Ne të gjithë duam të kemi të drejtë kur jemi të angazhuar në një betejë verbale. Ndonjëherë, kjo mund të përfshijë emocione ose të nxehemi dhe humbja e një argumenti mund të jetë një goditje brutale ndaj egos tonë.

Fjala “argument” ka shumë domethënie negative, shpesh duke sjellë në mend idenë e të bërtiturit, përplasjes së dyerve dhe skuqjes së fytyrave. Por argumentet nuk janë domosdoshmërisht një gjë e keqe.

Ndonjëherë, ato janë thjesht diskutime mbi mosmarrëveshjet e opinioneve apo debateve për rrjedhën më të mirë të veprimit të ardhshëm.

“Lartësoni fjalët tuaja, jo zërin tuaj. Shiu është ai që i rrit lulet, e jo bubullima. » Rumi

 

  1. Niseni me “këmbën e mbarë”!

Nëse nuk e filloni me “këmbën e mbarë”, mbyllja e argumentit si fitimtar nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Nëse nuk doni të humbni një argument, kushtojini vëmendje mënyrës se si ju përfshiheni në radhë të parë.

– Së pari, futeni veten në kuadrin e duhur të mendjes. Jini të vetëdijshëm mbi kontekstin e argumentit që do të bëhet. Në thelb, ju duhet t’i qaseni argumentit duke mbajtur parasysh faktorë të caktuar të situatës.

– Bëni gati tonalitetin dhe pikat tuaja bazuar në situatën dhe personin me të cilin po debatoni. Për shembull, ju nuk do të debatoni me familjen në një mjedis privat ashtu si do të debatonit në një mjedis publik me një koleg. Kjo është po aq e rëndësishme sa deklaratat që zgjidhni për të sjellë në argument.

– Bëjuni personave që keni përballë pyetje që janë të hapura dhe që i shtyjnë ata t’ju japin një shpjegim të plotë.

– Kërkojini kundërshtarit tuaj të zgjerojë procesin e të menduarit dhe pikëpamjen e tyre.

 

  1. Kushtojini vëmendje gjuhës së trupit!

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në komunikim. Shumica e ekspertëve besojnë se është po aq e rëndësishme sa komunikimi verbal. Nëse po përpiqeni të fitoni një argument, patjetër do të dëshironi ta mbani këtë në mendje.

Për fillestarët, pasqyroni gjuhën e përgjithshme të trupit të personit tjetër në një mënyrë delikate. Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa të kryqëzoni këmbët pak pasi ata e bëjnë ose të tundni kokën në të njëjtën kohë.

Mos e teproni, sigurisht! Ju nuk duhet të kopjoni vazhdimisht çdo lëvizje që ata bëjnë ose ata mund të mendojnë se po talleni me ta.

I bërë në mënyrën e duhur, pasqyrimi mund të rrisë ndjenjat e besimit të kundërshtarit ndaj jush. Kjo do të thotë se kur të jetë koha për të filluar bisedën, ata do të kenë më shumë gjasa t’ju besojnë dhe t’iu duken pikëpmajet tuaja të besueshme.

Ju gjithashtu do të dëshironi të jeni të vetëdijshëm për nivelin e kontaktit me sy që mbani. Është një keqkuptim i zakonshëm që kontakti i vazhdueshëm me sy ju bën juve më bindës dhe kundërshtarin tuaj më pak bindës. Studimet kanë treguar se në fakt e kundërta e saktë.

 

  1. Njiheni mirë kundërshtarin tuaj!

Personi që keni përballë në një argument nuk është domosdoshmërisht armiku juaj, por gjithsesi ju duhet ta njihni mirë kundërshtarin tuaj!

Njohja e personalitetit të kundërshtarit tuaj në një argument mund t’ju ndihmojë të kuptoni sesa mirë duhet të flisni me ta. Ka disa njerëz që tentojnë të jenë më reaktiv[ kur iu përgjigjen argumenteve. Në thelb, joshja ndaj emocioneve funksionon më së miri me ta.

Pastaj, ka të tjerë që janë më analitikë. Me këta njerëz, do të dëshironit të siguroheni që faktet tuaja të mbështeten mirë dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje kësaj, sesa të përpiqeni që kundërshtari t’ju mirëkuptojë.

Është gjithashtu një ide e mirë të mbani parasysh se sa është shtrirja morale e kundërshtarit tuaj. Kjo përfshin preferencat e tyre politike dhe ideologjitë. Kjo mund të jetë e komplikuar. Meqë ka kaq shumë gjëra që njerëzit mund të besojnë, le ta bëjmë më të  thjeshtë!

Gjashtë nga këto më të zakonshmet janë:

Drejtësia dhe Mashtrimi

Autoriteti dhe Përmbysja

Kujdesi dhe Cënimi

Besnikëria dhe Tradhtia

Liria dhe Shtypja

Shenjtëria dhe Degradimi

Përdorni këto limite në avantazhin tuaj!

 

  1. Kuptojini, përdorini dhe reagoni ndaj emocioneve, brenda limiteve!

Megjithëse njerëzit më analitikë preferojnë faktet ndaj reagimit emocional, kjo nuk do të thotë se ato nuk janë njerëzorë. Nëse argumentoni pa ndonjë emocion, ju po e shfaqni veten më tepër si një robot sesa një person i vërtetë.

Kjo është një mënyrë e sigurt për të humbur një argument!

Të gjitha argumentet kanë anën emocionale të tyren, edhe kur ato bazohen kryesisht në fakte. Si e tillë, është mirë të përfshimë ndjenjat personale ose ndjenjat e të tjerëve.

 

  1. Influenconi dhe jini bindës!

Kur përfshiheni në një argument, gjithmonë qëndroni të qetë! Përdorni një zë të ulët dhe të butë dhe qëndroni të relaksuar, duke folur ngadalë dhe qartë. Kjo do t’ju ndihmojë të zbutni emocionet tuaja, veçanërisht nëse keni tendencë të jeni pak gjaknxehtë.

Ngritja e zërit shumë mund të shkaktojë një përgjigje luftimi në personin me të cilin po debatoni. Kjo menjëherë do t’i vendosë ata në mbrojtje dhe do të jetë më e vështirë për t’i bindur.

 

  1. Argumentoni me maturi dhe zgjuarsi!

Argumentet mund të jenë emocionale, por mos lejoni që t’ju përfshijnë. Mësoni të argumentoni dhe t’i paraqisni pikat në mënyrë inteligjente dhe në një mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme.

Mos harroni të mbani atmosferën rreth debatit, të këndshme dhe pozitive. Gjeni terrenet dhe besimet që ju përputhen dhe që ju ndajnë.

Është e rëndësishme të dihet se natyrisht, jo të gjitha argumentet duhet të përfundojnë me dikë që ka të drejtë. Përpiquni të mbani qartë kuadrin tuaj të mendjes dhe praktikoni të menduarit pozitiv.

Shumica e njerëzve nuk angazhohen në mënyrë aktive në një argument. Ndonjëherë, ju e gjeni veten në një situatë pa rrugëdalje. Natyrisht, ju do të doni një rezultat pozitiv – askush nuk dëshiron të humbasë një argument, edhe nëse preferon pacifizmin!

Ashtu si me çdo gjë tjetër, edhe argumentet dhe debatet janë një shkencë! Kuptoni mënyrat shkencore që garantojnë një rezultat pozitiv të argumenteve tuaja ose të paktën një që t’ju nxjerrë si një personi më të rritur dhe më të rëndësishëm, ju do të arrini një fitore me dinjitet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu