Sipas ekspertëve çelësi ndodhet në frikërat tuaja.

Nga jashtë vetësabotimi duket se është një problem me një zgjidhje të lehtë. Nëse e kuptoni në kohë se po lini të ikin mundësi për të patur një jetë më të mirë përqëndrohuni së brendshmi dhe hidhni të gjitha pasiguritë në kosh, por problemi është më shumë kompleks. Të kuptoni se pse po e djallosni veten fillimisht ju duhet një reflektim serioz. Vetësabotimi  ndodh kur mendja juaj e ndërgjegjshme nuk është dakord me të pandërgjegjshmen. Kjo mospërputhje mes nevojës dhe dëshirës manifestohet me një sjellje që saboton. Ja disa këshilla për të evituar këtë vetësabotim.

 

Jini të dashur me veten dhe kërkoni përgjegjësi.

Të ndjeheni të turpëruar është një pengesë e madhe për të ndryshuar rrugë. Përpiquni të shihni veprimet tuaja  me dashuri, ashtu si ndaj një fëmije që kërkoni ta ndihmoni për të kaluar atë që po e bllokon. Mund ta përcaktoni atë që realisht doni? Cila është më e mira për ju? Pasi e keni kuptuar këtë, cili do të ishte kompromisi më i vogël që mund të bëni, një kompromis që do t’ju çojë në rrugën e drejtë? Kërkoni një mik ose partnerin tuaj që t’ju ndihmojë  për të marrë përgjegjësi për këtë hap të vogël që po ndërmerrni dhe më pas ndërtoni një bazë të sukseseve tuaja.

 

Zhdukini frikërat tuaja dhe mendimet negative.

Imagjinoni sikur të kishin atë që dëshironit ose si të arrini objektivin tuaj. Imagjinoni çdo hap. Kur të jeni duke e bërë këtë, shkruani çdo ndjenjë negative, të çuditshme, çdo frikë ose mendim negativ që ju lind. Nëse doni të keni një figurë të mirë fizike, cila është gjëja që ju vjen në mendje? Do të bënit ushtrime të mërzitshme? E imagjinoni që gruaja ose miqtë tallen me ju sepse shkoni në palestër për vanitet? Çelësi i vetësabotimit tuaj është tek frikërat dhe tek mendimet. Përballuni me çdo gjë që ju mban dhe sabotimi nuk është i lehtë, por është më mirë se pendimi që do të ndieni nëse nuk e bëni. Jeta është shumë e shkurtër për të mos i shkuar pas asaj që dëshironi më shumë.

 

Identifikoni shkaqet.

Disa njerëz ndihen komodë në kaos. E vështirë ta kuptoni vetë, por është një mësim i rëndësishëm për t’u mësuar. Nëse kaosi është komod, atëherë është e lehtë për të kuptuar sa tërheqës mund të jetë. Sindroma e mashtrimit është një arsye s tjetër se pse vetësabotoheni. Ndiheni nervozë kur mendoni se nuk jeni të kualifikuar ose kur duhet të bëni diçka braktisni dhe nënshtroni vullnetin dhe pozicionin tuaj. Jo gjithmonë është e lehtë të kuptoni veten, kështu që dëgjoni të tjerët. Nuk dëmton e folura me një profesionist, një terapeut për të patur një perspektivë neutrale të një të treti. Merrni kohën e duhur për të kuptuar psenë. Kuptoni se po vetësabotoheni, por kuptoni që evidentimi i shkakut do të evitojë të mos e bëni atë që keni kohë që po e bëni.

 

Përballuni me frikërat.

Nëse vazhdoni të keni konflikte të panevojshme në marrëdhëniet tuaja, pini alkool gjatë javës, shiheni veten në pasqyrë dhe thuajini, nëse është kjo ajo që dëshironi të bëni? Pyesni veten: vërtet dua të vetësabotoj lumturinë time? Çfarë më jep frikë për të mos jetuar me aftësi të plota? Kur e bëni këtë ushtrim e kuptoni që nuk ia vlen të investoni energji në sabotim të mundësive të suksesit vetëm sepse keni frikë t’i arrini. Është më e lehtë të përballeni me frikën dhe të dështoni sesa të dorëhiqeni vazhdimisht para se të përpiqeni. Mos e shpërdoroni talentin as mundësitë për të qenë të lumtur.

 

Pak motivim.

Vetësabotimi është të kesh frikë që versioni juaj më i mirë nuk është mjaftueshëm aq i mirë. Mbani mend se nuk është e rëndësishme ajo që ndodh, ju jeni gjithmonë mjaftueshëm të mirë. Të ndryshoni sjelljen e vetësabotimit ju bën që të ndjeni ankth, kjo do të thotë se po ndryshoni sjellje që dikur kanë qenë zakone, kështu që mos u dorëzoni.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu