1. Mendësia e duhur

Një nga mënyrat më të lehta për të siguruar një gjuhë miqësore të trupit, është të futeni në një dhomë apo sallë, me qëllime miqësore. “Para se të takoni dikë, imagjinoni që ju pëlqen shumë personi,” thotë avokatja dhe sipërmarrësja Elena Ledoux. Pastaj, kur të filloni takimin, përpiquni të gjeni arsyet pse sinqerisht ju pëlqen ai ose ajo. Kjo çon në një vështrim miqësor, qëndrim të relaksuar të trupit dhe më shumë buzëqeshje. “Kur e bëni dikë të ndjehet e veçantë, ka më shumë të ngjarë të shkojnë gjërat mirë në të ardhmen”.

  1. Perfeksiononi pozicionin e trupit

Themeli i gjuhës së mirë të trupit është qëndrimi i mirë. Drejtoni shpinën, relaksoni shpatullat dhe mbajini mjekrën paralel me dyshemenë. Duhet gjithashtu t’i mbani krahët në një pozicion që nuk mbyll kraharorin. “Mbajeni bustin tuaj të hapur ose të pabllokuar”, thotë John P. Garrison, një psikolog dhe ekspert i gjuhës sëtrupit. “Ne kemi tendencë të mbulojmë gjoksin kur ndjehemi të shqetësuar ose të kërcënuar, kështu që kur është i hapur, ne shihemi si më të hapur dhe të sinqertë”.

  1. Jepni buzëqeshje

Të gjithë e dinë që buzëqeshja krijon vibracione dhe u tregojnë njerëzve që jeni të hapur për bisedë. Por jo çdo buzëqeshje bën punë; në fakt, një e tillë e pasinqertë kthehet në bumerang. “Emocionet e ndershme janë dypalëshe,” thotë Garrison. “Kjo do të thotë se ato shfaqen në të dy anët e fytyrës. Prandaj sigurohuni që nëse do të buzëqeshni, ajo të jetë një buzëqeshje e plotë dhe e mirëfilltë. Një buzëqeshje në njërën anë të fytyrës interpretohet në mënyrë të pandërgjegjshme si ngërdheshje, kështu që një buzëqeshje e njëanshme nuk është një ide e mirë”.

  1. Koha është gjithçka

Bëjeni buzëqeshjen tuaj edhe më të fuqishme, duke e dhënë atë në kohën e duhur. “Jepini një buzëqeshje dikujt, por mbajeni për një a dy çaste për ta parë “me të vërtetë” në sy personin,” thotë Michelle Tyerberg, bashkëthemeluese e grupit të rrjetëzimit Qytetet Binjake. “Më pas, përhapeni buzëqeshjen në të gjithë fytyrën tuaj. Kjo e lejon marrësin të dijë se buzëqeshja u jepet për shkak të asaj që janë. Domethënë që, nuk është se ju i buzëqeshni kujtdo që ndeshni rrugës”.

  1. Kontakti me sy

Kontakti i fortë me sy është thelbësor për t’u dukur miqësore dhe të sigurta. “Të shohësh dikë në sy është shumë intimiduese,” thotë ekspertja e gjuhës së trupit, Lillian Glass për CNBC. Në vend të kësaj, shikoni fytyrën si një e tërë për një sekondë. Sytë për një sekondë. Hundën për një sekondë. Gojën për një sekondë”. Natyrisht, do të dëshironi të shmangni shikimin vërdallë nëpër sallë, ose kontrollimin e telefonit tuaj.

  1. Drejtoji majat e këmbëve nga personi me të cilin po flet

Tregojini personit me të cilin po flisni se ka vëmendjen tuaj të plotë, duke treguar gishtërinjtë e këmbëve drejt tij apo saj. “Do të thotë që jeni duke u lidhur me atë person,” thotë Glass për CNBC. Për më tepër, duhet të mbështeteni pak tek personi, për të treguar se jeni të angazhuar në bisedë.

  1. Shtrëngimi i duarve

Një shtrëngim duarsh i fortë bën një përshtypje të parë të fuqishme. “Mos u përpiqni të jeni dominues, dhe as të nënshtruar në pozicionimin e dorës suaj,” thotë Mark Anderson, drejtor i trajnimit dhe zhvillimit në Anderson Investigative Associates. “Ecni drejt përpara dhe me një qëndrim të palëkundur. Nuk duhet të zgjasni dorën si peshk i ngordhur dhe, nëse dora juaj është e djersitur, fshijeni”. Duhet gjithashtu të shmangni “krahun e aligatorit”. Domethënë të zgjasni dorën dhe ndërkohë krahun ta mbani ngjitur pas trupit deri tek bërrylit.

  1. Kujdes, mos u shfaqni shumë “të pushtetshëm”

Në disa raste, të shfaqurit të pushtetshëm është dobiprurëse. Por në raste të tjera, si për shembull në një intervistë pune, është më mirë të shfaqni përunjësinë. Bashkimi i majave të gishtërinjve, duke i vënë duart në formë trekëndëshi ndërkohë që flisni, mund të jetë gjëja e duhur për individë që duan të shfaqen të besueshëm dhe ata që janë vërtetë të pushtetshëm. Por, përdorimi kur nuk jeni në një pozicion eksperti të gjithëpranuar, apo pushteti, ju bën të shfaqeni si arrogantë dhe i irriton të tjerët”.

  1. Përdorni gjeste me duar

Pasi të keni filluar bisedën, do të duhet ta lini trupin të lëvizë natyrshëm. “Për shkak se ne ngrijmë kur ndjehemi të kërcënuar, lëvizja më e vogël e trupit mund të shihet si përpjekje për të qenë të pandershëm ose mashtrues”, thotë Garrison. “Kërkimet tregojnë se njerëzit që flasin me më shumë gjeste duarsh, besohet se janë më të sinqertë se sa ata që nuk i përdorin duart kur flasin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu