpinës, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi. Të intervistuarit gjithashtu kanë treguar që ushtrojnë më pak se zakonisht, ndërsa një e treta e tyre ka pranuar që ha më shumë se zakonisht. Një e pesta e të intervistuarve ka pranuar që më shumë konsumon pije alkoolike se zakonisht.

 

Instituti thekson që shumë të intervistuar kanë theksuar edhe ndjenjën e rritur të rraskapitjes, por edhe të gjumë të dobët. Nga Instituti këshillojnë që është me rëndësi që gjatë kësaj periudhe të mbahen shprehitë e shëndetshme, të kenë racione të rregullta të cilat janë të gatuara nga artikujt e shëndetshëm.  Ndërkaq në periudhat kur nuk punoni, në vend që të shtriheni, ndani së paku gjysmë ore për ushtrime të cilat i bëjnë mirë trupit tuaj. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu