Të përsërisin të njëjtin gabim

Nuk është se njerëzit e lumtur kurrë nuk gabojnë, por kur ata bëjnë një gabim, mësojnë nga ai dhe vazhdojnë përpara, thotë Amy Benton, punonjëse sociale, botuese e Life Thrive Coaching. Shumë prej nesh kapen pas zakoneve të këqija, edhe pse na dëmtojnë në afat të gjatë. “Heqja doë nga zakonet e kaluara është një përpjekje e domosdoshme, nëse dëshiron të bësh një jetë në rritje dhe plot gëzim në jetën tënde”, thotë ajo.

 

Kanë shumë frikë mos bien, saqë nuk hidhen asnjëherë

Perfeksionizmi dhe frika nga dështimi shkojnë krah për krah… për njerëzit e mjerë. Njerëzit e lumtur mund të ndjejnë frikë nga një gjë e re, apo ndërmarrja e një risku, por ata e kuptojnë se duhet të shkojnë përtej frikës, nëse duan të kenë sukses, thotë Benton. Njerëzit e palumtur fshihen prapa frikës së trye nga dështimi dhe më pas ndjehen se kanë patur të drejtë, kur nuk i arrijnë objektivat.

 

Bëjnë viktimën

Dikush ju ka bërë keq? Ndoshta na ndodh të gjithëve, por kur vjen puna tek lumturia, nuk është kjo çështja. Njerëzit e lumtur nuk fajësojnë të tjerët, ata marrin përgjegjësi për veten. Që të jesh njeri i lumtur duhet të ndërrosh mendësinë e viktimës me një mendësi krijuese, sepse njerëzit krijues kanë zgjedhje dhe fuqi – viktimat jo.

 

Injorojnë ëndrrat

Njerëzit e lumtur u kushtojnë vëmendje ëndrrave të tyre në jetë dhe marrin kohë për të shkruajtur objektivat e tyre. Endrrat mund të përdoren si udhërrëfyer në jetë për të gjetur lumturinë. Bëji vetes një pyetje para se të flesh dhe bëja sërish kur zgjohesh. Do të habitesh se sa mirë e di e pandërgjegjshmja jote, se si të jesh i lumtur. Endrrat të bëjnë edhe të ndihesh nostalgjik, një tjetër çelës për lumturinë.

 

Harrojnë bekimet e tyre

 

Gjëja e parë që duhet të bëjmë në mëngjes është që të përmendim tre gjëra për të cilat jemi krenarë. Një prej gjërave më të mira që mund të bësh për t’u ndjerë menjëherë më e lumtur, është që të harrosh dëshirën për të patur atë që do dhe të fokusohesh për të dashur atë që ke. Ky është sekreti për një jetë të lumtur.

 

Kërkojnë t’i kënaqin të gjithë.

Ti nuk mban përgjegjësi për lumturinë e të tjerëve. Bëj atë që të duket e drejtë dhe tregohu empatik/e, si dhe sillu me respekt ndaj të tjerëve. Shpesh, dëshira për t’i kënaqur të gjithë përkthehet me lënien mënjanë të vetes dhe kjo nuk është gjë e mirë.

 

Frikësohen ndaj ndryshimeve.

“Asgjë nga ato çfarë kanë qenë, do të jenë njësoj si më parë”, ka thënë Lulu Santos. Ky është një nga ligjet e jetës. Çdo ditë është e re dhe është e nevojshme të hedhësh një hap përpara për të ndërruar pozicion, prandaj thuhet se jeta është në ndryshim të vazhdueshëm. Ndaj, mos ki frikë prej tyre, por shikoji si një mundësi vetëpërmirësimi.

 

Jetojnë në të shkuarën.

Është e pamundur ta harrosh të shkuarën, ndaj bën mirë të bësh paqe me të. Mos lejo që vështirësitë e të shkuarës të të demoralizojnë lidhur me të tashmen apo me të ardhmen. Ajo çfarë ndodhi, i përket të shkuarës dhe duhet të qëndrojë në mendjen tënde, ndërsa e ardhmja të qëndrojë në duart e tua. Ndaj, ec përpara dhe lëre të shkuarën në vendin e vetë.

 

Mendojnë shumë për gjithçka.

Të mendosh shumë do të thotë të lësh pa shfrytëzuar mundësitë që të jepen, ose të krijosh realitete që nuk ekzistojnë. Nuk është gjë e mirë të mendojmë për gjithçka, sepse disa gjëra nuk janë në duart tona dhe normalisht që, nëse shkojnë keq, do të na bëjnë të ndihemi keq. Normalisht duhet të reflektojnë ndonjëherë për gjithçka që na ka ndodhur, por kjo nuk do të thotë të kapemi pas atyre që kanë ndodhur tashmë dhe që nuk i ndryshojmë dot.

 

Janë kundër të tjerëve.

Mund të ndodhë që dikush nuk e ka përfunduar mendimin e vetë dhe ne menjëherë shprehemi se nuk jemi dakord. Ndonjëherë nuk është çështje opinionesh, por sjelljeje. Të jesh kundër të gjithëve do të thotë të jesh kundër vetes. Kjo gjë i largon të tjerët dhe mund të të vendosë në një pozitë mjaft të pakëndshme. Ndaj, mos kërko të kesh gjithmonë të drejtë dhe pranoji edhe mendimet e të tjerëve, nëse ato janë të drejta.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu