Mund të jetë e vështirë të dini çfarë të bëni ose të thoni, prandaj përdorni këto ide që vijnë direkt nga profesionistët e shëndetit mendor për të mbështetur të afërmit me depresion në rrugëtimin e tyre drejt rimëkëmbjes.

 

Thjesht dëgjoni!

Kur një mik ose një anëtar i familjes po vuan, instikti ynë natyror është që të ndërmarrim veprime dhe t’u japim atyre atë që ne e konsiderojmë si “të dobishëm” për trajtimin e situatës, por në rastin se si të ndihmoni dikë me depresion, mbajeni parasysh këtë parim: thjesht dëgjoni.

“Dëgjimi me zemërgjerësi lejon që miku juaj të shprehë aspektet fizike dhe emocionale të depresionit”, – thotë Deborah Serani, autore e librit fitues “Living with Depression” dhe një profesore e psikologjisë në Universitetin Adelphi.

Gjërat që mund të thoni përfshijnë: “Unë dua të di se çfarë po kalon”, “Çfarë mund të bëj për t’ju ndihmuar të ndjeheni më mirë?” dhe “Unë jam këtu për ty, për të biseduar dhe mbështetur.”

Njerëzit e hapur që u rrinë gati, i ndihmon ata të ndihen të vlefshëm.

 

Kuptoni që ju në fakt nuk e “dini se si ndihen”

Depresioni klinik nuk është i njëjtë me trishtimin.

“Shumica e njerëzve që vuajnë nga depresioni hezitojnë të hapen për shkak të stigmës që shoqëron depresionin”, – thotë psikologia dhe autorja Susan Fletcher.

“Shumë herë miq të mirë përpiqen t’i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë duke u thënë se e dinë se si ndihen, por kjo i bën njerëzit me depresion të vërtetë të ndjehen sikur vështirësia e tyre po minimizohet.”

Në vend të kësaj, përcillni mesazhin: “Unë nuk mund ta kuptoj plotësisht se çfarë po kalon, por unë dua të mësoj më shumë“, – sugjeron Dr. Fletcher.

 

Qëndroni në kontakt

Nuk kërkon shumë që ta bëni një shok të kuptojë që po lufton me depresionin, të dijë se jeni aty për ta, gjeste të vogla mund t’i ndihmojnë ata të ndihen më pak të izoluar.

“Një shënim i shkruar me dorë ose dërgimi i një letre me postë mund ta ngjyrosë pak ditën e personit të dëshpëruar”, – thotë Dr. Serani. “Gjithashtu, duke ofruar një buzëqeshje nënkupton një mesazh shprese, dashurie dhe njohjeje.”

Duke shkruar një frazë të thjeshtë si “duke menduar për ty”, veçanërisht nëse ata po përballen me diçka jashtë zonës së tyre të rehatisë, si dalja në publik për herë të parë pas një kohë të gjatë, mund t’u japë atyre një nxitje.

Një telefonatë, një vizitë ose duke ngrënë një vakt sëbashku i tregon mikut/mikeshës tuaj që ju jeni aty për ta mbështetur.

 

Kuptoni që nuk mund ta kuroni gjendjen e tyre

Si një person përkrahës, nuk është roli juaj të “shëroni” sëmundjen e tyre. Përpjekja për të bërë këtë shkakton një barrë të panevojshme për ju, si dhe për të afërmin tuaj.

Njerëzit me depresion nuk do të jenë në gjendje të “dalin nga ajo gjendje” dhe përpjekjet për të zgjidhur problemet e tyre vetëm do të rrisin frustrimin tuaj.

“Tentimi për të bërë më shumë se mbështetja e një personi ndonjëherë mund të shtojë më shumë stres në botën tuaj, prandaj është një ide e mirë të jeni të vetëdijshëm për të arritur ekuilibrin e duhur”, – thotë Dr. Serani.

“Kur mbështesni mikun tuaj, jeni në të vërtetë pjesë e kurimit, nuk jeni plotësisht përgjegjës për të.”

Studimet kanë treguar se mbështetja sociale zvogëlon depresionin, kështu që thjesht jini aty për ta mbështetur ndihmon pa u mbingarkuar. Thjesht thojini: “Ti nuk je vetëm”.

 

Përfshijini ata në aktivitete

Simptomat fizike të depresionit, duke përfshirë lodhjen, ia thithin energjitë personit, por studimet kanë treguar se lëvizja mund të jetë një pikë e rëndësishme fillestare për shërimin e depresionit.

Ka përfitime fiziologjike të qenit më aktiv“, – thotë Dr. Fletcher. “Trupi ka të ngjarë të prodhojë llojin e neurotransmetuesve në trup që mund të lartësojnë gjendjen shpirtërore.”

Hormonet e ndjesive të mira, dopamina dhe serotonina, rriten me aktivitetet fizike, ashtu si edhe hormoni oksitocinë kur jeni rreth të tjerëve. Nëse miku/mikesha juaj është i/e gatshëm/me, sugjeroni një shëtitje ose gatuani një vakt të shëndetshëm së bashku.

Aktivitetet mund të ndihmojnë dikë të shohë përtej depresionit, se ka disa gjëra të mira në botë,” – thotë Dr. Fletcher.

 

Jini krenar për arritjet e tyre, madje edhe për ato të voglat

Nëse miku juaj nuk është i gatshëm për shumë aktivitete, përqëndrohuni te gjërat e vogla dhe mbusheni me gëzim kur ai ose ajo i arrin ose madje i kryen ato.

Thuajini, e shoh sa e vështirë është kjo dhe unë jam aq krenar/e për gjërat që po bën“.

Një prekje e lehtë në shpinë, një përqafim pa fjalë ose duke ua mbajtur dorën, mund t’ua bëjë të ditur se jeni të lumtur për ata. Për njerëzit me depresion, hapat më të dobishëm në shërim mund të bëhen kur ata rikthehen në gjendje të bëjnë detyrat e zakonshme që ata i bënin zakonisht para goditjes nga sëmundja.

 

Bëni kujdes mos ta vini në siklet!

Së bashku me depresionin vjen ndjenja e turpit, siktetit prandaj kujdesuni që banalitetet tuaja mos t’i përforcojnë ato perceptime. Edhe duke thënë gjëra të tilla si, “Shiko anën e mirë” mund të bëjë që ata të mendojnë se ndjenjat e tyre janë disi të gabuara.

“Nuk është e pazakontë që dikush me depresion të mendojë: kam shumë probleme, kështu që nuk e kuptoj pse nuk e vlerësoj, përse jam ende në depresion dhe ndihem fajtor” – thotë Dr. Fletcher.

Duke nënkuptuar se shoku juaj nuk duhet të ndjehet në mënyrën se si ndihet, mund të bëjë që ai/ajo të zhytet më tej në spiralen e turpit. Po, çfarë t’i themi dikujt me depresion pa e bërë të ndihet më keq?

“Njihuni psikologjikisht me mikun tuaj dhe përdorni komente të tilla si: “Është e vështirë dhe e di që jeni i/e fortë” dhe “Unë jam këtu për të të përkrahur ndërsa punon për të qenë më mirë.”

 

Shmangni inkurajimin e tepruar

Ju mund të mendoni se po e ndihmoni shokun tuaj duke i shtyrë të bëhen më të fortë, por në fakt e kundërta është e vërtetë.

Depresioni është një sëmundje – nuk është një dobësi e karakterit, një qëndrim që mund të ndryshohet, duke qenë i dobët ose jo duke mos u përpjekur mjaftueshëm“, – thotë Dr Serani.

Ju kurrë nuk mund t’i thoni një pacienti të kancerit “lufto dhe përpiqu më shumë për t’u bërë më mirë“, por ne e bëjmë këtë për njerëzit që luftojnë me çrregullime të humorit.

 

Jepuni pak liri por mos i lejoni të përfshihen në sjellje të këqija

Ndjeshmëria është një simptomë e depresionit, kështu që ndërsa mund të justifikoni pakënaqësinë apo ndjeshmërinë e mikut tuaj ndaj jush, mos u bëni një thes grushtimi.

Ju mund të jeni duke ndihmuar mikun tuaj dhe duke toleruar një sjellje të pajustifikueshme.

 

Inkurajoni ata që të takojnë një profesionist

Kjo është paksa e ndërlikuar: Ju duhet t’i inkurajoni ata që të marrin mbështetjen që kanë nevojë kur të jenë gati për të.

Mendoj se qasja më e mirë është të thuhet: Më intereson mirëqenia jote dhe unë do të jem i/e lumtur të të ndihmoj të gjesh një terapist të mirë “ose” unë e di që Dr. X,Y është specialist i mirë, a do të vish me mua për të rezervuar një takim?“, – thotë Dr. Serani.

Reagimi i mikut juaj do t’ju tregojë se çfarë hapi mund të ndërmerrni më pas.

Për shkak se mund të jetë diçka e madhe për mikun/mikeshën tuaj për të caktuar takimin, ju mund të telefononi në vendin e tij/ saj e ta caktoni takimin.

Ekspertët e shëndetit mendor madje sugjerojnë që ta çoni me makinë personin në takim dhe të uleni sëbashku me të në dhomën e pritjes. Në rrugën e kthimit për në shtëpi, ju mund ta ndihmoni me atë se çfarë i tha doktori.

Por nëse miku juaj nuk është i gatshëm për terapi, nuk ka problem, të paktën “keni mbjellë farën“.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu