Kundërshtitë janë një pjesë e pashmangshme e jetës sonë, dhe nganjëherë ne duhet të përballemi me kundërshtues me të vërtetë kokëfortë. Të shpërthesh në zemërim vetëm do t’i përkeqësojë gjërat, edhe nëse e ndjen se do të të mposhtë. Merr frymë thellë dhe tolero gjithçka dhe ulu pak për t’u çlodhur.

Mos harroni – të gjithë bëjnë gabime. Mundohuni ta shihni situatën nga këndvështrimi i debatuesit tuaj. Ndoshta ata po kalojnë kohë të vështira, duke i bërë të gjithë me gjemba?

Çfarëdo arsye që mund të ketë për t’u shfryrë me fjalë, mos lejoni që kundërshtuesi juaj ta hedhë në fytyrën tuaj. Mbani nivelin e zërit tuaj, duke nxitur besim dhe kujtojini personit me të cilin po flisni për respekt të ndërsjellë.

Një konflikt natyrisht ju nxit të hidheni edhe ju në sulm kështu që përpiquni të mbani qetësinë tuaj. Me pak praktikë, do të shihni diçka të mirë edhe në personin më të zemëruar.

Mos i merrni fyerjet shumë personale. Përdorni ‘Unë’ në vend të ‘Ju’ dhe provoni të bëni biseda për të rriturit pa vrazhdësi dhe akuza – kjo do ta bëjë që debatuesi t’ju dëgjojë, dhe më e rëndësishmja kurrë mos fyeni për simetri komunikimi, sepse kështu nuk bëni tjetër veçse i përgjigjeni baltës me baltë, dhe bëni pis veten, duke rënë në të njëjtin nivel.

Emocionet e tepërta bëjnë që argumentet më të forta të thërmohen. Thuaj vetëm atë që je e sigurt dhe bëje pikëpamjen tënde sa më qartë. Mos harroni gjithmonë se e vërteta është subjektive, dhe është kuptimi që ka rëndësi, jo vetë fjalët.

Nëse biseda juaj po nxehet shumë, provoni të përdorni sensin tuaj të humorit për ta qetësuar. Bëjeni tjetrin të qeshë me situatën, dhe ju do të zhbllokoheni nga kurthi i emocioneve të çastit duke u rikthyer ëmbëlsisht në normalitet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu