“Dikur, një burrë gjeti një vezë fluture dhe një ditë, një çarje e vogël u duk në të. Ai u ul dhe po shihte se sa shumë po përpiqej larva me gjithë trupin e vetë të dilte prej vrimës së vogël të vezës, dërisa vuri re se larva nuk po bënte asnjë progres për të dalë prej vezës dhe dukej sikur kishte ngecur në të. Kështu që, burri vendosi ta ndihmonte fluturën. Ai mori një palë gërshërë dhe filloi ta priste vezën në mënyrë që flutura të ishte në gjendje të dilte prej saj. Flutura arriti të dilte me lehtësi, por trupi i saj ishte i enjtur dhe krahët e saj dukeshin si të vyshkur.

Burri nuk dintë asgjë se çfarë kishte bërë. Ai po priste të shihte se si flutura do t’i hapte krahët e saj dhe do të fluturonte me lehtësi në ajër. Mirëpo diçka e tllë nuk ndodhi. Flutura shpenzoi gjithë ditën duke u zvarritur me trupin e saj të enjtur dhe krahët si të vyshkura. Pavarësisht zemrës së mirë të burrit, ai nuk e kuptoi se veza ishte “e programuar” në mënyrë të tillë që të bënte kalimin e lëngut nga trupi drejt krahëve të saj nëpërmjet një procesi të dhimbshëm dhe sfidues për të.

Morali i historisë është se vështirësitë dhe problemet tona përcaktojnë fuqinë tonë. Pa to, ne nuk do të kishim karakterin, kalibrin dhe personalitetin e duhur për të përballuar sfidat e jetës. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mbajmë përgjegjësi për rritjen tonë personale. Nëse sot ndjen dhimbje, dije se nesër dhimbja e sotme do të të bëjë të ndihesh më i fortë dhe t’i përballosh më me lehtësi të njëjtat probleme”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu