Miqtë e rremë dhe njerëzit e rremë në përgjithësi vetëm duan të marrin, pa dhënë asgjë. Ju mund të përfundoni duke u ndjerë të shteruar nga energjia, pasi keni kaluar kohë me ta. Ja 6 gjëra që janë shenja të qarta që keni të bëni me një mik të rremë.

 

  1. Një oportunist

Ky person do t’ju premtojë se do të kalojë kohë, madje do të planifikojë detajet dhe kur të vijë koha, mund të mos vijë ose të mos shfaqet kurrë. Kjo do të thotë se nuk e vlerëson kohën tuaj dhe shoqërinë tuaj, sepse ata kanë zgjedhur një mundësi tjetër, që mendojnë se është më mirë për ta.

 

  1. Vetëm flet për veten e tij / saj

Njerëzit e rremë janë narcisistë, dhe çdo gjë që thonë, ka të bëjë me ta. Edhe nëse jeni duke folur për diçka që ju krenoheni, ata do të gjejnë një mënyrë për ta kthyer bisedën, për veten e tyre.

 

3.Vazhdimisht varet tek ju për mbështetje emocionale

Kur ju jeni i vetmi person që mund të telefonojë, ju telefonon, sepse e di që nuk do t’i refuzoni. Ata janë të vetëdijshëm se ju do t’i lejoni që të humbasin kohën tuaj për ta, sepse as nuk u bëhet vonë. Qëllimi i tyre i vetëm është t’ju përdorë, në mënyrë që të mund të ndihen mirë për veten e tyre.

 

  1. Bëjnë thashetheme

Kanë diçka të keqe për të thënë, për pothuaj këdo, edhe nëse nuk është e vërtetë. Thashethemet nuk janë kurrë të mira, dhe flasin më shumë për atë që i bën, se sa për atë për të cilin flitet.

 

  1. Ju vë në lojë dhe ju komplimenton njëkohësisht

Zakonisht bëjnë shaka kur ju komplimentojnë, se duan që t’ju vënë në lojë para të tjerëve. Ata ju duan në jetën e tyre, por gjithësesi mendojnë keq për ju. Kjo është një teknikë manipuluese, të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje.

  1. Ju bëjnë të zgjidhni ata, në vend të miqve të tjerë

Përderisa janë narcisistë, do përpiqen t’ju bëjnë që të jeni në dispozicion të tyre gjatë gjithë kohës. Kjo mund t’ju kushtojë humbjen e miqve të vërtetë, kështu që mos bini në kurth.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu