Nryshe njihet edhe si i SHKATHËTI

Doja ta jetoja jetën, një jetë tjetër. Nuk doja të shkoj çdo ditë në të njëjtin vend dhe të shoh të njëjtët njerëz e të bëj të njëjtën punë. Une doja sfida interesante. Harrison Ford

ISTP-ve u pëlqen të eksplorojnë me duart dhe sytë e tyre, duke prekur botën rreth tyre me racionalizëm dhe kuriozitet shpirtëror. Njerëzit me këtë personalitet janë kreatorë të natyrshëm, duke kaluar prej një projekti në tjetrin, duke ndërtuar atë që u nevojitet, ato të panevojshmet vetëm për qejf dhe mësojnë nga ambienti gjatë rrugës. Shpesh mekanikë dhe inxhinierë, ISTP-të nuk kanë kënaqësi më të madhe sesa të ndotin duart duke rregulluar gjëra, t’i bëjnë ato pak më mirë sesa ishin. ISTP-të eksplorojnë ide përmes krijimit, problemeve, provave, gabimeve dhe eksperiencës. Atyre u pëlqen kur dikush tregon interesim për projektet e tyre dhe ndonjëherë nuk u pengon tu zënë hapësirën. Sigurisht, kjo me kusht që këta njerëz të mos përzihen me parimet dhe lirinë e tyre dhe të jenë të gatshëm tua kthejnë nderin.

ISTP-ve u pëlqen të ndihmojnë të tjerët dhe të ndajnë eksperiencën e tyre sidomos me njerëzit që duan dhe është keq që janë kaq të rrallë, përbëjnë vetëm pesë përqind të popullsisë. Gratë ISTP janë veçanërisht të rralla dhe ato nuk mund të përshtaten me rolet gjinore të caktuara nga shoqëria- kjo vërehet prej një moshe të vogël.

 

Guxo të jesh ndryshe

Përderisa prirjet e tyre mekanike mund t’i bëjnë të paraqiten të thjeshtë, ISTP-të janë në fakt mjaft enigmatikë. Të shoqërueshëm por privat, të qetë dhe papritur spontanë, jashtëzakonisht kuriozë por të paaftë për tu përqendruar në studime formale, ISTP-të janë të vështirë për t’i parashikuar, madje edhe për shokët e tyre. ISTP-të mund të duken shumë besnikë e të qëndrueshëm për një kohë, por ata dinë të kenë energji impulsive që shpërthen pa paralajmërim duke bërë që interesat e tyre të marrin drejtime të reja.  Mirëpo më shumë sesa një vizion udhëtimi, ISTP-të thjesht eksplorojnë realizueshmërinë e interesave të reja kur këto ndryshime të mëdha ndodhin. Vendimet e ISTP-ve burojnë nga një realizëm praktik dhe në zemrën e tyre është një ndjenjë e fortë e drejtësisë direkte që ndihmon në sqarimin e shumë cilësive të tyre të mistershme. Sidoqoftë në vend se të jenë shumë të kujdesshëm, duke pasur kujdes që të mos lëndojnë askënd në mënyrë që të mos lëndohen as ata, ISTP-të shkojnë larg, duke pranuar shpagimin, të mirë apo të keq, si lojë të drejtë. Problemi më i madh me të cilin mund të ballafaqohen është se ata veprojnë shumë shpejt, duke marr për të mirëqenë natyrën e tyre të butë dhe duke supozuar se edhe të tjerët janë të njejtë. Ata do jenë të parët të tregojnë një shaka të pakripë, të përfshihen shumë në projektin e dikujt tjetër dhe të bëjnë ndryshime të papritura sepse u ka ardhur ndonjë ide më interesante.

Nuk ka asgjë më të mërzitshme sesa të gjithë të pajtohen me ty

ISTP-të do mësojnë se personalitetet tjera kanë qasje më të prerë në lidhje me rregullat dhe sjelljen e pranueshme- ata nuk duan të dëgjojnë një shaka të pakripë dhe sigurisht nuk do e tregojnë një vetë dhe nuk duan të bëjnë lojëra. Nëse i thyen kufijtë në një situatë ndjeshme do bëhet edhe më keq. ISTP-të e kanë veçanërisht të vështirë të parashikojnë emocionet dhe është shumë vështirë të njohësh emocionet dhe motivet e tyre. Sidoqoftë, prirja e tyre për të eksploruar lidhjet e tyre përmes veprimeve në vend të empatisë mund të çoj në disa situata shumë acarruese. Njerëzit me këtë personalitet kanë vështirësi me kufijtë dhe udhëzuesit, duke preferuar lirinë e lëvizjes dhe ngjyrosjes jashtë vijave nëse është nevoja. Nëse gjejnë një ambient ku mund të punojnë me shokë të mirë të cilët do kuptojnë stilin e tyre dhe paparashikueshmërinë të kombinuar me kreativitet, sens humori dhe aftësi praktike, do i bëj ISTP-të të lumtur për shumë vite.

Pikat e forta dhe të dobëta 

Pikat e forta

Optimist dhe energjik– ISTP-të janë zakonisht të përfshirë në projekte. Gazmorë dhe të mirë, njerëzit me këtë personalitet rrallë stresohen dhe i marrin gjërat shtruar.

Kreativ dhe Praktik– ISTP-të kanë imagjinatë të pasur për gjërat praktike, mekanike dhe veprat artizanale. Idetë e reja vinë lehtë dhe atyre u pëlqen të përdorin duart që ti realizojnë këto ide.

Spontan dhe Racional– Duke kombinuar spontanitetin me logjikë, ISTP-të mund ta ndërrojnë pa problem mënyrën e të menduarit që të përshtaten me situata të reja, kjo i bën persona elastikë dhe të shkathët.

Dinë të vendosin prioritete– Ky fleksibilitet vjen me pak paparashikueshmëri, por ISTP-të janë në gjendje ta ruajnë spontanitetin e tyre për një ditë me shi, duke liruar energjinë për kohën kur nevojitet më së shumti.

Të shkëlqyeshëm në kriza– Me gjithë këtë kreativitet dhe spontanitet, nuk është çudi që ISTP-të janë të natyrshëm në situata krize. Njerëzit me këtë personalitet zakonisht kanë dëshirë për pak rrezik dhe nuk kanë frikë të ndotin duart kur situatë thërret.

Të qetë– Me gjithë këto probleme ISTP-të janë në gjendje të qëndrojnë të qetë. Ata e jetojnë momentin dhe i pranojnë gjërat ashtu si janë, duke refuzuar që të shqetësohen shumë për të ardhmen.

Dobësitë

Kokëfortë – Aq lehtë sa i marrin gjërat shtruar, ata edhe mund ta injorojnë plotësisht këtë dhe të kalojnë në drejtim tjetër me pak ndjeshmëri. Nëse dikush provon tua ndryshoj zakonet, mënyrën e jetesës ose ideve përmes kritikave ata do irritohen shumë.

Të pandjeshëm– ISTP-të përdorin logjikën andaj kur provojnë që t’i takojnë të tjerët me empati dhe ndjeshmëri emocionale, rrallë del mirë.

Privatë dhe të rezervuar– Personalitetet ISTP janë jashtëzakonisht të vështirë për t’i njohur. Ata janë introvertë të vërtetë, duke i mbajtur çështjet personale në vete dhe shpesh preferojnë heshtjen më shumë se bisedat.

Lehtë mërziten– ISTP-të pëlqejnë risitë gjë që i bënë ata ndërtues të shkëlqyeshëm, por më pak të besueshëm për tu përqendruar në gjërat afatgjata. Kur diçka është e ditur ISTP-të thjesht kalojnë në diçka të re dhe më interesante.

Nuk u pëlqejnë angazhimet– Angazhimet afatgjata janë veçanërisht të vështira për ISTP-të. Ata parapëlqejnë t’i marrin gjërat ditë-pas-dite dhe ndjenja e të qenët të bllokuar për një kohë të gjatë është shtypëse. Kjo mund të jetë veçanërisht sfiduese në lidhjet e tyre romantike.

Sjellje të rrezikshme– Kjo kokëfortësi, vështirësia me emocionet e të tjerëve, përqëndrimi në çastin e tanishëm dhe mërzia e shpejtë mund të çoj në thyerjen e kufijve, vetëm për qejf. ISTP-të njihen si persona që rrisin konfliktin dhe rrezikun vetëm për të parë deri ku do shkoj, diçka që mund të ketë pasoja të tmerrshme për të gjithë nëse humbasin kontrollin.

LIDHJET E ISTP-ve

Lidhjet me ISTP-të janë diçka gati e pamundur. Të dalësh me ta është një gjë komplekse edhe interesante, që përfshin ftohtësi dhe shkëputje kalimtare, pasion, spontanitet dhe kënaqësi momentale. Për sa kohë që ata kanë hapësirë të jenë vetvetja, do kënaqen me siguritë që u jep një partner gjatë tërë jetës.

Në fillim të lidhjes, njerëzit me personalitetin ISTP mund të jenë paksa të krisur- ata jetojnë në të tashmen gjithmonë duke kërkuar aktivitete dhe eskperienca të reja. Nëse një partner potencial nuk i plotëson këto kushte ISTP-të nuk e kanë problem të largohen. Ata poashtu kanë nevojë për hapësirë personale, mentale dhe fizike dhe çdo përpjekje për ti mbajtur nën kontroll vetëm shpejton largimin e tyre. Në anën tjetër, ISTP-të nuk kanë problem të ndryshojnë zakonet e partnerëve të tyre, më së shumti që partnerët e tyre të lirohen pak, të pushojnë e të bëjnë qejf. Ata nuk janë tradicionalë në lidhje dhe shpesh e përfshijnë seksin në aktivitetet e tyre qysh herët. Si persona sensualë që janë përdorin të gjitha shqisat duke parë intimitetin si art, si një performancë dhe kënaqësi.

Me zhvillimin e lidhjes së tyre, partnerët e ISTP-ve e kuptojnë se intimiteti është gjëja më e afërt me shprehjen emocionale që ata do marrin. Nuk është se ISTP-të nuk kanë ndjenja- në fakt kanë ndjenja të forta dhe të thella- vetëm se ata i fshehin dhe i mbrojnë sepse nuk dinë se çfarë të bëjnë me to apo si ti shprehin. Nëse diçka kuptohet nga dy persona ata nuk kanë nevojë ta thonë me fjalë.

Kjo vlen poashtu edhe për lidhjet e ISTP-ve. Çdo përpjekje që të shtyjnë angazhimet, madje edhe lidhjet në diskutim të hapur, sidomos në faza të hershme, shkakton panik te ISTP-të. Asgjë nuk është më tmerruese për ta se ta dinë se nuk ka rrugëdalje. Çdo ditë është një ditë e re dhe ata rishqyrtojnë obligimet e tyre nga momenti në moment.

Që ISTP-të të jenë partnerë të jetës, duhet të ketë zhvillim të natyrshëm të këtyre vendimeve ditore, në kohën e tyre.

Asnjë nga këto nuk duhet të merren personalisht nga partnerët e ISTP-ve- thjesht kështu u funksionon mendja. ISTP-të jetojnë në të tashmen, në një botë me aktivitete fizike që aktivizon shqisat dhe ata duhet të dinë se e kanë lirinë të jenë pasionant për diçka një ditë, dhe indiferent ndaj saj ditën tjetër, pa u kritikuar se kur do përfundojnë atë ose pse kanë ndryshuar mendjen kaq papritur.

Partnerët më të mirë për ta zakonisht kanë tiparin Shqisor (S), interesimin se çfarë po bëhet me botën tani, me një ose dy tipare të kundërta që i ndihmon ata të eksplorojnë një botë që përfshin njerëzit e tjerë dhe pritshmëritë e tyre.

MIQËSITË

Kur jemi te miqësitë ISTP-të janë të lehtë për t’i njohur, të vështirë për tu afruar. Për shkak se kanë shumë hobi interesante ISTP-të nuk e kanë të vështirë të gjejnë njerëz me të cilët të bëjnë aktivitetet e tyre. Sfida e vërtetë është të bëhesh shokë me ta, kjo bën që ata të mbesin më shumë fytyra të njohura që mund t’i thërrasin, por vetëm disa njerëz që vërtetë i kuptojnë.

Ndoshta… Por jo Sot

Kjo vjen për shkak se ISTP-të nuk duan të ndjehen të lidhur me ndonjë person ose aktivitet. Ata jetojnë në të tashmen, duke u kënaqur me çkado që u sjell jeta dhe nuk ndjejnë obligim të ndryshojnë planet për shkak të dikujt tjerët. Nëse shokët e tyre nuk duan të bëjnë çfarë ata po bëjnë, ata janë të lirë të vazhdojnë të bëjnë atë dhe do dalin me shokët e tyre ndonjëherë tjetër. Ndonjëherë ndryshimet në qëndrim mund t’i befasojnë shokët e tyre, mirëpo motoja e ISTP-vë është “çdo gjë mund të ndryshoj”. T’i detyrosh ata të angazhohen në aktivitete të planifikuara është mënyra më e shpejt drejt fundit të këtyre shoqërive. Sidoqoftë nëse gjërat janë të qeta, shoqëritë me ISTP-të janë të pasura dhe shpërblyese. Njerëzit me këtë personalitet janë të talentuar në përdorimin e shqisave dhe shpesh kanë dëshirë për pak konkurencë. Kjo i bën hobitë e tyre, sidomos veprimtaritë fizike si peshkimi, veçanërisht të kënaqshme me një grup të vogël njerëzish dhe këto janë baza e shoqërive. Interesat e ISTP-vë janë mjaft të shumëllojshme kështu që nuk e kanë problem të gjejnë gjëra emocionuese për të bërë. ISTP-të janë poashtu njerëz racionalë dhe të matur. Pasi që janë persona kreativë vetë, atyre u pëlqen të diskutojnë ide të reja- por në fund, qëllimi i këtij diskutimi duhet të jetë realizimi i tyre. Të ëndërrosh është mirë, por të flasësh jo dhe aq dhe diskutimet me tema abstrakte mund t’i mbajnë të përqendruar vetëm për një kohë të shkurtër. Kjo i bën shoqëritë me tipat Intuitiv (N), që kanë një qasje shumë më pak fizike ndaj jetës, sfiduese për tu mbajtur. Pasi më shumë preferojnë eksperiencat ata do ndihen më rehat me personalitetet tjera që kanë tiparin Shqisor (S). Për aq gjatë sa kanë një hobi të njëjtë, ndryshimet filozofike dhe mënyrat e ndryshme si e shohin botën nuk do kenë aq rëndësi- është ajo çka njërëzit bëjnë që u intereson ISTP-ve.

Asnjëherë nuk planifikoj të jem i çuditshtëm, por prapë…

ISTP-të janë jashtëzakonisht të famshëm. Mendja e tyre e hapur, hobitë interesante dhe qëndrimi i qetë janë atraktiv për shumë personalitete. Kanë shumë të njohur, por vetëm disa shokë të afërt.

ISTP-të prindër

Kur jemi te të qënit prindërit ISTP-të u japin fëmijëve të tyre më shumë liri dhe mundësi për të bërë çka të duan, sigurisht brenda limiteve, sesa personalitetet e tjera. Është një botë e madhe jashtë që duhet eksploruar dhe provuar. Asgjë nuk është më hutuese për ISTP-të prindër sesa fëmijët e tyre të qëndrojnë brenda e të shikojnë televizor gjithë ditën. Të qetë dhe mendjehapur, ISTP-të presin që fëmijët e tyre ta shfrytëzojnë këtë liri mençur, të eksplorojnë dhe provojnë gjëra të reja. Në fazat e hershme, ky qëndrim është jashtëzakonisht i dobishëm për fëmijët e tyre. Në këtë moshë, çdo gjë e vogël është një mrekulli që eksplorohet me çdo ndjenjë. Blloqet nuk kanë vetëm ngjyra dhe forma të caktuara por dhe aroma e shije, dhe ky eksplorim me anë të shqisave është i duhuri për ISTP-të. Kur fëmijët e tyre i mësojnë këto aftësi, ISTP-të janë të lumtur tu qëndrojnë afër. Kur fëmijët e tyre rriten dhe zhvillojnë aftësi më komplekse, ISTP-të kënaqen duke u mësuar sesi të përdorin vegla të vërteta për të ndërtuar gjëra të vërteta.

Nëse fëmijët e tyre të rritur kanë cilësi të njëjta të spontanitetit dhe pasionit për aktivitete fizike, ata janë të lumtur t’i shoqërojnë në çdo aktivitet, qoftë në sport apo ekskurzione. Sidoqoftë ata nuk i detyrojnë fëmijët e tyre ti bëjnë këto. Nuk e ndjejnë nevojën që t’i imponojnë parimet dhe interesat e tyre te fëmijët, në vend të kësaj janë të lumtur me çkado që fëmijët e tyre bëjnë. Mirëpo për tu siguruar që fëmijët e tyre janë aq të përgjegjshëm sa të mos bëjnë gjëra të pakujdesshme gjatë adoleshencës, i lihet partnerit që është më i kujdesshëm. Fusha në të cilën ISTP-të e kanë më së shumti problem, si në lidhjet e tyre, është ajo emocionale. Kontrolli emocional është diçka që fëmijët e mësojnë përgjatë viteve dhe ISTP-të joemocional nuk dinë çfarë të bëjnë gjatë kësaj kohe. Ndoshta duhet të mbështeten te një partner më i ndjeshëm. Përndryshe, duhet një përpjekje e madhe në anën e tyre që të sigurojnë mbështetjen emocionale për të cilën fëmijët kanë nevojë.

KARRIERA

Personaliteti ISTP është personaliteti më i vështirë për tu definuar në shumë aspekte të jetës, sidomos në karrierë. Ata shkëlqejnë në shumëllojshmëri dhe paparashikueshmëri dhe pyesin vetën “çka tutje?” çdo mëngjes. Kjo i bën ISTP-të një prej personaliteteve më misterioze, por poashtu një prej më të gjithanshmëve në botën profesionale.

ISTP-të kanë lindur për të zgjidhur probleme me një përqendrim të palëkundshëm në zgjidhje praktike (edhe pse ndoshta jo gjithmonë zgjidhje për problemet praktike). Asnjë personalitet tjetër nuk është më i magjepsur pas mënyrës sesi gjërat punojnë, si të përdoren veglat dhe si mund ti përdorim faktet për të krijuar rezultate të menjëhershme e të kënaqshme. Ky kombinim i kuriozitetit dhe energjisë praktike i bën ISTP-të mekanikë, inxhinierë, dizajnerë grafikë dhe shkencëtarë të forenzikës të shkëlqyeshëm.

Teoria abstrakte dhe puna akademike që nuk do zbatohet në praktikë nuk u intereson ISTP-ve.

“Praktike” është fjala kryesore. Por nuk është praktika e administrimit rutinor që ISTP-të duan- ata kanë nevojë për shumëllojshmëri dhe veprim, ndoshta edhe pak adrenalinë në punën e tyre. Ambientet e strukturuara do i mërzisin dhe lodhin. Punët që përqendrohen në situata emergjente si zjarrfikësit, detektivët, pilotët dhe oficerët e policisë duket se janë bërë për ta. Sidoqoftë ndoshta më e rëndësishmja për ISTP-të është të dinë se nuk kanë ngecur. Liria për të bredhur, të planifikojnë oraret, përgjegjësitë dhe ambientet e tyre- pothuajse çdo gjë tjetër zbehet ndaj nevojës për të shmangur ambientet e pandryshueshme dhe kolegët e mërzitshëm. Përderisa kjo mund të jetë një pengesë e madhe në ambientet tradicionale, është gjëja më joshëse në sipërmarrje.

 

Bëj ç’të do zemra

Gati çdo aftësi kreative dhe e dobishme ose interesim mund të ofrohen sipas termave të tyre ose të pronarit të biznesit, qoftë bloger, analist sistemesh, atletë ose vozitës. ISTP-të duhet të mboshtin aftësitë e tyre të dobëta planifikuese dhe preferencat për rezultate të menjëhershme në mënyrë që kjo të funksionoj, por jetesa mund të sigurohet duke shitur punimet e tyre në kohën e lirë. Është poashtu e mundur të gjejnë punë më tradicionale për t’i plotësuar këto nevoja, dhe rojtar pylli është një linjë pune e kërkuar për shumë ISTP. ISTP-të kanë një aftësi të natyrshme për zgjidhjen e problemeve, një natyrë me vetëbesim dhe të qetë e të përqendruar nga rezultati. Njerëzit me këtë personalitet e kuptojnë se rreziku është i barabartë me çmimin dhe për aq kohë sa mund ta përdorin këtë njohuri me pjekuri, në vend se t’i trazojnë gjërat sa herë janë të mërzitur, ata janë njerëzit e duhur në çfarëdo ambienti ose profesioni dinamik.

ISTP-TË NË VENDIN E PUNËS

Kur jemi te vendi i punës, kërkesa kryesore e ISTP-ve është një ndjenjë paparashikueshmërie dhe ngazëllimi. Kjo cilësi mund ti bëj lidhjet e tyre mjaft sfiduese, madje edhe mes miqve të afërt dhe familjes- për ata që i njohin vetëm në një ambient profesional është acarruese.

Sigurisht, duhet ditur se çfarë i motivon ata. Me pak hapësirë dhe një problem për ta zgjidhur, ISTP-të mund të jenë disa nga njerëzit më produktivë. Si me të gjithë, t’i detyrosh ISTP-të të bëjnë diçka që nuk u përshtatet thjesht nuk funksionon. Mirëpo njohja e perspektivës së tyre unike dhe talentit mund të çoj në rezultate të mahnitshme.

 

ISTP-të si nënpunës

Si nënpunës, çka ISTP-të duan më së shumti është një dhomë e vogël pune. Të qetë dhe tolerantë, njerëzit me personalitetin ISTP janë të lumtur të qëndrojnë me besnikëri çuditëse, për aq kohë sa punonjësit dhe menaxherët nuk i detyrojnë të angazhohen në diçka që nuk mund të ndryshoj të nesërmen. Rregullat strikte, udhëzimet dhe kontratat formale do i mërzisin. Poashtu nëse metodat e zakonet e tyre kritikohen ose i detyrojnë të ndryshojnë ata dinë të jenë kokëfortë. Diçka që do u ndreq disponimin është një listë me gjëra që duhet të rregullohen. ISTP-të kanë një talent që ta ruajnë energjinë pikërisht për këto raste dhe mund t’i kryejnë këto detyra me entuziazëm. Mirëpo detyrat e tyre duhet të jenë praktike, nëse një detyrë fillon me “Gjej një strategjitë për…”, është më mirë të gjejmë një personalitet Analist.

 

ISTP-të si kolegë

ISTP-të shpesh pëlqehen më shumë nga kolegët sesa që e prisnin. Të heshtur e të rezervuar, njerëzit me këtë personalitet zakonisht kanë nevojë për hapësirë por në të njëjtën kohë u pëlqen të shohin punën e të tjerëve se mos po ndodh diçka interesante. Jo natyrshëm emocional apo empatik, ISTP-të kanë një mënyrë komunikimi të vrazhdë që mund të çoj në keqkuptime apo të lëndojnë ndjenjat e të tjerëve. Sidoqoftë, ISTP-të e kombinojnë këtë racionalizëm dhe rezervë me një ndjenjë spontaniteti që krijon drejtësi që mirëpritet nga të gjithë. Ata kanë sens të mirë humori dhe jo vetëm që i rezistojnë konflikteve në punë, por janë të mrekullueshëm në parandalimin e tyre me një shaka të mirë.

 

ISTP-të si menaxherë

ISTP-të menaxherë i trajtojnë nënpunësit ashtu si duan të trajtohen vetë: me pak fjalë dhe u ofrojnë liri. Ata nuk ia thonë për biseda ose shprehje emocionale dhe personalitetet më të ndjeshme mund t’i shohin si të ftohtë e të largët- lëvdatat thjesht nuk janë në natyrën e tyre. Në fakt, nuk ka pothuajse reagime fare nga menaxherët ISTP, as të mira e as të këqija. Por kur shfaqen problemet ata dëgjojnë dhe gjejnë zgjidhje të drejta e praktike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu