Nuk mund t’i lidhësh dot gjërat duke parë përpara, por duke parë pas. Duhet të besosh se pikëpyetjet e jetës tënde do të gjejnë përgjigje në të ardhmen. Duhet të besosh tek Zoti,  sepse vetëm kështu mund të ndjekësh zemrën tënde duke besuar se gjithçka do të gjejë përgjigjen e duhur.

Koha jote është e limituar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u ndiko nga klishetë, pra nga mendimet që ekzistojnë në mendjet e shumicës së shoqërisë. Mos e lejoni zërin e opinioneve të të tjerëve të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Gjeje çfarë të pëlqen të bësh dhe bëje. Puna do të zërë një pjesë të madhe të jetës tënde dhe duhet të punosh në diçka që të duket punë me vlerë. Puna me vlerë është gjithmonë ajo që dëshiron të bësh. Nëse nuk e ke gjetur, vazhdo të kërkosh dhe mos u dorëzo. Ki guximin të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde, sepse ato e dinë se çfarë dëshiron të bësh ti në jetën tënde.

Në jetë do të kesh ulje dhe ngritje. Disa njerëz dorëzohen me dështimin e parë, por kjo është totalisht e gabuar. Shpirti i njeriut është i fuqishëm. Asgjë nuk mund ta mundë dot. Çdokush ndihet pozitiv, kur ka një familje të qetë, një shtëpi të mirë dhe një punë të rehatshme. Çdokush ndihet pozitiv në rrethana të tilla. Sfida më e madhe e rritjes mendore, shpirtërore dhe fizike vjen kur vendos të mos dorëzohesh. Kërkohet kurajo dhe guxim i madh të ngrihesh pas një humbjeje. Kërkohet guxim të nisësh sërish nga e para, kur ke dështuar një herë.

Frika i vret ëndrrat. Frika e vret shpresën. Frika i ndalon njerëzit të bëjnë atë që e dinë brenda vetes se mund ta bëjnë. Një ditë të largohesh nga ëndrrat e tua, një ditë t’u thuash ëndrrave “Jo”, është një ditë e çuar dëm. Duhet të punosh përditë nga pak dhe përditë të përpiqesh të arrish ato që dëshiron. Mos i lejo emocionet të të kontrollojnë. Është e vërtetë se ne jemi qenie me emocione, por për të arritur atje ku do, duhet të nisësh t’i disiplinosh emocionet e tua. Nëse nuk e bën diçka të tillë, ato do të të kontrollojnë ty.

Nëse do të ishte e lehtë të triumfoje në jetë, çdokush do arrinte të triumfonte. Thuaji vetes përditë: “Unë jam në kontroll të situatave që më ndodhin. Unë jam në kontroll të jetës sime. Unë nuk do të lejoj asgjë të më shkatërrojë”. Duhet t’i mendosh përditë ëndrrat që ke dhe ato duhet të jenë motivimi yt më i madh. Pranoje se ku je, pasi kështu do ta kesh më të lehtë të luftosh për të arritur atje ku dëshiron. Jetoje jetën me pasion dhe guxim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu