Nryshe njihet edhe si KËSHILLUESI

Tipi i personalitetit INFJ është shumë i rrallë, përbën më pak se një përqind të popullatës, por sidoqoftë ata lënë gjurmë në botë. Si anëtarë të grupit të Diplomatëve, ata kanë një ndjesi të lindur të idealizmit dhe moralit, mirëpo ajo që i dallon ata nga të tjerët është se nuk janë ëndërrimtarë të thjeshtë. Janë të aftë t’i realizojnë synimet e tyre dhe të kenë një ndikim pozitiv të përhershëm. INFJ-të e shohin të ndihmuarit të tjerët si qëllimin e tyre të jetës. Përderisa njerëzit me këtë lloj personaliteti mund t’i gjejmë duke u përpjekur të shpëtojnë të tjerët dhe duke bërë punë bamirësie, pasioni i tyre i vërtetë është të kapin thelbin e problemit në mënyrë që njerëzit të mos ketë nevojë të shpëtohen fare.

Më ndihmo të të ndihmoj
INFJ-të vërtetë kanë një kombinim unik të tipareve: edhe pse flasin butësisht kanë mendime të fuqishme dhe do luftojnë palodhur për një ide në të cilën besojnë. Janë të sigurtë dhe të vendosur, por rrallë e përdorin këtë për përfitime personale- INFJ-të do veprojnë me kreativitet, imagjinatë, bindje dhe ndjeshmëri, jo për të krijuar përparësi por balancë. Barazia dhe karma janë dy ide shumë atraktive për ta dhe besojnë se asgjë nuk e ndihmon botën më shumë sesa përdorimi i dashurisë dhe mëshirës për të zbutur zemrat e tiranëve.

Çdo njeri duhet të vendos se ku do të ecë në dritën e altruizmit kreativ apo në errësirën e egoizmit shkatërrues.   Martin Luther King

INFJ-të e kanë të lehtë të krijojnë lidhje me të tjerët dhe kanë një talent të veçantë për gjuhë të ngrohtë e të ndjeshme, flasin me terma human më tepër se me logjikë dhe fakte. Është e kuptueshme pse miqtë dhe kolegët do i shohin si tipa ekstrovertë, por ata nuk bënë të harrojnë që INFJ-të kanë nevojë të qëndrojnë vetëm për të “rimbushur bateritë” andaj nuk bën të alarmohen nëse papritmas ata tërhiqen nga jeta shoqërore. INFJ-të I kushtojnë rëndësi ndjenjave të të tjerëve dhe presin që kjo t’iu kthehet – ndonjëherë kjo do të thotë që presin që ata të lihen të qetë në hapësirën e tyre për disa ditë.

Jeto për të luftuar edhe një tjetër ditë
Në të vërtetë është më së shumti e rëndësishme që INFJ-të të mos harrojnë të kujdesen edhe për veten. Pasioni i bindjeve të tyre është në gjendje t’i dërgoj ata përtej pikës së tyrë kritike dhe nëse përkushtimi i tyre del jashtë kontrollit ata ndihen të stërlodhur, të pashëndetshëm dhe të stresuar. Kjo bëhet e dukshme sidomos kur INFJ-të duhet të përballen me konfikt dhe kritika- ndjeshmëria e tyre i shtyn të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur këto sulme që duken personale. Mirëpo, kur situatat janë të pashmangshme, ata iu përgjigjen sulmit në mënyra vërtetë joracionale.
Për INFJ-të, bota është një vend i mbushur me padrejtësi- por nuk ka pse të jetë kështu. Asnjë tip tjetër i personalitetit nuk është më i përshtatshëm të krijojë drejtësi. INFJ-të vetëm duhet të kujtohen se përderisa janë të zënë duke mbrojtur botën, duhet të kujdesen poashtu edhe për veten e tyre.

Pikat e forta dhe të dobëta 


Pikat e forta

Kreativ – Duke kombinuar një imagjinatë të zhvilluar më një sens të fortë mëshire, INFJ-të e përdorin kreativitetin e tyre të për të zgjidhur çështje humane jo sfida teknike. Njerëzit me këtë lloj personaliteti kënaqen kur gjejnë zgjidhjen e përkryer për personat që i duan dhe kjo cilësi i bën ata këshilltarë të shkëlqyeshëm.
Mendjemprehtë – Shohin përtej qëllimeve mashtruese dhe të pandershme, kështu që kalojnë prej manipulimeve dhe taktikave me hile në një qasje të sinqertë. INFJ-të shohin sesi janë të lidhur njerëzit me ngjarjet dhe janë në gjendje të përdorin këtë dijeni për të hyrë në zemër të çështjes.
Inspirues dhe bindës – Pasi që flasin në terma human, jo teknik, INFJ-të kanë një mënyrë shkrimi inspirues që i josh idealistët në audiencën e tyre. Mund të jenë edhe oratorë vertetë të shkëlqyer, flasin me ngrohtësi e pasion kur ndihen krenarë për atë që po e thonë.
Të vendosur – Kreativiteti i tyre, mprehtësia dhe inspirimi kanë një ndikim të vërtetë në botë sepse INFJ-të u përmbahen deri në fund ideve të tyre me bindje, vullnet dhe planifikim të nevojshëm të projekteve komplekse. Ata jo vetëm që shohin sesi do duhej të ishin gjërat, por edhe veprojnë në bazë të këtyre njohurive.
Të papërkulshëm dhe të pasionuar – Kur INFJ-të besojnë se diçka është e rëndësishme ata e ndjekin atë synim me një bindje dhe energji që mund t’i çudisë madje edhe miqtë dhe të afërmit e tyre. INFJ-të do lëkundin malet nëse është nevoja, diçka që jo të gjithëve u pëlqen ta shohin, por pasioni për çështjen e zgjedhur është një pjesë e pandarë e personalitetit të tyre.
Altruistë – Këto cilësi janë të përdorura për mirë. INFJ-të besojnë fuqishëm dhe veprojnë në bazë të këtyre besimeve, jo pse duan të ngrisin veten, por sepse duan të ngrisin një ide që besojnë se do e bëjë botën një vend më të mirë.

 

Dobësitë

Të ndjeshëm – Kur dikush i sfidon ose kritikon parimet ose vlerat e INFJ-ve, pritet që ata të përgjigjen në mënyrë të fortë dhe alarmante. Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë së tëpërmi të prekshëm nga kritikat dhe konflikti, andaj mënyra më e shpejt për të arritur tek ana e tyre e keqe është të vësh në pytje motivet e tyre.
Jashtëzakonisht privat – INFJ-të e kanë zakon ta paraqesin vetvetën si kulmin e një ideje. Kjo është pjesërisht sepse besojnë në atë ide, por poashtu sepse janë jashtëzakonisht privat për jetët e tyre personale dhe përdorin këtë imazh në mënyrë që të mos hapen me të tjerët, madje as me miqtë e ngushtë. T’i besojnë një miku të ri është edhe më sfiduese për ta.
Perfeksionist – INFJ-të janë plotësisht të definuar nga ndjekja e idealeve të tyre. Përderisa kjo është një cilësi e mrekullueshme në shumë mënyra, një situatë ideale nuk është gjithëmonë e mundur- në politikë, në punë, në dashuri- dhe prandaj shumë shpesh largohen nga situata dhe lidhje të shëndosha e produktive duke besuar se gjatë rrugës do hasin në një opsion më të mirë.
Gjithmonë kanë nevojë për një kauzë – INFJ-të aq shumë përfshihen në pasionin e gjërave që ndjekin saqë çfarëdo pune e rëndë administrative që hyn në mes tyre dhe idealit në të cilin besojnë është thellësisht e padëshiruar. Ata duan të dinë se po bëjnë hapa konkret drejt synimeve të tyre, dhe nëse detyrat e tyre rutinore u duket se po u zënë rrugën, ose edhe më keq, nese nuk kanë synime fare, ata ndihen të shqetësuar dhe të zhgënjyer.
Mërziten lehtë– Pasioni i tyre, durimi i paktë për rutinën, tendenca për të paraqitur vetveten si një ideal, dhe privatësia ekstreme i lë INFJ-të me pak opsione për pushim të plotë. Njerëzit me këtë lloj personaliteti njihen si persona që e lodhin veten shpejt nëse nuk e gjejnë një rrugë për të balancuar idealet e tyre me realitetin e jetës së përditshme.

LIDHJET E INFJ-VE

Kur vjen puna te lidhjet INFJ-të e marrin seriozisht procesin e gjetjes së partnerit. Nuk janë të prerë për takime të zakonshme, njerëzit me personalitetin INFJ kërkojnë thellësi dhe kuptim në lidhjet e tyre. INFJ-të do marrin aq kohë sa u duhet për të gjetur dikë me të cilin të kenë lidhje të vërtetë – kur e gjejnë këtë person, lidhja e tyre do arrijë nivelin e intesitetit dhe sinqeritetit që shumica e njerëzve të tjerë vetëm mund t’a ëndërrojnë.
Arritja në atë pikë mund të jetë ndonjëherë sfiduese për partnerët e mundshëm, sidomos për ata që nuk kanë shumë durim, sepse INFJ-të janë shpesh perfeksionistë dhe zgjedhin shumë. Njerëzit me këtë tip personaliteti nuk mund t’i bindësh lehtë për diçka që ata nuk duan, dhe nëse dikush nuk e kupton këtë është një shkelje që nuk falet lehtë, veçanërisht në fazat e hershme të lidhjes. Edhe më keq, nëse partneri i mundshëm mundohet t’i drejtohet manipulimit dhe gënjeshtrave sepse INFJ-të do e vërejnë këtë. Nëse ka diçka që nuk e tolerojnë në një lidhje është jovërtetësia.

 

A është kjo e vërtetë?

Një prej gjërave që INFJ-të e konsiderojnë si më të rëndësishmen është krijimi i lidhjeve të sinqerta e të thella me njerëzit që i duan.

INFJ-të do bëjnë të pamundurën të gjejnë njerëz të cilët e ndajnë dëshirën e tyre për autencitet, dhe t’i shmangin ata që nuk e kanë këtë, sidomos kur po kërkojnë një partner. Me gjithë këto që i thamë, INFJ-të shpesh kanë përparësitë që i bëjnë të dëshirueshëm- ata janë të ngrohtë, miqësorë, të dashur dhe mendjemprehtë, shohin përtej sipërfaqësores dhe i kuptojnë mendimet dhe emocionet e të tjerëve.
INFJ-të janë entuziastë në lidhjet e tyre, është një ndjenjë urtësie pas spontanitetit të tyre, duke i lejuar ata që vazhdimisht t’i befasojnë partnerët e tyre në mënyrë të këndshme. INFJ-të nuk frikësohen të shfaqin dashurinë dhe e ndjejnë atë pa kushte, duke krijuar një thellësi në lidhjen e tyre që vështirë të përshkruhet në terma të zakonshëm. Lidhjet me INFJ-të nuk janë për tipat e cekët dhe ata që nuk mund të përkushtohen.
Kur vijmë te intimiteti, INFJ-të kërkojnë një lidhje që shkon përtej asaj fizike, duke e përqafuar lidhjen emocionale madje edhe shpirtërore që kanë me partnerin e tyre. Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë partnerë të pasionuar dhe e shohin intimitetin si një mënyrë për të shfaqur dashurinë dhe të bëjnë të lumtur partnerët. INFJ-të i gëzohen jo vetëm aktit e të qenët në lidhje, por të qenët një me personin tjeter, si me mendje, ashtu edhe me trup dhe shpirt.

 

MIQËSITË

INFJ-TË SI SHOKË

INFJ-të kanë një dëshirë të zjarrtë për autencitet dhe sinqeritet- në aktivitetet e tyre, në lidhjet romantike dhe në miqësitë. Për INFJ-të nuk është e zakonshme të krijojnë shoqëri rasti, si në pjesën shoqërore në punë apo të fillojnë biseda më kamarierë nëpër lokale, me të cilët kanë të përbashkët vetëm rutinën. Në vend të kësaj, ata janë në kërkim të njerëzve me të cilët ndajnë pasionet, interesat dhe ideologjitë, njerëz me të cilët mund të eksplorojnë filozofi dhe subjekte në të cilat besojnë dhe u duken me të vërtetë me kuptim.

Libër i mbyllur por lexues i shpejt

Qysh në fillim, të njohësh INFJ-të është sfidë sepse ata janë shumë privatë, madje edhe enigmatikë. Ata nuk i ndajnë lehtë mendimet dhe ndjenjat e tyre nëse nuk ndihen rehat me të tjerët. Pasi që për INFJ-të këto mendime dhe ndjenja janë baza e miqësive, duhet kohë dhe këmbëngulje për t’i njohur ata. Ndërkohë, INFJ-të janë shumë mendjemprehtë dhe kanë një dhunti për të parë përtej sipërfaqësores, i kuptojnë shpejt dhe lehtë qëllimet e të tjerëve dhe përshtatshmërinë me ta si dhe i përjashtojnë ata të cilët nuk kanë idealizmin e njëjtë.

Në miqësi duket sikur INFJ-të janë duke kërkuar shpirtin binjak, dikë që ndan çdo element të imagjinatës dhe pasioneve të tyre.

INFJ-të janë shpesh perfeksionistë, kërkojnë përshtatshmërinë më të madhe, sidoqoftë prapë kërkojnë dikë me të cilën të rriten dhe të përmirsohen në të njëjtën kohë. Nuk është nevoja të cekim se kjo është kërkesë pak e tepruar dhe INFJ-të duhet mbajtur mend se ata janë një lloj personaliteti veçanërisht i rrallë, andaj edhe nëse e gjejnë dikë me të cilët përshtaten në këtë aspekt, gjasat që poashtu do kenë interesa të njëjta me ta janë të vogla. Duhet të kuptojnë që thellësia dhe ai lloj përmirsimi që po kërkojnë për veten është rraskapitës për shumë të tjerë, për INFJ-të është e zakonshme të braktisin miqësi të shëndosha që sapo kanë filluar, në kërkim të atyre më të përkryera.

Si të gjesh gjilpërën në kashtë

Dicka që komplikon gjërat edhe më shumë është aftësia e të shprehurit dhe këmbëngulja e INFJ-ve që rezultojnë në popullaritet dhe vëmendje të padëshiruar. Idealizmi i tyre i qetë e i vendosur dhe shprehja kreative natyrisht që tërheqin vëmendje. Nëse është diçka që INFJ-të i shmangen është ushtrimi i pushtetit tek të tjerët- dhe njerëzit që tërhiqen nga ai lloj pushteti. INFJ-të do kërkohen nga të tjerët më shumë sesa do preferonin dhe kjo e bën edhe më të vështirë të gjejnë dikë me të cilët kanë vërtetë tërheqje. Në të vërtetë mënyra e vetme për tu bërë shokë me INFJ-të është të jesh autentik dhe t’u nxjerësh edhe atyre në pah këtë autencitet. Sidoqoftë kur diçka e përbashkët është gjetur, njerëzit me këtë lloj personaliteti janë shokë mbështetës dhe besnikë që të inkurajojnë të rritesh si person dhe të pasurojnë jetën me ngrohtësi, ngazëllim dhe kujdes. Me rritjen e besimit INFJ-të do fillojnë të tregojnë më shumë rreth asaj që kanë brenda dhe nëse këto ide dhe synime janë të përbashkëta është miqësi që tejkalon kohën dhe distancën, që zgjat tërë jetën. INFJ-të nuk kërkojnë vëmendje çdo ditë – për ta, cilësia e mund sasinë çdo herë. Përgjatë viteve ata do përfundojnë me një numër të vogël miqësish të vërteta, të ndërtuara në pasurinë e të kuptuarit të përbashkët që krijon një lidhje të pashlyeshme mes tyre.

Si prindër

INFJ-të prindër
Si prindër, ngjashëm si në miqësitë e tyre, INFJ-të do shohin lidhjet me fëmijët e tyre si mundësi për të mësuar bashkë me dikë që e duan përderisa mundohen të arrijnë një synim të ndryshëm po shumë të rëndësishëm- të rrisin dikë që të bëhet një i rritur i pavarur, i përgjegjshëm dhe parimor. Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë të palodhshëm në përkushtimin ndaj fëmijëve të tyre, të gatshëm të pranojnë çdo ngarkesë pa hezitim. Përderisa janë të ngrohtë dhe të dhembshur përgjatë rolit si prindër, çfarë INFJ-të vërtetë kërkojnë është të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë të njëjtë me fëmijën të cilin po e rrisin.
Bëhu unik, ashtu sikur unë
INFJ-të do mundohen që disa nga cilësitë e tyre të bartin te fëmijët gjatë rritjes, duke pritur që fëmijët e tyre të kenë të njëjtin idealizëm dhe sinqeritet që kanë vetë dhe ndoshta dhe t’ua imponojnë ato në momente dobësie. Përveç kësaj, INFJ-të do shtynë fëmijët e tyre të mendojnë në mënyrë të pavarur, të vendosin vetë dhe të krijojnë besimet e tyre.

Synimi më i madh për këta prindër është që zgjedhjet dhe besimet e tyre të kalojnë në ndonjë kauzë që do kontribojë në botën rreth tyre.

Sidoqoftë nëse gjithë kjo pavarësi merret seriozisht mund të shkaktojë telashe te këta prindër kur fëmijët e tyre kalojnë në fazën rebeluese të adoleshencës. Nëse fëmijët e INFJ-ve marrin një drejtim të kundërt, duke përqafuar besime që i shkelin parimet e prindërve, INFJ-ve do iu duket se fëmijët, duke ndjekur një rrugë tjetër, po vënë në pah të metat që ata kanë. Kjo është një gjë mjaft lënduese për tipa kaq të ndjeshëm.
Një punë e kryer mirë
Sidoqoftë në fund, prindërit INFJ do e kuptojnë se këto besime të kundërta nuk janë shenjë e dështimit të tyre, por si shenjë suksesi që kanë rritur dikë që di të krijoj idealet e veta. Kur fëmijët e INFJ-ve rriten do vlerësojnë kombinimin e pavarësisë dhe përgjegjësisë personale më të cilat janë rritur. Për sa kohë që fëmija tyre rritet me një dijeni për ndryshimin mes të keqës dhe të mirës dhe është në gjendje të luftojë për ato që beson duke e japur më të mirën e tyre, prindërit INFJ do jenë shumë të kënaqur me rezultatin e arrirë së bashku me fëmijën.

KARRIERA

INFJ-të do e kuptojnë që shumica e rrugëve të karierës nuk janë të prera për ta, por për njerëzit që janë të fokusuar në status dhe përfitime materiale. Sidoqoftë kjo nuk do të thotë që INFJ-të e kanë problem të gjejnë mundësi për sukses. Në fakt, ata e kanë problemin e kundërt- shumë INFJ e kanë të vështirë të fillojnë një karierë herët sepse ata shohin dhjetë rrugë shumë të ndryshme përpara, secila me shpërblimet e veta të brendshme, joshëse por poashtu zemërthyese, sepse çkado që zgjedh i bie të braktisësh diçka tjetër.

E bukura, E vërteta, Qëllimi
E para dhe më e rëndësishmja, INFJ-të kanë nevojë të gjejnë qëllim në punën e tyre, të dinë se ata po ndihmojnë dhe po lidhen me njerëzit- është e palogjikshme që një INFJ të jetë shitës i veturave. Kjo dëshirë për të ndihmuar dhe për t’u lidhur me njerëz bën karrierrat në kujdesin shëndetësor, sidomos shumëllojshmëritë holistike, shumë shpërblyese për INFJ-të. Rolet si këshilltarë, psikologë, mjekë dhe udhëheqës shpirtërorë janë të gjitha opsione atraktive për ta.

Sidoqoftë nevojat e INFJ-ve nuk përfundojnë te kuptimi- çdo punë produktive mund të kthehet në diçka me kuptim sepse çdo punë produktive e ndihmon dikë dikund. INFJ-të duan poashtu kreativitet, aftësinë e tyre për të përdorur mendjemprehtësinë që të lidhin ngjarjet me situata, duke shkaktuar personalisht ndryshim në jetët e të tjerëve.

Për INFJ-të, paratë dhe titulli “Punëtori i Muajit” thjesht nuk janë aq të rëndësishme krahasuar me vlerat dhe parimet e tyre.

Këto nevoja është vështirë të gjinden në strukturën e një korporate, ku INFJ-të do detyrohen të menaxhojnë politikat e dikujt tjetër krahas atyre të veta. Për këtë arsye, njerëzit me këtë lloj personaliteti është më e zakonshme që, pavarsisht mospëlqimit në kontrollimin e të tjerëve, të vendosin pavarësinë e tyre ose duke e gjetur një pozicion si udhëheqës ose thjesht duke filluar praktikën e tyre. Si të pavarur INFJ-të janë të lirë të ndjekin zemrën duke aplikuar një element personal, kreativitet dhe altruizëm në çdo gjë që bëjnë.

Ky është opsioni më shpërblyes për INFJ-të, sepse ata do largohen nga rolet shumë modeste dhe jo konkurruese që zakonisht kanë, në pozicione ku ata mund të zhvillohen dhe të bëjnë ndryshim. INFJ-të shpesh ndjekin kariera shprehëse si të shkruarit, si komunikues elegantë që janë, dhe autor të shumë blogjeve të famshme, autorë të tregimeve dhe skenareve. Muzika, fotografia, dizajni dhe arti janë poashtu opsione të mundshme dhe të gjitha këto mund të përqëndrohen në tema më të thella të rritjes personale, moralit dhe shpirtërores.

Aty ku INFJ-të dështojnë është puna që përqendrohet në çështje jopersonale, rutinë dhe konflikt. Kontabiliteti dhe auditimi, analiza e të dhënave dhe puna rutinore do lë njerëzit me këtë personalitet të shqetësuar dhe të papërmbushur dhe ata thjesht do thahen nën vëzhgimin, kritikat dhe gjykimin e politikave të firmës. INFJ-të janë të mençur dhe mund t’ia dalin në çdonjërën prej këtyre fushave, por në mënyrë që të jenë vërtetë të lumtur ata duhet të jenë të lirë të ushtrojnë mendjemprehtësinë dhe pavarësinë e tyre, të mësojnë dhë të rriten bashkë me njerëzit të cilëve po i ndihmojnë dhe të kontribojnë në të mirën e njerëzimit në një nivel personal.

INFJ-TË NË VENDIN E PUNËS

INFJ-të kanë kërkesa mjaft të larta kur është fjala te një ambient i kënaqshëm i punës. INFJ-të jo vetëm që kanë nevojë të shprehin kreativitetin e tyre dhe mendjemprehtësinë, por poashtu duhet të dinë se ajo çka po bëjnë ka kuptim, i ndihmon njerëzit, të dërgon në rritje personale dhe gjatë tërë kohës është në pajtim me vlerat e tyre, parimet dhe besimet.

Shpesh mënyra më e mirë që INFJ-të të arrijnë këtë është të mos kenë të zbatojnë rregullat e të tjerëve- të jenë shef i vetvetes, as më lart as më poshtë se të tjerët, vetëm të bashkëpunojnë në mënyrë direkte me njerëzit dhe idetë që janë të rëndësishme për ta. Me të gjitha këto që u thanë, INFJ-të janë një grup i zgjuar dhe inspirues dhe nën kushtet e duhura, çdo pozicion mund të funksionoj për ta.

INFJ-të si nënpunës
Si nënpunës, për INFJ-të është e zakonshme të acarohen nga rregullat e ashpra, hierarkitë formale dhe detyrat rutinore. Njerëzit me këtë lloj personaliteti e vlerësojnë diplomacionë dhe ndjeshmërinë dhe sa më demokratik e personal të jetë stili i menaxherit të tyre dhe sa më shumë që pavarësia dhe ajo çka ata japin të vlerësohet, aq më të lumtur do të jenë. INFJ-të sillen në bazë të bindjeve të tyre kështu që kur bëjnë diçka duhet të jetë një gjë që ka kuptim – nëse këto veprime kritikohen, edhe vetëm me ankime të justifikuara, sidomos ato të pajustifikuara, gjendja e tyre emocionale shkundet tërësisht.

Vlerat e menaxherit duhet të përshtaten natyrshëm me punonjësit INFJ që të dyja palët të jenë efektivë. Edhe pse zakonisht idealist, INFJ-të kur ndihen se janë ne konflikt e humbasin këtë ndjenjë dhe përfundojnë shumë të hidhëruar. Por, nëse është një bilancë që mund t’a përballojnë, me pak inkurajim të herëpashershëm, INFJ-të do jenë punëtorë, të besueshëm dhe të gatshëm të përballojnë përgjegjësitë e tyre dhe lidhjet profesionale.

INFJ-të si kolegë
Në vendin e punës INFJ-të ka shumë gjasa të bëhen shumë të famshëm sepse shihen si shokë të aftë dhe pozitiv, që dinë të shprehen mirë, që i identifikojnë motivet dhe mënjanojnë konfliktet e tensionin para se të tjerët të vërejnë se diçka nuk është në rregull. INFJ-të e vënë harmoninë dhe bashkëpunimin përpara efikasitetit të pamëshirshëm duke e inkurajuar një atmosferë të mirë pune dhe duke ndihmuar të tjerët. Përderisa kjo zakonisht është pikë e fortë, egziston rreziku që të tjerët do mundohen të përfitojnë nga përkushtimi i INFJ-ve. Si rrjedhojë INFJ-të duhet të bëjnë edhe punët e të tjerëve.

Poashtu duhet mbajtur në mend se në fund të ditës, INFJ-të janë ende Introvertë dhe popullariteti i tyre nuk është gjithëmonë i mirëpritur- atyre u duhet të bëjnë pak pushim dhe të qëndrojnë në vetmi kohë pas kohe, duke ndjekur synimet e tyre në mënyrën e vet. Një version jo i shëndoshë i kësaj prirjeje mund të paraqitet nesë INFJ-të vënë re se vlerat e tyre po vihen në kompromis nga një koleg më pak etik.

 

INFJ-të si menaxherë
Si menaxherë, INFJ-të janë shpesh ngurrues në ushtrimin e autoritetit, duke preferuar që t’i shohin nënpunësit e tyre si të barabartë, të kordinojnë dhe mbikqyrin njerëzit, duke lënë sistemet teknike dhe faktike në duar më të afta dhe duke punuar shumë që të inspirojnë dhe të motivojnë, e jo ti vënë të tjerët nën presionin e autoritetit të tyre. Kjo nuk do të thotë që INFJ-të kanë standarte të ulëta- larg prej asaj- sepse mendimi i tyre për barazi nënkupton që ata presin nga nënpunësit e tyre të jenë aq të aftë, të motivuar dhe të besueshëm sa janë edhe ata vetë.

Edhe pse të ndjeshëm, të kuptueshëm, të drejtë e me parime, të aftë të vlerësojnë stilet individuale dhe të bëjnë gjykime të sakta për motivet e të tjerëve, nëse veprimet ose qëndrimi i nënpunësve të tyre shkel etikën ose vlerat e INFJ-ve, ata do gjejnë pak rehati në këto cilësi. INFJ-të nuk kanë tolerancë për këto lloj gabimesh. Ata do punojnë pa lodhje të sigurohen që nënpunësit e tyre të jenë të vlerësuar dhe të lumtur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu