Markus Aurelius një herë punësoi një asistent për ta ndjekur, ndërkohë që ai ecte përgjatë sheshit të qytetit romak. Roli i tij do të ishte i tillë që, sa herë që Markus Aurelius të mburrte veten, ai t’i thoshte: “Ti je thjesht një mashkull”.

Thuhet se dy gjëra na përkufizojnë ne. Durimi, kur nuk kemi asgjë dhe modestia, kur kemi gjithçka. Mendimtarët më të mëdhenj të planetit besojnë se ata janë mjaft aktivë dhe të rregullt në procesin e të mësuarit, janë studentë të zakonshëm të realitetit dhe të jetës. Maya Angelou ka thënë: “Kam mësuar se ende kam shumë për të mësuar”.

Personi që ne do të bëhemi pas pesë vitesh, përcaktohet nga njerëzit, me të cilët ne e kalojmë kohën sot dhe nga librat që ne i lexojmë sot. Kjo është arsyeja se pse njerëzit, me të cilët shoqërohemi, me të cilët kalojmë kohën tonë, me të cilët shpenzojmë energjitë tona, i përcaktojnë realisht gjërat që ndodhen në mendjen tonë.

Shpesh, ajo që e kufizon procesin tonë të të mësuarit, është besimi që ne kemi se i dimë gjërat. Ne besojmë se kemi mjaftueshëm njohuri. Ne besojmë se i kemi përgjigjet e duhura për gjithçka. Por, në fakt, nëse ne e lejojmë veten tonë të mësojmë prej njerëzve pranë nesh, do ta shohim se nuk i dimë të gjitha gjërat dhe se njohuritë që do të fitojmë, me siguri do të na shërbejnë në një moment apo në një tjetër. Ne shpesh e kuptojmë se ndjesia sikur “dimë gjithçka”, na bën t’i gjykojmë dhe t’i kritikojmë të tjerët. Kjo është arsyeja se pse thuhet që të gjykosh është kritikë dhe të shohësh, mund të jetë edukuese.

Ndaj, ne duhet të përqëndrohemi tek përmirësimi i vetes sonë, saqë të mos na mbetete asnjë energji për të kritikuar të tjerët. Kur ne të fokusohemi tek përmirësimi i vetes, do ta rrethojmë veten tonë me njerëz që do të na sfidojmë përherë lidhur me gjërat që mendojmë, si dhe me mënyrën si sillemi. Ndaj, nëse sheh përrreth dhe mendon se je personi më i zgjuar në atë mjedis, ndrysho mjedis, sepse je në të gabuarin. Ti duhet të jesh afër njerëzve që të ndihmojnë të rritesh lidhur me mënyrën si mendon, që të çojnë në dimensione dhe horizonte të reja, në të cilat nuk e ke menduar asnjëherë veten tënde.

Ne nuk duhet t’i lëmë komplimentat të mbërrijnë në mendjen tonë dhe nuk duhet t’i lejojmë kritikat të arrijnë në zemrën tonë, sepse kur i bëjmë këto gjëra, fillojmë të kuptojmë rolin e vërtetë të vërtetësisë dhe realitetit që ekziston. Nëse ne jemi modestë, ne mund të rritemi më lehtë dhe të ndihemi se po mësojmë, të ndihemi se po rritemi e po zhvillohemi.

E ke vënë re se asgjë që vjen në jetën tënde, nuk largohet prej saj pa të mësuar diçka? Mësime të tilla duhet t’i ruajmë mirë brenda mendjes sonë.

Kur ne e kuptojmë se jemi studentë gjatë gjithë jetës sonë, në vend që t’i bëjmë të tjerët të shohin se sa të fuqishëm jemi ne, u kërkojmë atyre të shohin se sa të fuqishëm janë vetë ata. Ne mësojmë si t’i motivojmë të tjerët dhe t’i tërheqim drejt vetes sonë për të punuar, në mënyrë që t’i realizojnë synimet e tyre.

Thuhet se është më mirë të dish si të mësosh, se sa të dish, sepse kur dimë si të mësojmë, i mësuari shndërrohet në një zakon për ne. Ai bëhet pjesë e mendjes sonë, pjesë e rrugës që përshkojmë përditë në jetën tonë. Në këtë mënyrë ne përpiqemi të mësojmë prej çdo personi, prej çdo situate, si dhe prej çdo momenti që mund të na mësojë diçka për veten tonë, për shoqërinë, për botën, apo për mënyrën se si ne ndërveprojmë me këtë hapësirë.

Kjo është arsyeja pse Brian Herbert ka thënë: “Kapaciteti për të mësuar është një dhuratë, mundësia për të mësuar është një aftësi, ndërsa vullneti për të mësuar është një zgjedhje”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu