Nëse fle mjaftueshëm, mëson gjëra të reja dhe nëse jeni njeri aktiv në shoqëri, kujtesa juaj do të jetë e pavdekshme. Më poshtë do t’ju listojmë 5 mënyrat që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

 

1.Fli

Gjumi i mirë ndihmon në përforcimin e kujtimeve episodike – atyre që lidhen me kohën dhe vendin. Të bërit të një gjumi të plotë gjatë natës, pak pas fitimit të një aftësie të re, ndihmon në konsolidimin e proçeseve, në mënyrë që më vonë ato të kryhen automatikisht.

 

2.Qetësohu

Stresi ndikon në kujtesën në mënyra të ndryshme, varësisht nga koha kur ndodh një ngjarje e caktuar. Çlirimi i shpejtë i adrenalinës, mund të na bëjë më të vëmendshëm, nga ana tjetër,  lirimi i ngadalshëm i kortizolit pengon proceset e rikrijimit të  eventeve në kujtesës. Yoga, meditimi ose teknika të tjera relaksimi mund të ndihmojnë.

 

3.Pushoni

Kujtimet mund të dëmtohen nëse truri nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i konsoliduar ato. Më shumë se një shekull më parë, shkençëtarët gjermanë treguan se njerëzit ia dalin pothuajse dy herë më mirë në testet e memories nëse bëjnë pushime. Kohët e fundit, neuroshkencëtarët, kanë treguar se disa pacientë dhe vullnetarë të shëndetshëm janë më në gjendje të mbajnë mend  lista  fjalësh, nëse detyra ju caktohet pas një  kohe në qetësi.

 

4.Qëndro në shoqëri

Të paturit të një jete shoqërore aktive, vonon humbjen e kujtesës. Shkencëtarët amerikanë iu kërkuan njerëzve të moshave 50 dhe 60 vjec, të bëjnë teste të kujtesës çdo vit, midis viteve 1998 dhe 2004, vunë re rënien e aftësive të kujtesës te njerëzit që janë më pak të shoqërueshëm. Miqtë e mirë, vullnetarizmi për bamirësi apo forma të tjera të përfshirjes sociale gjithashtu mbrojnë kujtesën.

 

5.Menuja e memories

Ajo që hamë ndikon në mirëfunksionimin e kujtesës. Një rishikim i një eksperimenti të kryer në vitin 2016, na tregoi se   dietat e stilit të Mesdheut, i ulin ritmet e përkeqësimit të kujtesës, sëmundjes së Alzheimerit dhe përmirësojnë kujtesën afatgjatë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu