Një intervistë pune mund të jetë një vallëzim interesant. Ndonjëherë pyetjet janë të fokusuara në një qëllim specifik, ndonjëherë mund të të duket që vijnë papritmas. Disa intervista pune ndonjëherë shndërrohen në biseda, dhe kjo nuk është gjithmonë një gjë e keqe, por si do reagoje ti nëse ky takim do shndërrohej në një test personalitetit?

Sigurisht që ka një kufi në pyetjet që mund t’i bëjë një rekrutues kandidatit në një intervistë pune. Pyetje rreth moshës, origjinës, fesë, arrestimet, planet për të pasur (apo për të mos pasur) fëmijë dhe disa pyetje të tjera janë jashte kufinjve.

Si do i përgjigjeshe pyetjeve më poshtë nëse do të t’i bënin në një intervistë pune?

  • Cilat janë disa nga hobit e tu?
  • Çfarë profesioni dëshiroje të kishe kur ishe fëmijë?
  • Cila është thënia jote e preferuar dhe pse?
  • Cili është romani yt i preferuar dhe pse?
  • Cili është filmi yt i preferuar dhe pse?
  • Cila është seria jote e preferuar dhe pse?
  • Nëse do dilje në pension nesër dhe do doje të filloje një karrierë të dytë, çfarë profesioni do kishe?
  • Më trego arritjen tënde më të madhe.
  • Cila është frika jote më e madhe?
  • Për çfarë është më keq të pendohesh: një gabim që e ke bërë apo të mos kesh provuar diçka të re?
  • A të pëlqen udhëtimi?
  • Cili është vendi yt i preferuar për ta vizituar?
  • Përshkruaj një hero tëndin.
  • A je person mëngjesi apo “hut nate”?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu