Të gjithë kemi ditë, kur nuk duam të na flasë askush përreth. Të gjithë kemi momente, kur ndihemi sikur nuk do ta marrim kurrë veten e të jemi si më parë. Vështirësitë, dështimet dhe humbjet janë pjesë e jetës. Edhe nëse nuk duam të përballemi me to, sërish jeta na vendos përballë sfidave të tilla. Por çfarë duhet të bëjmë në momente të vështira? Nëse dikush na flet, apo na këshillon për mirë, sërish nuk duam ta dëgjojmë. Mendojmë se askush nuk mund të na kuptojë, përderisa nuk ndodhet në të njëjtën situatë me tonën e në momente të tilla duhet diçka që ne ta bindim veten. Përderisa askush nuk na ndihmon dot, duhet ta ndihmojmë vetë veten tonë. Ndaj, në këtë material ne kemi renditur 10 mendimet, me të cilat duhet ta mbushësh mendjen tënde për të jetuar një jetë më të lumtur, edhe në momentet më të vështira. Duket e pamundur, por mendimet tona janë forca e vetme që mund ta ndryshojë siç duhet gjendjen tonë, ndaj gjithmonë mendo se:

  1. Çdo gjë mund të ndryshojë dhe do të ndryshojë. Tani je në vështirësi, por së shpejti gjithçka do të ndryshojë për mirë, ndaj fillo ta besosh plotësisht këtë gjë.
  2. Ti ke kaluar edhe më parë në vështirësi. Kjo nuk është hera e parë që gjendesh në këtë mënyrë. Njësoj siç ia ke dalë edhe më parë, do t’ia dalësh edhe tani.
  3. Kjo që po përjeton, është një eksperiencë për ty. Mos shih vetëm anën negative të asaj që po të ndodh, por mendoje atë që po të ndodh si një eksperiencë më shumë për ty.
  4. Të mos arrish atë që dëshiron, mund të jetë një bekim. Jo çdo gjë që dëshiron të arrish, mund të jetë zgjedhja e duhur për ty, ndaj mendoje këtë gjë si një bekim.
  5. Lejoje veten të bësh pak qejf. Mjaft ndenje i/e ngrysur brenda në shtëpi. Dil dhe kënaqu. Koha e bukur nuk duhet shpenzuar duke ndenjur brenda katër mureve.
  6. Të jesh i/e mirë me veten është ilaçi më i mirë. Mos e torturo veten me mendime negative se kjo periudhë e vështirë do të shoqërohet edhe me të tjera më të vështira. Ti do të bësh më të mirën që gjërat të shkojnë mirë.
  7. Negativiteti i njerëzve të tjerë nuk duhet të të bëjë negativ/e edhe ty. Përpara çdo ideje negative që të thonë njerëzit përreth, mendo të kundërtën. Do të të ndodhin vetëm gjëra pozitive nga tani e tutje.
  8. Ti ke plot fuqi brenda vetes. Ti ke mundësi të përballosh çdo vështirësi që të shfaqet përpara, thjesht ki pak më tepër besim tek vetja.
  9. Çdo gjë është e mundur. Fakti që tani nuk e arrite atë që doje, nuk do të thotë se nuk ke për ta arritur asnjëherë. Mund ta provosh sërish dhe ta arrish atë gjë.
  10. Gjërat e mëdha kërkojnë kohë. Ti me siguri ke kërkuar të arrije gjëra të mëdha dhe ato kërkojnë kohën e tyre, ndaj mos u demoralizo, nëse ende nuk ke parë rezultatet pozitive që po pret.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu