Ndryshe njihet edhe si SIPERMARRESI

Jeta është ose një aventurë e guximshme ose asgjë. Helen Keller

Tipet e personalitetit ESTP kanë ndikim të menjëhershëm në gjërat që i rrethojnë- mënyra më e mirë për të dalluar ata në një festë është të kërkosh për një grup të madh të njerëzve që u shkojnë pas gjatë kohës që ata lëvizin nga një grup në tjetrin. Duke qeshur dhe argëtuar me një humor të thjeshtë, personalitetet ESTP pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes. Nëse një pjesëtar i publikut kërkohet të vij në skenë, ESTP-të dalin vullnetarë- apo e shtyjnë një shok të turpshëm të dal vullnetar.

Teoria, konceptet abstrakte dhe diskutimet e rënda për çështjet globale dhe problemet e tyre nuk do ta mbajnë për kohë të gjatë interesimin e ESTP-ve. ESTP-të i mbajnë bisedat e tyre energjike, me një dozë të intelegjencës, por ata pëlqejnë të flasin për atë që është- ose akoma më mirë, të shkojnë dhe ta bëjnë atë. ESTP-të hedhin hapin para se të shikojnë, duke përmirësuar gabimet e tyre gjatë rrugës në vend se të rrijnë kot duke përgaditur mundësi dhe duke u ikur dispozitave.

Kurrë mos e ngatërro lëvizjen me veprimin

ESTP-të janë personaliteti me më së shumti gjasa të krijojnë një stil jetese nga sjelljet e rrezikshme. Ata jetojnë momentin dhe zhyten në aksion- mund të rrinë të qetë edhe gjatë problemeve të mëdha. Njerëzit me personalitetin ESTP shijojnë dramën, pasionin dhe kënaqësinë, jo për emocionet që shkaktojnë por sepse stimulojnë mendjet e tyre logjike. Kjo e bën shkollën dhe ambientet e tjera shumë të organizuara sfidë për ESTP-të. Sigurisht nuk është shkaku që nuk janë të mençur dhe nuk mund të arrijnë, por qasja e mësimdhënies së edukimit formal është thjesht shumë larg nga mënyra e mësimit që ESTP-të shijojnë. Do të duhet një pjekuri shumë e madhe për të parë këtë proces si një mjet të nevojshëm, diçka që krijon mundësi më emocionuese. Sfidë tjetër për ESTP-të është se atyre u duhet më shumë arsye se të tjerëve për të përdorur kodin e tyre moral. Rregullat janë bërë për tu thyer. Ky është një mendim që kanë pak udhëheqës të shkollave të mesme dhe kjo mund tu japë ESTP-ve një reputacion jo të mirë. Por nëse ata e zvogëlojnë numrin e problemeve që bëjnë, shfrytëzojnë energjinë e tyre dhe përqendrohen në gjërat e mërzitshme, do të jenë shumë të fuqishëm.

Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë sa duhet

Me pikëpamjeve më të mprehta se të çdo tipi tjetër, ESTP-të kanë një shkathtësi unike për të vërejtur ndryshimet e vogla. Qoftë ajo një shprehje në fytyrën e dikujt, një stil i ri i veshjes apo një zakon i ndryshuar, njerëzit me këtë tip personaliteti kapin mendimet dhe motivet e fshehura, aty ku shumica e tipeve nuk do të vërenin asgjë. ESTP-të i përdorin këto vrojtime menjëherë, duke folur për ndryshimin dhe duke bërë pyetje, shpesh me pak respekt për ndjeshmërinë. ESTP-të duhet të mbajnë mend se jo të gjithë duan që sekretet dhe vendimet e tyre të bëhen publike.

Vëzhgimet e menjëhershme të ESTP-ve dhe veprimet nganjëherë kërkohen në ambiente të kompanive dhe veçanërisht në situata emergjente. Sidoqoftë nëse ESTP-të nuk kanë kujdes ata mund të hutohen me atë çfarë po ndodhë, mund t’i çojnë gjërat shumë larg dhe t’i godisin rëndë njerëzit më të ndjeshëm apo edhe të harrojnë të kujdesen për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Duke përbërë vetëm katër përqind të popullësisë, në botë ka mjaftueshëm ESTP sa për t’i bërë gjërat më garuese dhe më pikante, por jo mjaftueshëm sa për të krijuar një rrezik sistematik.

ESTP-të janë të mbushur përplot me pasion dhe energji, të plotësuar nga mendja e tyre racionale e nganjëherë edhe e hutuar. Inspirues dhe bindës ata janë liderë të natyrshëm që tërheqin të gjithë drejt rrugës më pak të ndjekur, duke sjellur jetë dhe entuziazëm ngado që shkojnë. Sfida më e madhe e ESTP-ve është t’i vendosin këto cilësi në një përfundim të dobishëm dhe shpërblyes.

Pikat e forta dhe të dobëta të ESTP-ve

Pikat e forta të ESTP-ve

Të guximshëm– njerëzit me personalitetin ESTP janë përplot jetë dhe energji. Nuk ka kënaqësi më të madhe për ta se të thyejnë kufinjë dhe të zbulojnë e përdorin ide dhe gjëra të reja.

Racional dhe praktik- ESTP-të e duan diturinë dhe filozofinë por jo për ndonjë qëllim të caktuar. Për ESTP-të është kënaqësi të gjejnë ide të zbatueshme dhe të mbushura me detaje kështu që ata mund t’i fusin në përdorim. Nëse diskutimet janë të paarsyeshme, atëherë ata kanë gjëra më të mira për të bërë me kohën e tyre.

Origjinal- duke kombinuar guximin me dobishmërinë, ESTP-të duan të eksperimentojnë me ide dhe zgjidhje të reja.  Ata i bashkojnë gjërat në mënyra që askush s’do të kishte menduar.

Të mprehtë- Ky origjinalitet ndihmohet nga aftësia e ESTP-ve për të vërejtur kur gjërat ndryshojnë- dhe kur ata duhet të ndryshojnë! Ndryshimet e vogla në zakone apo pamje vërehen shumë nga ESTP-të dhe ata i përdorin këto vrojtime për të krijuar lidhje me të tjerët.

Të drejtpërdrejtë- kjo mendjemprehtësi nuk përdoret për lojëra të mendjes- ESTP-të parapëlqejnë të komunikojnë haptazi me pytje dhe përgjigje të drejtëpërdrejta e faktike. Gjërat janë ashtu siç janë.

Të shoqërueshëm– Gjithë këto cilësi bashkohen për të krijuar liderë të natyrshëm në ESTP-të. Kjo nuk është diçka që ata e kërkojnë vazhdimisht- njerëzit me kete tip personaliteti thjesht e kanë aftësinë për të përdorur në mënyrë të jashtëzakonshme bashkëveprimet sociale dhe mundësitë komunikuese.

 

Dobësitë e ESTP-ve

Të pandjeshëm– Për ESTP-të ndjenjat dhe emocionet vijnë në rend të dytë pas fakteve dhe realitetit. Situatatat shumë emocionale janë të sikletshme dhe të parehatshme dhe sinqeriteti i hapur i ESTP-ve nuk ndihmon këtu. Gjithashtu këto personalitete shpesh kanë shumë probleme për të pranuar dhe shprehur ndjenjat e tyre.

Të paduruar– ESTP-të ecin me ritmin e tyre për të mbajtur veten të emocionuar. Të ngadalësohen sepse dikush tjetër “nuk e kupton atë” apo të qëndrojnë të përqëndruar në një detaj të vogël për një kohë të gjatë është jashtëzakonisht sfiduese për ESTP-të.

Të prirur për të rrezikuar– Padurimi mund t’i çoj ESTP-të në territore të panjohura pa menduar fare për pasojat afatgjata. Personalitetet ESTP-të nganjëherë luftojnë mërzinë duke shtuar rrezikun.

Të pastrukturuar– ESTP-të e shohin një mundësi- të zgjidhin një problem, të përparojnë, të kënaqen- dhe e shfrytëzojnë momentin, shpesh duke injoruar rregullat dhe pritjet shoqërore gjatë këtij procesi. Ata mund t’i përfundojnë gjërat, por mund të krijojë pasoja të papritura shoqërore.

Mund të mos i vërejnë gjërat e mëdha– ESTP-të mund të humbasin gjërat e mëdha duke u përqëndruar shumë në gjërat e vogla. Njerëzit me këtë tip personaliteti pëlqejnë shumë të zgjidhin problemet, por këto zgjidhje mund të mos funksionojnë sepse edhe nëse gjithë pjesët e një projekti të jenë të përkryera, projekti prapë do të dështoj nëse ato pjesë nuk përshtaten me njëra-tjetrën.

Të pabindur– ESTP-të nuk pranojnë të kufizohen. Përsëritja, rregullat e ashpra, të qëndruarit të qetë gjatë ligjëratave- kjo nuk është mënyra si ESTP-të e jetojnë jetën. Ata janë të orientuar drejt aksionit dhe duan të lëvizin. Ambientet si shkolla dhe shumë punë fillestare mund të jenë aq të mërzitshme sa që bëhen të patolerueshme, duke u kërkuar ESTP-ve përpjekje shtesë për të qëndruar të fokusuar mjaftueshëm sa për të kaluar në pozicione më të lirshme.

Lidhjet e ESTP-ve

Kur vijmë tek lidhjet romantike, njerëzit me personalitetin ESTP vështirë se shqetësohen për ditën e dasmës. Jeta është argëtim dhe plot me surpriza dhe ata shijojnë çdo moment të saj. ESTP-të mund të mos harxhojnë shumë kohë duke planifikuar për “një ditë” por entuziazmi dhe paparashikueshmëria e tyre i bën ata partner emocionues.

Lidhjet e ESTP-ve janë larg të qenët të mërzitshme. Stili i tyre i improvizimit e krijon një listë në dukje të pambarim të aktiviteteve dhe zbavitjeve dhe ESTP-të i inkurajojnë plotësisht partnerët e tyre të marrin pjesë.

ESTP-të i duan idetë e reja dhe diskutimet filozofike të rastit- por ata kanë nevojë që këto të jenë tema që mund të eksplorohen së bashku nëpërmjet aksionit e jo vetëm diskutimeve të kota. Është biseda për shkaqet dhe pasojat e obezitetit dhe është trajnimi i përbashkët për një maratonë që promovon jetesë të shëndetshme.

 

Të mirë si vet pranvera

Seksualisht, nuk janë të rezervuar. Është argëtim, është fizikisht e kënaqshme, idetë e reja janë gjithmonë të mirëpritura dhe mprehtësia e fortë e personaliteteve ESTP i mbanë ata të akorduar me nevojat e partnerëve. Sidoqoftë, veçimi të cilin ESTP-të i bëjnë akteve fizike nga lidhjet më emocionale dhe shpirtërore të cilat shumë tipe tjera i kërkojnë në intimitet mund të jetë burim serioz i tensionit. Disa tipe kërkojnë që seksi të jetë shprehje e sinqertë e dashurisë- ESTP-të thjesht s’janë njëri nga ata.

Me kalimin e kohës, mund të jetë sfiduese për ESTP-të të kalojnë në nivele më të thella dhe më emocionalisht intime. Pasi që mërziten lehtë, njerëzit me personalitetin ESTP kërkojnë për ngazëllim të përhershëm- nganjëherë duke e ekspozuar veten qëllimisht ndaj rrezikut. Nëse partnerët nuk janë në gjendje të mbajnë gjallë entuziazmin, ESTP-të mund të përfundojnë duke kërkuar për dikë tjetër. Nuk është sepse ESTP-të janë të pabesë. Më shumë, ata mendojnë në vete “Kjo nuk është duke funskionuar, kështu që pse të sillem sikur është?” ESTP-të janë racionalë dhe mund të ushtrojnë kontroll mbi veten nëse zgjedhin, por duke qenë aq tërheqës dhe të famshëm sa janë, nganjëherë mund të jetë e lehtë të gjejnë dikënd tjetër.

Udhëto vetëm me ata që i dashuron

Si çdo lidhje tjetër, kërkon punë dhe durim. Jo çdo ditë mund të jetë emocionuese por ESTP-të janë njerëz kurioz dhe që përshtaten lehtë, gjë e cila sigurisht do të ndihmon në mbajtjen e lidhjes gjallë. Të mbajturit lidhje të shëndetshme është mundësia e fundit e ESTP-ve për të ushtruar talentin e tyre në vërejtjen e çdo ndryshimi të mundshëm në disponimin dhe sjelljen e partnerëve të tyre, përderisa gjithashtu përdorin aftësitë e tyre për të zgjidhur problemet dhe përmbushur nevojat e tyre. ESTP-të gjithashtu mund të përforcojnë tiparet më të neglizhuara si ndjeshmëria emocionale dhe planifikimi afatgjatë. Partnerët më të mirë, të cilët do u ndihmojnë në rritje ndajnë tiparin Shqisor (S) dhe priren të jenë Introvertë (I) dhe Gjykues (J). Këto cilësi u ndihmojnë ESTP-ve të vlerësojnë një qasje më vetëkontrolluese dhe më të qëndrueshme përderisa vetë ESTP-të mund tu ndihmojnë partnerëve të tyre të çlirohen pak dhe të dalin nga shtëpia e të argëtohen.

ESTP-të si shokë

Njerëzit me personalitetin ESTP janë definitivisht jeta e festave. Me një imagjinatë e cila është për tu pasur zili dhe një ndjenjë frymëzuese të spontanitetit, ESTP-të kurrë nuk janë të mërzitshëm. Ata pëlqejnë të eksplorojnë ide interesante, si në diskutim ashtu edhe duke duke i shikuar vetë gjërat gjë që nënkupton se ESTP-të gjithmonë kanë diçka argëtuese për të bërë. Në të njejtën kohë, personalitetet ESTP janë të shkujdesur, tolerant gjë që natyrshëm i bën ata të famshëm.

Aktivitetet fizike si sportet ekipore janë ato që ESTP-të e quajnë argëtim dhe këto ambiente u japin atyre mundësi të shumta për të bërë shokë të rinjë. ESTP-të nuk hasin asnjë vështirësi këtu- ata duket se shkojnë mirë me thuajse çdo kënd dhe bëjnë shokë të ri kudo që shkojnë. ESTP-të shijojnë çdo moment dhe si një personalitet me besim në vete (sidomos nëse janë gjithashtu Assertive) ata nuk brengosen shumë se çfarë të tjerët mendojnë për ta. Kjo i tërheq shokët që kanë të njejtin qëndrim dhe entuziazëm për jetën.

Megjithëse ESTP-të nuk janë kundërshtar të diskutimeve filozofike dhe nganjëherë shijojnë ushtrimin intelektual, ata kanë pak gjasa të zhvillojnë shoqëri të bazuara në diskutime rreth sfidave të ekonomisë Evropiane apo rolin e fesë në politikë. ESTP-të janë njerëz të veprimit dhe parapëlqejnë të bëjnë atë që duhet bërë dhe të flasin për atë që mund të bëhet ndonjë ditë.

Eksplorimi, entuziazmi, adrenalina dhe rreziku- shokët e ESTP-ve duhet të përgatiten për gjithë këto gjëra. Mjaft shpesh janë të lumtur të performojnë për shoqërinë e tyre por ata gjithashtu priren të inkurajojnë shokët e tyre të marrin pjesë. Shumica e personaliteteve mund ta marrin personalisht nëse shokët nuk do u bashkangjiten, por ESTP-të janë rehat me veten dhe ka shumë mundësi që të ngrejnë supet dhe vazhdojnë me ata shokë që duan të jenë pjesë e aventurës.

ESTP-TË SI PRINDËR

Në shumë mënyra, ESTP-të janë personat që shumë fëmijë do t’i konsideronin si prindër të përkryer. Argëtues, lozonjarë dhe të kuptueshëm, njerëzit me personalitetin ESTP më të vërtetë pëlqejnë të kalojnë kohë me fëmijët e tyre dhe dinë si të sigurohen se të gjithë po kalojnë mirë. ESTP-të kanë një kuriozitet dhe spontanitet të natyrshëm që përshtatet përsosmërisht me dëshirën e pangopur për të mësuar që fëmijët kanë.

Duke shikuar çdo gjë sikur të ishte hera e parë

ESTP-të i duan aktivitetet fizike dhe fëmijët e tyre kurrë nuk do të mbesin pa dikënd me të cilin mund të luajnë ose tu ndihmojnë të ndërtojnë ndonjë mostër për shkollë. Sportet, ekskursionet dhe zbavitjet tjera praktike gjithmonë mirëpriten dhe inkurajohen. Në të njëjtën kohë, pasi e kemi përmendur mospëlqimin e ESTP-ve ndaj rregullave dhe orareve, ata vështirë se do t’i regjistrojnë me dhunë fëmijët e tyre në klube apo skuadra të ndryshme. Nëse fëmijët e tyre duan të luajnë softball, shumë bukur- nëse jo, mirë, do të gjejnë diçka tjetër për të bërë.

Ndoshta gjëja më e mirë rreth prindërve me personalitetin ESTP është se ata i konsiderojnë fëmijët e tyre si pjesëtarë të barabartë të familjes.

ESTP-të u japin fëmijëve të tyre liri dhe i inkurajojnë ata të vendosin vetë (sidomos për gjëra të vogla) dhe të ndjekin zemrën e tyre- të mos brengosen fare se çfarë mendojnë të tjerët. Personalitetet ESTP i vëzhgojnë për së afërmi fëmijët e tyre, duke përdorur aftësinë e tyre për të vërejtur madje edhe ndryshimet më të vogla në disponimin dhe zakonet e të tjerëve në mënyrë që të përfshihen duke dhënë udhëzime shtesë kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Sidoqoftë, ESTP-të prindër kanë një sfidë mjaft të madhe: lidhjen emocionale. Si me çdo tip Mendje (T), edhe nga ESTP-të ndjenjat priren të shihen më shumë si dekoncentrime iracionale sesa si mjete për tu shprehur dhe lidhur më të tjerët. Nëse fëmijët e tyre janë tipe Ndjenjë (F), ky mund të jetë një burim tensioni mes ESTP-ve dhe fëmijëve të tyre. Sinqeriteti nuk është gjithmonë receta më e mirë.

Ne jemi të gjithë nxënës në një zanat ku askush s’është mjeshtër.

Prapë se prapë, ESTP-të mund të mbështeten në partnerët më të ndjeshëm për tu ndihmuar në këtë aspekt dhe lidhjet e shëndetshme që ata krijojnë gjatë aktiviteteve të përbashkëta mund tu ndihmojnë t’i mbushin këto hapësira boshe. ESTP-të përfitojnë gjithashtu nga lidhjet direkte dhe të kuptueshme- fëmijët e tyre nuk do të ndjejnë se duhet të fshehin gabimet e tyre, shenjtëria e komunikimit prind-fëmijë.

PROFESIONI

Kur vijmë tek opsionet e karrierës, “aksioni” është fjala kryesore. Njerëzit me personalitetin ESTP mendojnë dhe veprojnë shpejt dhe janë të jashtëzakonshëm në marrjen e vendimeve kur janë nervoz apo të emocionuar. Në të njëjtën kohë, ata janë njerëz të dashur të cilët duket se bëjnë shokë dhe lidhje kudo që shkojnë. Popullariteti dhe komunikimi mund të jenë asete të pamatshme në botën e punës dhe ESTP-të shkëlqejnë aty.

Intelegjenca sociale e kombinuar me guximin e natyrshëm dhe aftësinë për të improvizuar që ESTP-të kanë, i bën shitjet, negociatat e biznesit, marketingun madje edhe aktrimin-në çdo ambient garues e të tensionuar- shumë të përshtatshëm. Personalitetet ESTP besojnë se do të bëjnë lëvizjen e duhur. Rreziqet, të mëdha apo të vogla, janë pjesë e jetës dhe ESTP-të nuk ulen duke pritur që ndonjëri nga shefat t’ju tregoj nga lart se çfarë të bëjnë. Kjo mund t’i fus ESTP-të në telash, por shumë shpesh është pikërisht gjëja që nevojitet dhe mund t’i ngris gjithashtu në karrierë.

Është vështirë t’i imagjinosh ESTP-të duke zgjedhur punë të sigurta, por të mërzitshme në vend të atyre më pak stabile, por më emocionuese.

Kufizimet, rregullat dhe ambientet shumë të strukturuara- këto janë mënyra të mira për të çmendur ESTP-të. Njerëzit me këtë tip personaliteti e jetojnë jetën sipas mënyrës së tyre dhe kjo i bën ata ndërrmarrës dhe freelancer të jashtëzakonshëm. Këto role gjithashtu u lejojnë atyre t’ua ngarkojnë të tjerëve punët më të mërzitshme atyre që u përshtaten më shumë.

ESTP-të janë njerëz kurioz dhe energjik me një dëshirë të madhe për aksion. Ka njerëz që  analizojnë dhe menaxhojnë logjistikën e shpërndarjes së mallit dhe pastaj të tjerët që vozisin ambulancën, patrullojnë në rrugë dhe shpëtojnë jetë me duart e tyre- ESTP-të janë këta të fundit. Janë shumë vëzhgues por të paduruar, gjë që u mundëson atyre t’i hedhin një sy situatës dhe të veprojnë. Çdo rol që përfshin situata emergjente është i përshtatshëm për ESTP-të, qoftë mjek, oficer policie apo ushtarë.

Prirja e tyre për të jetuar në të tashmen dhe pritur rezultate të menjëhershme i bën ata të mirë edhe në një fushë tjetër: sport. Pa marrë parasysh se a janë në fushë si atlet, duke i trajnuar nga anash apo duke komentuar nga lart, njerëzit me personalitetin ESTP shkëlqejnë në çdo pozitë.

ESTP-të në vendin e punës

Në çdo ambient, duke përfshirë edhe vendin e punës, është lehtë të dallosh ESTP-të. Të zhurmshëm dhe spontan, duan të argëtohen dhe mund të jenë pak të pagdhendur. Njerëzit me personalitetin ESTP i duan problemet dhe historitë që tregojnë për mënyrën se si janë zgjidhur ato. Natyrisht, disa pozicione përshtaten më mirë me këto cilësi por ESTP-të janë individë që përshtaten lehtë dhe mund të gjejnë një mënyrë për të bërë çdo situatë pak më interesante sesa që është.

ESTP-të si nënpunës

Pozicioni më sfidues për ESTP-të është ai ku shumë njerëz duhet të fillojnë karrierën: si nënpunës. Megjithëse janë plotësisht të aftë të ushtrojnë kufizime sipas mënyrës së tyre, personalitetet ESTP urrejnë t’i zbatojnë rregullat e të tjerëve, ata janë të njohur për eksperimentet, improvizimet dhe mënyrën e shpejtë të të menduarit- nëse nuk lejohen t’i përdorin këto cilësi dhe duhet të këshillohen më menaxherin e tyre për çdo gjë, do të mërziten shumë shpejt. ESTP-të e dinë mirë se rreziqet sjellin shpërblimin dhe me qejf do tu ikin detyrave më të rëndomta për diçka pak më emocionuese, me shpresë se do ta tërheq vëmendjen e dikujt.

ESTP-të si kolegë

Si kolegë, ESTP-të mendojnë se duhet të punosh shumë- për aq kohë sa të gjithë janë duke i kryer detyrat e tyre, ata me qejf do t’i kryejnë të vetat. Si individë tërheqës dhe të famshëm që ESTP-të janë, komunikimi vjen natyrshëm tek ta. Këto cilësi e bëjnë të lehtë që personalitetet ESTP të shkojnë mirë me të gjithë. Në të njëjtën kohë, nëse ESTP-të shohin një kolegë si të paaftë apo akoma më keq dembel, ata ua thonë pa hezitim. Ndjeshmëria emocionale nuk është pika e tyre e fortë. ESTP-të janë vëzhgues dhe vërejnë ndryshimet në zakonet apo disponimin e kolegëve të tyre- përveç kur ata janë arsyeja e atij shqetësimi.

 

ESTP-të si menaxherë

Pozitat menaxheriale janë vendi ku ESTP-të ndihen më së shumti rehat pasi që janë shumë fleksibil. Rregullat dhe traditat janë të besdisshme për njerëzit me personalitetin ESTP- ata më me qejf do të provonin një tufë idesh të reja me mundësi për të kryer punët më shpejt sesa tu kushtonin rëndësi “mënyrës se si i kemi bërë gjithëmonë punët” apo rehatisë së nënpunësve me eksperimentin. ESTP-të janë praktik dhe përqendrohen në gjërat që punojnë apo mund të punojnë më së miri. Kjo mund të krijoj një ambient të rrëmujshëm, por inspirimi i tyre i bën shumë të përshtatshëm për tu marrë më situata të tilla. ESTP-të pëlqejnë të jetojnë momentin më shumë sesa një arritje të paprekshme të së ardhmes siç është “të bëjmë të lumtur konsumatorët”. Personalitetet ESTP caktojnë synime të vogla, të qarta, të matshme dhe të arritshme, ata i mbajnë sytë në vijën e finish-it por arrijnë aty hap pas hapi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu