Si përkufizohet narcizmi?

Narçizët kanë vetëbesim të ulët, por zakonisht janë shumë të suksesshëm. Ata ndjehen të fuqishëm; ata i japin rëndësi vetes; ata dëshirojnë admirim dhe nuk kanë ndjeshmëri.

Ata janë gjithashtu shfrytëzues dhe ziliqarë. Tipat keqadashës nuk e harrojnë kurrë një mospërfillje. Ata do t’ua kthejnë “borxhin” edhe dhjetë vite më vonë, por ata veprojnë në mënyrë të përkryer normale ndërsa komplotojnë hakmarrjen e tyre.“- Janet M. Tavakoli

Të qenit një narcisist do të thotë se ky person është egoist, arrogant dhe ka nevojë për admirim nga pjesa tjetër e botës. Për fat të keq, shumica e njerëzve që kanë personalitete narciste nuk e dinë ose nuk e pranojnë se janë ashtu. Njerëzit me tendenca të forta narcisiste urrejnë të shohin të tjerët që ia dalin. Megjithëse ata shfaqin vetëbesim, atyre ju mungon në të vërtetë. Ka një ndryshim të madh në mes të qenit i sigurt për veten dhe të menduarit se je më i miri.

Ka shumë arsye të ndryshme psikologjike përse narcistët sillen në këtë mënyrë dhe ne do t’ju zbulojmë ato më të rëndësishmet:

 

  1. Narcistët nuk janë kurrë të lumtur

Së pari dhe më kryesorja, kënaqësia reale vjen nga brenda. Njerëzit që kanë personalitet narcistik nuk janë në gjendje të ndjejnë lumturinë e vërtetë sepse nuk kanë individualitet. Si rezultat, ata ndjehen të mërzitur dhe përpiqen të jenë më të lumtur duke menaxhuar ndjenjën e tyre të shtrembëruar të vetëbesimit. Narcistët kërkojnë që t’u admirohet suksesi i tyre. Njerëz të tillë mendojnë se mund ta rrisin statusin e tyre social duke blerë gjëra të shtrenjta, duke patur shumë marrëdhënie, duke fituar më shumë para dhe kështu me radhë. Megjithatë, këto gjëra nuk mund ta blejnë lumturinë e vërtetë. Ajo çfarë narcistët nuk e kuptojnë është se kënaqësia e vërtetë vjen nga brenda.

 

  1. Atyre u mungon ndjeshmëria

Një narcist mezi mund ta kuptojë se sa shumë u duhet të tjerëve të punojnë për të patur sukses. Ata supozojnë se të tjerët përdorin të njëjtat mjete të pandershme që do të përdornin ata për të marrë atë që dëshirojnë. Ata nuk mund ta imagjinojnë se një person tjetër mund të jetë më i aftë. Këta njerëz nuk mund të besojnë se mund të ekzistojë dikush që është më i zotë se ata. Narcistët nuk e kuptojnë se njerëzit e tjerë i arrijnë qëllimet e tyre, sepse ata punojnë shumë.

 

  1. Një narcist mendon se meriton çfarëdo që të tjerët mund të arrijnë, sepse ai është më i mirë se ata

Nëse dikush tjetër zotëron më shumë gjëra sesa një narcist ose është më i mirë se ai në diçka, ndjenja e superioritetit të narcistit bëhet edhe më e fortë. E njëjta gjë vlen edhe për ambicien e tij për të pasur çfarëdo që posedon personi tjetër. Një narcist mendon se askush nuk meriton të ketë atë që ai nuk e ka.

 

  1. Njerëzit që kanë personalitet narcistik ndihen mirë kur të tjerët janë fatkeqë

Ata kënaqen duke parë luftërat e përditshme, problemet ose poshtërimin e një personi tjetër. Ka një term gjerman për këtë – Schadenfreude. Është një emër që përbëhet nga Schaden “dëm, cënim dhe “gëzim” për Freude.

Narcistët janë të kënaqur kur të tjerët nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre. Dhe kur njerëzit ndihen fatkeqë ose janë të pakënaqur. Narcistët gjithashtu kanë tendenca sadiste dhe ndihen shumë të kënaqur kur i bëjnë të tjerët të vuajnë.

Meqenëse nuk mund ta arrijnë vetë lumturinë, ata mund të ndiejnë vetëm zili dhe pakënaqësi nëse dikush tjetër është i lumtur ose i suksesshëm. Dhe mund të bëhet lehtësisht i pasjellshëm dhe arrogant.

 

  1. Narcistët mendojnë se janë të vetmit njerëz të mirë dhe të denjë

Ata besojnë se të tjerët nuk e meritojnë suksesin dhe lumturinë. Jo vetëm atë, por nëse dikush që është ndryshe nga ata, është duke ia dalë dhe është duke arritur diçka, atëherë narcisti mund të ndjejë se është në rrezik. Arsyeja është se narcistët kanë një nevojë të fortë psikologjike për t’u krahasuar gjithmonë me të tjerët. Dhe kur ata e bëjnë, ata mund t’i shohin gjërat vetëm bardh e zi. Ose ata janë më të mirët ose janë humbës dhe një narcist kurrë nuk do të pranonte të ishte në anën e humbësit.

 

  1. Ata kanë nevojë të vlerësohen pozitivisht nga të tjerët

Duke qenë se ata janë jashtëzakonisht të pasigurtë rreth aftësive të tyre, narcistët nuk duan që bota t’i shohë të metat e tyre. Dhe ata nuk do ta pranonin një mendim të keq për ta. Ndaj, ata mund të veprojnë në mënyrë agresive ndaj njerëzve që nuk i pëlqejnë shumë ose nuk i mbështesin.

 

  1. Narcistët janë të paqëndrueshëm dhe mund t’i lëndojnë të tjerët emocionalisht

Një mënyrë tjetër për një narcist për të nënvlerësuar të tjerët është duke i ulur dhe fyer. Ata mund të përpiqen t’i shkatërrojnë të tjerët, t’i kthejnë njerëzit kundër miqve të tyre, t’i tallin, të abuzojnë dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera emocionalisht të dëmshme.

Si ta përballosh një narcist?

Narcistët janë të ndryshëm – “madhështorë”, të fshehur, shoqërorë, etj. por të gjithë kanë një tipar të përbashkët: ata janë të pasigurtë dhe nuk mund ta pranojnë lumturinë e njerëzve të tjerë. Ballafaqimi me një narcist mund të jetë shumë i vështirë. Narcistët mund të thithin energjinë tuaj, t’ju bëjnë të ndiheni jorehat dhe të arrijnë ta përqendrojnë vëmendjen tek vetja.

Kjo është shumë stresuese për shumicën e njerëzve që përballen me një narcist. Ndaj, herët a vonë, fillojnë t’i shmangin ata. Nëse ju duhet të përballeni me një narcisist, mos lejoni që ata t’ju bëjnë të ndiheni keq për veten!

Ju nuk po bëni asgjë të gabuar duke jetuar një jetë të qetë dhe të rehatshme. Njerëzit e këqij gjithmonë do të jenë të pakënaqur, por nuk është faji juaj.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu